Deklaratat pas festave të kryeministrave Zaev dhe Cipras për dallimet rreth emrit, plot optimizëm por dhe kujdes shtrojnë pyetjen: mos vallë bëhet fjalë vetëm për dëshira deklarative në frymën e festave, apo të dyja palët kanë qëllime të sinqerta që në vitin 2018 seriozisht të merren me këtë çështje? Mediat greke me të madhe shkruajnë për telefonatën e dy kryeministrave për çka erdhi edhe konfirmim zyrtar nga kabineti i kryeministrit Cipras. Sipas ish ambasadorit të Maqedonisë në Bruksel, Nano Ruzhin, vizita e Zaevit në Selanik tregon se optimizmi nuk është i rrejshëm.
Janë premtuar ndryshime fillestare për toponime të ndryshme, emra, aeroporte etj. Greqia gjithashtu nga ana e saj premton se askush nuk do jetë pengesë, madje as partitë më ekstreme për gjetjen e zgjidhjes- ish ambasador në Bruksel Nano Ruzhin.
Profesori Bekim Kadriu vlerëson se ka hapësirë për zgjidhje duke pas parasysh faktin se bëhet fjalë për kontest shumë shtresash, që përveç emrit kap edhe shtrirjen e përdorimit si dhe emërimin e gjuhës dhe nacionalitetit.
Para dy ditëve kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi se është optimist dhe pret hapa konkret nga pala maqedonase, pas çka dje kryeministri Zaev porositi se qeveria është e vendosur në gjysmën e parë të vitit në mënyrë thelbësore të angazhohet për zgjidhjen e problemit. Për datë 18 dhe 19 janar tashmë është caktuar datë takim i negociatorëve me ndërmjetësuesin Metju Nimic.
Mirko Trajanovski

