Author: almakos

VMRO-DPMNE nesër në koordinimin brendapartiak do të vendosë nëse do të kthehet në Kuvend ose jo. Për pushtetin, vendi i opozitës është në Parlament. Është e paqartë se si VMRO-DPMNE-ja do të funksionojë, sepse partia është e ndarë tashmë në dhjetë grupe parlamentare dhe një pjesë e deputetëve janë në paraburgim për ngjarjet e 27 prillit. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, për Alsat M thotë se nesër partia do të mbajë një takim koordinues për të vendosur se si do të veprojë më tej. Ai nuk deshi as ta konfirmojë, e as të përgënjeshtrojë zërat se deputetët e partisë së…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Zoran Zaev tha se gjatë negociatave me Greqinë, pala maqedonase nuk ka ndonjë linjë të kuqe duke mos zbuluar se cili propozim do të ishte i pranueshëm për të por ai shprehu bindjen se dy palët kanë kapacitet për ta zgjidhur kontestin shumëvjeçar deri në fund të qershorit, atëherë kur pritet të mbahet samiti i ardhshëm i NATO-s. Në intervistë për median greke Alfa Tv, Zaev theksoi se në vend të historisë duhet të fokusohemi në krijimin e mirëbesimit që do të çojë në zgjidhjen e çështjes kryesore që Greqia ka me emrin tonë kushtetues dhe në të ardhmen…

Lexo më Shumë

08 Janar Anëtarët e Kryesisë Qendrore dhe të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa në Tetovë, në një konference për shtyp në selinë e Tetovës, i kanë dhënë mbështetje vendimit të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa që kryetari i ri i Lëvizjes BESA të jetë Nexhbedin Kahramani. “Dr. Kahramani gëzon mbështetjen e plotë të të gjithë strukturave të Lëvizjes BESA dhe më gjerë, por edhe të tetovarëve e të tjerëve, madje edhe përtej dallimeve politike. Prandaj ne dëshirojmë të falënderojmë Këshillin Qendror që në çastet e organizimit të brendshëm në Lëvizjen BESA, zgjodhi Dr. Kahremanin për këtë detyrë, sepse ai është…

Lexo më Shumë

Rreth orës 9:30 te mëngjesit te sotëm një grup personash ne mesin e te cilëve ka qene edhe Bilall Kasami, kane hyrë me dhune ne selinë e Lëvizjes Besa ne Shkup. Sigurimi i objektit tha se nuk kane mundur t’i ndalojë që të mos futen brenda objektit te selisë. Ndërkohe qe kane thirre policinë për te ndërmarrë masat e caktuara. Për momentin inspektoret e policisë po kryejnë kontrolle brenda selisë.

Lexo më Shumë

08 Janar Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagura në disa vende. Ndërsa për shkak të paraqitjes së mjegullës, shikueshmëria në Shkup, Ohër, Strugë dhe Makedonski Brod është zvogëluar në 50 deri 100 metra. Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalistikës rrugore.

Lexo më Shumë

07 Janar Në intervistën e tij të parë për  mediat greke, kryeministri Zoran Zaev ka ritheksuar edhe njëherë  nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit deri kah mesi i këtij viti, duke nënvizuar se kjo është në interes të të dyja vendeve. Zaev, intervistën e ka dhënë për Alphatv të Greqisë. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm. https://www.alphatv.gr/news/all/synenteyxi-zaef-ston-alpha

Lexo më Shumë

07 Janar Deponia që gjendet në territorin mes komunës së Likovës dhe Haraçinës është shndërruar në tmerr të vërtetë për banorët e fshatit Orllancë. Edhe pse largësia ajrore nuk është shumë e afër djegia e mbeturinave dhe era e keqe çdo mëngjes ngulfat banorët e këtij vendbanimi, i cili i takon komunës së Haraçinës. Banorët thonë se nga deponia nuk mund të zgjohen në mëngjes. Disa herë kanë kërkuar largimin e kësaj deponie.  Në mëngjes bëhet shumë tym çka mund të shohim as njerëzit ,ne kemi nevojë me largu a pse se larojnë dhe kjo është diçka tjetër, ajo është…

