07 Janar
Deponia që gjendet në territorin mes komunës së Likovës dhe Haraçinës është shndërruar në tmerr të vërtetë për banorët e fshatit Orllancë. Edhe pse largësia ajrore nuk është shumë e afër djegia e mbeturinave dhe era e keqe çdo mëngjes ngulfat banorët e këtij vendbanimi, i cili i takon komunës së Haraçinës. Banorët thonë se nga deponia nuk mund të zgjohen në mëngjes. Disa herë kanë kërkuar largimin e kësaj deponie.
Në mëngjes bëhet shumë tym çka mund të shohim as njerëzit ,ne kemi nevojë me largu a pse se larojnë dhe kjo është diçka tjetër, ajo është e komunës Likovës dhe e kanë sjell në qosh të fshatit . më mëngjes kur zgjohesh ka vetëm erë dhe tym gjatë ditës largohet pak por në mëngjes është shumë keq “.
Deponi na të keqe nuk ka, të zë frymën, kur e djegin i gjithë tymi vjen këtu , është helmin , helmim më i madh nuk ka, këndej deponi andej deponi kur ta shikosh më keq nuk ka- shprehen banorët.
Nga komuna e Likovës thonë se për momentin ligji nuk lejon që kjo deponi të dislokohet në ndonjë vend tjetër, ndërsa janë duke punuar në krijimin një deponie të përbashkët me komunat tjera.
Udhëheqja e Komunës së Likovës në vazhdimësi ka bërë përpjekje që deponia të dislokohet, pasi që jemi të vetëdijshëm se nuk është i përshtatshëm, mirëpo në bazë të dispozitave ligjore dhe nënligjore që janë në fuqi, nuk lejohet dislokimi apo caktimi i ndonjë lokacioni tjetër për deponi. Është themeluar ndërmarrje e përbashkët publike midis komunave: Kumanovë, Likovë, Staro Nagoriçane, Kriva Pallankë dhe Kratovë, e cila në bashkëpunim me Qeverinë, përmes fondeve të Programit IPA ka për qëllim ndërtimin e një qendre për grumbullimin e mbeturinave të të gjitha komunave, në të cilën do të bëhet edhe riciklimi i tyre- thonë nga Komuna e Likovës.
Banorët e Orllancës verës kanë protestuar për largimin e kësaj deponie, ndërsa në atë kohë nga ministria e Ekologjisë dhe Komuna e Likovës u premtua se problemi i saj do të zgjidhet shpejtë. Kjo deponi është krijuar në vitin 1997 me vendim e këshillit komunal të asaj kohe dhe nga atëherë deri më tani të gjitha mbeturinat e komunës së Likovës hudhen aty.
Senat Zylbehari

