05 Janar
Qëndrimet e kundërta të palës Greke mes kryeministrit Greqisë Aleksis Cipras I cili është më I butë në qëndrimet sa I përket çështje së emrit dhe Panos Kamenos, nga Partia “Grekët e Pavarur” I cili është edhe pjesë e qeverisë I cili gjatë qëndrimeve të tija vazhdo të mbajë qëndrimin se në zgjidhjen e çështjes së emrit nuk duhet të përdoret referenca Maqedoni , analistët për çështje të jashtme I shohin si një kompromis të brendshëm i palës Greke . Ismet Ramdani vlerëson se politika e Greqisë nuk ka dalë nga vijat e sajë të kuqe, ndërsa Kamenos nuk ka fuq politike që të bëjë pengesë në këtë aspekt dhe është duke I zbutur qëndrimet . Goran Lazarov nga qendra për Strategji evropianeve vlerëson se tani për tani Greqia është duhet bërë një konsolidim të brendshëm dhe më pas do të dalin me një qëndrim të përbashkët.
Kamesnos është m rigoroz në këtë aspekt edhe më tutje insiston që emir Maqedoni të mos ekzistoj në atë zgjidhje por ai nuk mund të ketë shumë ndikim dhe deklarimet e fundit tregojnë se edhe ai I zbut qëndrimet e veta dhe nëse vazhdon ky intensitet drejtë zgjidhjes duke u kyç edhe SHBA strukturat e BE-së dhe Natos duke e ndihmuar Nimicin është reale të zgjidhet çështje emrit brenda vitit- deklaroi analisti Ismet Ramadani.
Unë mendoj se pala Greke do të shkojë me një qëndrim ku presin që të marrin nga një qëndrim nga të gjitha forcat politike në vend që të mund të dalin në bisedime me këta por gjithsesi partia me e madhe Siriza do të jetë kryesoja që do e luaj këtë lojë , por do të kërkohet një qëndrim I përbashkët I partive- deklaroi Goran Lazarov nga “Eurothink “.
Nëse ne Greqi do të kemi zgjedhje të parakohshme dhe ndonjë ndryshim të qeverisë atëherë sipas Ramadanit nuk do të kishim ndryshim të politikës greke por vetëm zgjatje të procesit, ndërsa Lazaov vlerëson se në politikën e brendshme të Greqisë nuk do të kemi një situatë të tillë pasi që çështja emrit edhe për Greqinë është me rëndësi.
Ndryshime nuk do të ketë rreth qasjes së çështjes së emrit mund të kemi vonesa pasi që duhet kur është kampanjë liderët e partive duhet të fitojnë në masat e popullatës greke- shtoi Ismet Ramadani
Për momentin nuk është në interes as të atyre dhe as tonin por as edhe të Brukselit e dimë se në qershor kemi samit të Natos në Bruksel , ku pas 10 vitesh Maqedoni në vendosur në vendet për anëtarësim në Nato- theksoi Goran Lazarov.
Gjatë ditës së djeshme qeveria Greke thirri takim të jashtë zakonshëm për çështjen e emrit me Maqedoninë ku pala Greke dolën me qëndrime të vjetra. Mbledhja e qeverisë greke erdhi vetëm pak ditë pas takimit në Athinë dhe pas sinjaleve pozitive të kryeministrit grek Cipras dhe atij të Maqedonisë Zaev.
Senat Zylbehari

