Deklaratat pas festave të kryeministrave Zaev dhe Cipras për dallimet rreth emrit, plot optimizëm por dhe kujdes shtrojnë pyetjen: mos vallë bëhet fjalë vetëm për dëshira deklarative në frymën e festave, apo të dyja palët kanë qëllime të sinqerta që në vitin 2018 seriozisht të merren me këtë çështje? Mediat greke me të madhe shkruajnë për telefonatën e dy kryeministrave për çka erdhi edhe konfirmim zyrtar nga kabineti i kryeministrit Cipras. Sipas ish ambasadorit të Maqedonisë në Bruksel, Nano Ruzhin, vizita e Zaevit në Selanik tregon se optimizmi nuk është i rrejshëm. Janë premtuar ndryshime fillestare për toponime të ndryshme,…
Author: almakos
Mot i pazakontë në Janar. Dielli dhe moti I kthjellët me temperatura mesatarisht të larta për këtë periudhë të viti bënë që në rrugët e qytetit të ketë lëvizje të mëdha të njerëzve. Kush për të shëtitur e kush për të kryer obligimet e përditshme. Mot me temperatura të tilla do të kemi edhe në ditët në vijim sidomos në gjatë ditëve të fundjavës. Sot gjithkund është mot me diell, përveç pjesës veri-lindore, veçanërisht në Kriva Pallankë, atje ka rritje të lagështisë. Përndryshe frynë edhe erë e fortë e veriut përgjatë Vardarit që ndjehet edhe në luginën e Shkupit, sidomos…
03 Janar Nisma e Këshillit për verifikimin e fakteve me të cilën i propozohet Këshillit Gjyqësor ngritjen e procedurës disiplinore për shkarkim, për shkak të sjelljes joetike dhe joprofesionale për 8 gjykatës është e pritshme. Bëhet fjalë për gjykatësit të cilët mundësuan arratisjen e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në rastin “Fortesa Target”, thonë një pjesë e ekspertëve. Këshilli Gjyqësor duhet të vendosë brenda 45 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Për këtë lëndë pritej se do të dorëzohej lëndë sipas shkallës së kundërligjshmërisë dhe pesha e shkeljes së bërë dhe pasojat e shkaktuara nga veprimi i tillë në gjykatën e…
03 Janar Ministria e Brendshme ka iniciuar padi penale ndaj një 18 vjeçari nga Shkupit, nën dyshimet se gjatë vitit 2017 ka kryer 8 vepra penale. I dyshuari, sipas policisë ka kryer vepra penale kryesisht “vjedhje të rënda” nëpër objekte shkollore, shtëpi private dhe ka tentuar të grabisë persona në rrugë. Në një vepër penale, në ndihmë të 18 vjeçarit ka qenë edhe një 19 vjeçar po ashtu nga Shkupi. Ata dyshohen për vjedhje të telefonave celular nëpër shkolla të cilët më pas i kanë shitur në Bit Pazar, kuletave dhe arit. Të pandehurit dyshohet se më pas kanë shitur…
03 Janar Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka adresuar kritika të ashpra ndaj politikave të kryeministrit Zoran Zaev. Sela gjatë qëndrimit të tij në Gostivar ka theksuar se pikërisht Gostivari është qyteti i cili demanton Zaevin i cili premtoi “Një shoqëri për të gjithë” dhe “Jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”. Sela me këtë rast tha se kjo nuk vërehet në Gostivar, përkundrazi, Gostivari vazhdon të diskriminohet nga pushteti aktual dhe ballafaqohet me shumë probleme politike. Në cilësinë e një kryetari edhe në opozitë, erdha të shoh qytetin e Gostivarit dhe simbolikisht përfaqësuesin e rreth 100…
03 Janar “Çështja e emrit doli nga binarët për shkak të marrëzive të politikanëve”, tha kryetari i Selanikut, Janis Butaris në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve APE. “Njerëzit duan të gjejnë identitetin e tyre. Me lëshime nga të dyja anët, por edhe nga opozita, janë të përgatitur për kompromis. Zaev tha se do ta ndryshojë emrin e aeroportit, do ti ndryshojë tabelat në rrugë”, është shprehur Butaris. Ai në intervistë ka theksuar se në darkën e fund-vitit me Zaevin në Selanik kanë rënë dakord të organizohen ngjarje kulturore në të dy qytetet, me vallëzime, muzikë dhe ligjërata të…
