04 Janar
Paralajmërimet për bisedime më intensive në fillim të vitit nga pala greke i konfirmon zëvendës- kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani. Ai nuk e demantoi lajmin për vizitën e tij eventuale në Athinë të hënën, por shtoi se në mënyrë plotësuese do të njoftojë se kur mund të caktohet takimi.
Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Greqinë, me ministrin Kozias, kryeministri mban kontakte me kryeministrin Cipras, ky komunikim do të vazhdojë edhe më tej, do të ketë takime të rregullta në periudhën e ardhshme, nuk ka mënyrë tjetër për zgjidhjen e problemit nëse nuk vendosen ura komunikimi nga të gjitha ata që mund të kontribuojnë, pa përmirësimin e masave të besimi e të arrijmë deri në pozitën për tejkalimin e problemeve. Në kushte të animozitetit, provokimeve të ndërsjella, s’mund të presim zgjidhje të problemeve- deklaroi Bujar Osmani- zv- kryeministër për Çështje Evropiane
Lidhur me çështjen e referendumit për emrin, Osmani u shpreh se kjo është temë e komplikuar dhe emocionuese, por asnjë zgjidhje nuk do të jetë në dëm të interesave të shtetit.
Fillimisht të ulemi e të gjejmë zgjidhje, më pas do të flasim se si do ta verifikojmë këtë. Askush nuk ik nga verifikimi i çfarëdo zgjidhjes. Asnjë zgjidhje nuk do të fshihet, nuk do të jetë jo- transparente, nuk do të jetë në dëm të interesit të qytetarëve- shtoi ai.
Gjatë takimit joformal të Osmanit me ambasadorin bullgar në Maqedoni, Ivan Velikov Petkov, u theksua se gjatë kryesimit të Bullgarisë me Bashkimin Evropian, të cilin Sofja e mori më 1 janar, do të jetë mundësi e mirë për perspektivat evropiane të Maqedonisë. Petkov tha se kryesimi i Bullgarisë me Këshillin e Evropës zyrtarisht do të nis nga mesi i janarit në Sofje.
Unë personalisht do t’i prezantojë prioritetet e kryesisë bullgare në Kuvend- tha Ivan Velikov Petkov- ambasador i R. së Bullgarisë në Maqedoni.
Do të jetë e nevojshme që t’u jepen argumente Bullgarisë dhe Komisionit Evropian se Maqedonia e meriton rekomandimin. Megjithatë, zëvendës/ kryeministri Osmani shprehet se sfida më e madhe mbeten obligimet e brendshme në planin “3-6-9”, për çka ndihmë kërkoi edhe nga opozita, por edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, duke konsideruar se ky është vit historik për Maqedoninë dhe kjo çështje, siç tha, është jetë ose vdekje.
Alsat M

