Author: almakos

06 Janar Në prani të kryeministrit grek dhe kryetarit të partisë, Aleksis Cipras, këshilli politik i SYRIZA-s, dje mbajti një takim në të cilin anëtarët biseduan për ngjarjet e fundit për çështjen e emrit, si dhe për përgatitjet për komitetin qendror të partisë. SYRIZA, përmes kumtesës dërguar mediave, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, e përsërit qëndrimin e partisë në pushtet lidhur me kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë: emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm. “Në këshillin politik, u shpreh mbështetje për aktivitetet e qeverisë dhe u theksua nevoja që të shfrytëzohet mundësia për zgjidhjen e çështjes kombëtare shumëvjeçare…

Lexo më Shumë

05 Janar Qëndrimet e kundërta të palës Greke mes kryeministrit Greqisë Aleksis Cipras I cili është më I butë në qëndrimet sa I përket çështje së emrit dhe Panos Kamenos, nga Partia “Grekët e Pavarur” I cili është edhe pjesë e qeverisë I cili gjatë qëndrimeve të tija vazhdo të mbajë qëndrimin se në zgjidhjen e çështjes së emrit nuk duhet të përdoret referenca Maqedoni , analistët për çështje të jashtme I shohin si një kompromis të brendshëm i palës Greke . Ismet Ramdani vlerëson se politika e Greqisë nuk ka dalë nga vijat e sajë të kuqe, ndërsa Kamenos…

Lexo më Shumë

05 Janar Kryeministri Zaev në një intervistë për televizionin grek Alfa, ka shprehur besimin e zgjidhjes së kontestit të emrit në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Në njoftimin e televizionit grek për intervistën e parë të kryeministrit të Maqedonisë për një media greke, thuhet se Zaev ka theksuar se është në interes të të dyja vendeve të gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit. Zaev sipas njoftimit të televizionit ka folur gjithashtu edhe për dallimet e deritanishme mes dy vendeve lidhur me të kaluarën e personaliteteve nga Maqedonia Antike duke thënë se nuk pajtohet me qëndrimin e kryeministrave…

Lexo më Shumë

05 Janar Disa nga anëtarët e Këshillit Gjyqësorë nuk pajtohen me komentet dhe konstatimet e një ditë më parë të kreut të këtij organi Zoran Karaxhovskit duke i vlerësuar si personale dhe jo në emër të Këshillit. Sipas burimeve të Alsat M, jo zyrtarisht gjysma e anëtarëve të Këshillit të martën do të thërrasin mbledhje urgjente për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj komenteve të Karaxhovskit të adresuara në opinion në emër të kolektivit. Burime brenda Këshillit Gjyqësorë bëjnë të ditur se anëtarët do të ngrenë edhe përgjegjësi ndaj Karaxhoskit për shkak të qëndrimeve të tij dhe shkeljen e parimeve…

Lexo më Shumë

05 Janar VMRO DPMNE është kundër ndryshimit të kushtetutës, nëse qëllimi do të ishte ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë. Lideri i opozitës Hristijan Mickovski në një intervistë për transmetuesin publik tha se partia e tij është jashtë procesit për emrin, sepse nuk është ftuar që të merr pjesë në përcaktimin e pozicionit në raport me kontestin për emrin. Për Mickovskin gjithashtu është e papranueshme çfarëdo zgjidhje pa referendum në të cilin fjalën e fundit do ta kishin qytetarët e Maqedonisë. Kontestin që fqinji jonë jugor e ka me emrin tonë kushtetues, nuk përfshin vetëm ndryshimin e emrit, por ka…

Lexo më Shumë

05 Janar Gjykata Apelit ka adresuar në Prokurorinë e Lartë Publike ankesat e mbrojtjes së të dyshuarve për zhvillimet e përgjakshme më 27 prill në Kuvend. Ditë më parë, mbrojtja e deputetëve dhe ish funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, pas vazhdimit të masës së paraburgimit edhe për 30 ditë, ka ankimuar vendimet e gjykatës së shkallës së parë. Nga 8 ankesat e paraqitura, 4 prej të pandehurve kërkojnë që vendimi për vazhdimin ose jo të masës së paraburgimit të merret në seancë publike në Apel. Jo zyrtarisht, mendimet e organit të Lartë të akuzës, në gjykatën e shkallës së dytë do të…

Lexo më Shumë

05 Janar Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, më 17 dhe 18 janar do ta vizitojë Maqedoninë. Më 18 janar në mesditë ai do të mbajë një fjalim përpara deputetëve në Kuvend. Pritet që sekretari i përgjithshëm i Aleancës të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Zoran Zaev, me liderin e opozitës Hristijan Mickovski, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Vizita e Stoltenberg vjen me intensifikimin e aktiviteteve për zgjidhjen e problemit me kontestimin grek të emrit të Maqedonisë, që është pengesë për integrimin e Maqedonisë në…

Lexo më Shumë

05 Janar Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë do të jetë në rend dite të mbledhjes së 30-të të Kuvendit, të caktuar për më 15 janar. Propozimi nga fundi i muajit të kaluar kaloi në Komisionin për politikë të jashtme. Marrëveshja, siç kumtoi MIA, u nënshkrua më 1 gusht 2017 nga ana e kryeministrave të të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, për shkak të përforcimit të marrëdhënieve të ndërsjellta miqësore, avancimit të fqinjësisë së mirë, zhvillimit të marrëdhënieve të ndërsjellta të gjithanshme, në pajtim…

Lexo më Shumë

05 Janar Lideri i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në intervistën e mbrëmshme për RTVM-në, duke u përqendruar në ngjarjet e fundit në procesin e zgjidhjes së kontestit me Greqinë, deklaroi se ai personalisht dhe partia janë kundër ndryshimit të Kushtetutës që do të thotë ndryshim të emrit kushtetues. Mickovski tha se VMRO-DPMNE-ja për momentin është jashtë procesit për zgjidhjen e çështjes për emrin sepse askush nuk i ka ftuar të jetë jetë pjesë e procesit, e as që ka çfarëdo informacioni çka po ndodh zyrtarisht, e as jozyrtarisht. “Mund vetëm të parashikojmë çka do të bëhet dhe kur do…

Lexo më Shumë

05 Janar Pas katër seancave gjyqësore, prej të cilave dy u anuluan, e ku janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski sot do ta dëgjojnë vendimin e Këshillit të gjykatësve në Selanik, lidhur me kërkesën e Maqedonisë për ekstradimin e tyre. Vendimi veçmë është marrë dhe pasi tani më në fund do të gjendet përkthyes prej gjuhës greke në atë maqedonase, ai duhet t’u kumtohet ish shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Në rast se Këshilli i gjykatësve sot kumton se Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski duhet të ekstradohen në Maqedoni, ata, sipas ligjeve greke,…

Lexo më Shumë