Lexo më Shumë

07 Janar Që nga pavarësimi i Maqedonisë e deri më tani në çdo përbërje parlamentare ka pasur ndonjë subjekt politik, kryesisht opozitar i cili ka bojkotuar punën e Kuvendit. Ekspertët vlerësojnë se bojkoti vjen si mungesë e strategjive afatgjate për veprim. Nikolla Dujoski vlerëson se bojkotimi i punës së Kuvendit nënkupton mos përfaqësim të qytetarëve që kanë votuar për një subjekt të caktuar politik. Në përgjithësi LSDM, VMRO-DPMNE dhe partitë më të mëdha shqiptare gjithherë janë në ndonjë bojkot. Në njëfarë forme ky veprim mban dhe ka logjikë. Por sipas praktikës, partia e cila bojkoton, humb. Nëse kthehemi pas dy…

Lexo më Shumë

07 Janar Rreth 40 kampe shtëpiza që ndodhen në afërsi të Liqenit të Treskës në Saraj kanë qenë cak i hajnave. Pronarët e kampeve ankohen për mungesë sigurie në këtë rajon. Ata thonë se edhe pse është rritur pagesa për shfrytëzimin e tokës për kampet nga 7500 në 12 300 denarë, autoritetet nuk kujdesen fare për objektet e tyre. Përveç mungesës së sigurisë dhe vjedhjeve të vazhdueshme, pronarët përballen edhe me papastërti të madhe për rreth objekteve. Këto gjëra ndodhin shumë shpesh. Shpesh ndodhin si edhe kampi im edhe të komshi ve janë dëmtuar edhe para gjashtë muajsh mi kanë…

Lexo më Shumë

07 Janar Profesroja Mirjana Najçevska përmes e-mailit e ka njoftuar ministrin e Drejtësisë se tërhiqet nga Këshilli për Reforma në gjyqësor, porse ministri Saliji nuk e ka hapur e-mailin. Profesroja për Alsat thotë se të gjitha udhëzimet që i ka propozuar Këshilli, janë heshtur, por edhe se entuziazmi për reforma ka rënë. Kupa është mbushur me pesë ligjet për gjyqësor që janë futur në procedurë parlamentare, ndërsa anëtarët e këshillit për këtë kanë kuptuar nga mediat. Para se ta vendos shkresën në Facebook, zyrtarisht e dërgova para grupit, përkatësisht para anëtarëve të Këshillit për Reforma në sektorin e Gjyqësisë dhe…

Lexo më Shumë

07 Janar Klima pozitive që ditëve të fundit u krijua nga kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me emrin, është zbehur nga paralajmërimet për protesta nacionaliste në Athinë dhe Selanik si dhe nga deklarata e Mitropolitit të Selanikut, Antimos. Përfaqësuesi i kishës greke gjatë festës së një dite më parë të Ujit të Bekuar në Portin e Selanikut në fjalimin e tij, para hedhjes së kryqit, dërgoi mesazh se emri Maqedoni është grek. Maqedonia do të thotë Greqi, kjo është ajo që duhet të gjithë ta kuptojnë. Njëkohësisht Greqi do të thotë Maqedoni- tha Antimos, Mitropolit i Selanikut. Deklaratë të ngjashme…

Lexo më Shumë

07 Janar Një person i panjohur me maskë, mbrëmë rreth orës 19:40 ka kryer vjedhje në një farmaci në qendrën tregtare “Leptokaria”. Siç kumton policia, keqbërësi nën kërcënimin e thikë ka detyruar të punësuarën t’i dorëzojë qarkullimin ditor të barnatores dhe menjëherë më pas është larguar  në drejtim të panjohur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pas telefonatës të marrë nga punonjësja dhe po punon për  zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë