07 Janar
Një person i panjohur me maskë, mbrëmë rreth orës 19:40 ka kryer vjedhje në një farmaci në qendrën tregtare “Leptokaria”. Siç kumton policia, keqbërësi nën kërcënimin e thikë ka detyruar të punësuarën t’i dorëzojë qarkullimin ditor të barnatores dhe menjëherë më pas është larguar në drejtim të panjohur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pas telefonatës të marrë nga punonjësja dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

