04 Janar
Deponia e vetme legale “Drislla” është ndotësi i vetëm i zbuluar nga ana e Inspektoratit shtetëror për ambient jetësorë në tre vitet e fundit. Në këtë periudhë vetëm kjo deponi është dënuar edhe atë para rreth njëzet ditëve. Atëherë, inspektorët zbuluan se furra ku digjen mbeturinat mjekësore lëshon monoksid karboni, sulfur dioksid dhe pluhur mbi nivelin e lejuar. Në vend të dënimit maksimal, deponia “Drislla” u gjobit me dënim në të holla trefish më të vogël.
Gjoba është deri 25 mijë euro, marrëveshja është që ata të paguajnë 8500 euro, por edhe të vendosin filtra. Për këtë dënimi është ulur, për këtë quhet marrëveshje e kontraktuar. Ata obligohen ta bëjnë këtë, kanë nënshkruar se do ta bëjnë dhe presim ta realizojnë pjesën e tyre. Nëse jo, atëherë sipas Ligjit, do të reagojë inspektorati- tha Miroslav Bogdanovski- drejtor i Inspektoratit Shtetëror i Ambientit Jetësor.
Afati prej 90 ditëve për vendosjen e filtrave skadon në fillim të muajit mars. Deri atëherë, furra kontestuese patjetër të punoj me intensitet më të ulët.
Ajo mund të djegë vetëm tetë orë në ditë, jo në tre turne siç ishte më parë, kur edhe kushtet e motit e lejonin këtë. S’kemi variant tjetër për këto mbeturina mjekësore dhe mund të krijohen probleme edhe më të mëdha lidhur me deponimin e tyre. Do të thotë, të gjitha mbeturinat mjekësore e Maqedonisë dërgohet në “Drisla- shtoi ai.
Ky Inspektorat në tre muajt e fundit të vitit 2017, krahas kontrolleve të rregullta, ka realizuar edhe 15 inspektime të jashtëzakonshme në Shkup dhe Tetovë, por përveç “Drislës” nuk ka zbuluar asnjë ndotës tjetër. Buxheti i këtij institucioni për vitin 2018 fillimisht ishte më i shkurtër se viti 2017, por Qeveria më pas vendosi ta rris të njëjtin për 10 milionë denarë, me çka do të arrijë shifrën prej 400 mijë euro. Ndryshe, ky Inspektorat ka 15 inspektorë, prej të cilëve vetëm tre në Shkup. Bogdanovski për këtë vit paralajmëroi angazhimin e gjashtë deri në shtatë inspektorë të ri.
Mirko Trajanovski

