07 Janar
Profesroja Mirjana Najçevska përmes e-mailit e ka njoftuar ministrin e Drejtësisë se tërhiqet nga Këshilli për Reforma në gjyqësor, porse ministri Saliji nuk e ka hapur e-mailin. Profesroja për Alsat thotë se të gjitha udhëzimet që i ka propozuar Këshilli, janë heshtur, por edhe se entuziazmi për reforma ka rënë. Kupa është mbushur me pesë ligjet për gjyqësor që janë futur në procedurë parlamentare, ndërsa anëtarët e këshillit për këtë kanë kuptuar nga mediat.
Para se ta vendos shkresën në Facebook, zyrtarisht e dërgova para grupit, përkatësisht para anëtarëve të Këshillit për Reforma në sektorin e Gjyqësisë dhe pranë ministrit si dhe zv/ministrit. Në këtë shkresë shkrova se do të doja që kjo të pranohet si dorëheqje e ime zyrtare. Në fakt, Këshilli është trup shumë formal ku nuk arrin as informacione, as nuk ka mundësi të ndikojë në reforma, përkatësisht nuk ka kompetenca të qarta të veprimit- tha në telefon për Alsat profesoresha Mirjana Najçevska.
Këshilli në mënyrë aktive funksionon tashmë 5-6 muaj. Profesroja Najçevska ka dhënë kontributin e saj në punën e Këshillit dhe në këtë moment nuk mund të them asgjë tjetër. Janë ditë festive, me siguri kabineti ka e-mail të tillë, do të më njoftojë kur të fillojmë me punë dhe do të kemi informata për këtë- deklaroi Bilen Saliji, ministër i Drejtësisë.
Krahas Najçevskës, nga Këshilli paraprakisht u tërhoq edhe profesori Gordan Kallajxhiev. Ministri Saliji shprehet se kur do t’i merr zyrtarisht dorëheqjet, atëherë do të mendojë se në çfarë drejtimi do të lëviz ky trup.
Alsat