VMRO-DPMNE-ja është duke përgatitur propozim-ligjin për amnisti përmes të cilit do të përfshihen personat e dyshuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar. Siç njoftojnë nga partia opozitare, propozimi do të jetë i shkurtë dhe i qartë. VMRO-ja vlerëson se vetëm amnistia do të krijojë kushte për paqe kombëtare në Maqedoni. Por ekspertët një propozim të tillë e quajnë të panevojshëm derisa në vijim janë procedurat hetimore. Sipas Zvonko Davidoviq, fillimisht duhet të vërtetohet vepra dhe pastaj të kërkohet amnistia. Për mendimin tim nuk ka logjik amnistia pa bazë për dikë që ka kryer vepër penale, të paktën…
Për Kryeprokurorin Ljubomir Joveski, prokurorët publik dhe prokuroritë themelore publike janë shtyllat e organizatës prokurore dhe se ata duhet të jenë mbrojtësit e parë të shtetit juridik dhe të respektimit të të drejtave të njeriut. Joveski ka bërë të ditur se do të përqëndrohet në kthimin e namit dhe autoritetit, respektit dhe ligjshmërisë në procedim. Sipas tij, theks i veçantë do t’i kushtohet pavarësisë në procedimet e prokurorëve publik, pasi që detyre t yre është të respektojnë dhe të zbatojnë ligjet, të jepen mendime të drejta, të përmbyllen lëndët në kohë dhe në mënyrë që do ta garantojë ligjshmërinë. ”Prokuroria…
Një i ri nga Shqipëria është arrestuar nga policia shqiptare pasi tentoi të trafikonte një sasi kanabisi drejt vendit tonë përmes kufirit këmbësor. Bexhet Hoxhallari u kap mbi fshatin Guras të Tushemishtit duke transportuar 7.2 kg kanabis të fshehur në thasë. Lënda narkotike ishte e ndarë në tre pako, thotë policia shqiptare, të cilat u sekuestruan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme.
02 Janar Ndërkohë kryeministri Zaev ka konfirmuar gjithashtu se si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi ka optimizëm të shtuar për zgjidhje të çështjes së emrit. Zaev u shpreh i bindur së këtë vit Maqedonia do të marrë ftesën për në NATO. [embedded content]
02 Janar Gjashtëmbëdhjetë tërmete të një pas njëshme kanë goditur mbrëmë rajonin e Dojranit. Tërmeti më i fuqishmi ishte me intensitet prej 5 ballë sipas Rihterit. Dridhjet janë ndjerë mjaftueshëm nga qytetarët e Dojranit të Vjetër dhe Strumicës por edhe në vendet fqinje si Greqia dhe Bullgaria. Gjithashtu, tërmeti është ndjerë edhe në Shkup. Sizmologu Mihajll Garevski thotë që një shkallë e tillë i tërmetit mund t’i ketë shqetësuar qytetarët dhe paralajmëron se dridhjet do të vazhdojnë edhe më tej deri në qetësimin e plotë të pllakave tektonike. Epiqendra ishte në territorin e Greqisë me magnitud prej 5 shkallë sipas…
02 Janar Ndotja enorme e ajrit ka ndezur alarmin tek banorët e Shkupit të cilët kërkojnë urgjentishtë masa afatgjate për zgjidhjen e këtij problemi. Ndërkohë si shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit apostrofojnë numrin e madh të makinave. Nga Qyteti i Shkupit janë në pritje të numrave të saktë nga Institucionet kompetente, dhe më pas do të aktivizojnë masat preventive. Thuajse në të gjitha komunat e Shkupit sërish është ndezur alarmi i ndotjes. Mbrëmë dhe sot, niveli më i lartë i ndotjes u shënua në komunat Qendër, Lisiçe, Karposh dhe Gazi Babë”. Gjithashtu, niveli i lartë i ndotjes u shënua…

