09 Janar 2018-ta është vit historik për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë dhe ne kemi përgjegjësi që mos të lëshojmë këtë mundësi. Ky ishte mesazhi që zv/Kryeministri Bujar Osmani përcolli në takimin me shefin e diplomacisë greke Nikos Kocijas. Osmani tha se në Maqedoni ka vullnet të mirë për zgjidhjen e kontestit. Viti 2018 paraqet mundësi historike për tejkalimin e mosmarrëveshjeve rreth përdorimit të emrit të vendit tonë. Dhe si politikanë të cilët kemi marrë besimin për t’u prirë qytetarëve tanë, kemi për obligim të tregojmë pjekuri dhe seriozitet dhe mos ta lëshojmë këtë mundësi. Në Maqedoni ekziston…
Author: almakos
09 Janar Pako të ndryshme me rreth 150 kilogramë materie të llojllojshme, për të cilat supozohet se janë droga narkotike janë gjetur dje gjatë bastisjes në shtëpitë dhe hapësirat e tjera te dy persona në Haraçinë. Siç informojnë nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup, aksioni është kryer në koordinim me Njësitin për Tregti të Paligjshme dhe Sektorit për Tregti të Paligjshme me Drogë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në përdorim të lëndëve narkotike”. Pas urdhrit të prokurorit publik, lëndët e konfiskuara janë dorëzuar për ekspertizë në Sektorin për hetime të krimit…
09 Janar Raundi i parë i bisedimeve për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë këtë vit janë caktuar më 17 janar në Nju Jork, mëson REL nga burime brenda Ministrisë për Punë të Jashtme. Siç mësohet, Maqedonia dhe Greqia kërkojnë nga ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic, që ti intensifikojë kushtet të cilat i solli për zgjidhjen e çështjes së emrit. Pas takimeve në Bruksel më 12 dhjetor mes Nimiç dhe negociatorëve nga Maqedonia dhe Greqia, ndërmjetësuesi tha se do të ketë takime në janar, shkurt, mars. Sipas Nimiç çështja e emrit munde të zgjidhet këtë vit.
09 Janar VMRO-DPMNE nuk do të marr pjesë në punën e Kuvendit. Deputetët Ilija Dimovski dhe Antonio Miloshevski u paraqiten pak më parë në Kuvend ku Dimovski shkurt deklaroi se vjen në punë por nuk do të jetë prezentë në seanca. Dimovski paralajmëroi se nga partia do të dalin me qëndrim zyrtar dhe me më shumë arsye sa i përket bojkotit. Konferenca për shtyp e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, është caktuar për në orën 13.00.
Ajri në Shkup edhe sot në mëngjes është i ndotur mbi të lejuarën. Koncentrime më të larta të grimcave PM10 sërish ka në Lisiçe 313 mikrogramë në një metër kub, te Rektorati janë matur 182, në Gazi Babë 159, në Qendër 110 edhe në Karposh 96 mikrogramë. Pas informacioneve të marra se ajri në Shkup dy ditë me radhë është tejkaluar mbi të lejuarën, gjegjësisht mbi 200 pm/m2, dje sërish u aktivizuan masat për uljen e pasojave nga ndotja e ajrit në qytet. Nga Shërbimi qeveritar për media informojnë se Ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe e Shëndetësisë…
09 Janar Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë në Athinë. Është paraparë të takohet me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxijas dhe ministrin alternativ të Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos. “Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Koxijas, të martën më 9-të janar do t’i organizojë drekë pune zëvendëskryeministrit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, përgjegjës për marrëdhëniet me BE-në, Bujar Osmani, me rastin e vizitës së tij. Bisedat do të përqendrohen në çështjet evropiane me interes të ndërsjellë. Osmani, gjithashtu do të takohet me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos”, kumtojnë…
09 Janar Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 27-të plenare duhet të prononcohen për propozimet e presidentit Gjorge Ivanov, Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski të jenë gjykatësit e rinj kushtetues. Në rend dite të kësaj seance është edhe Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve. Janë caktuar edhe pesë seanca të tjera dhe seanca eKomisionit për Sistem Politik dhe seanca e komisionit Ligjdhënës – juridik. Tani për tani ende është e pasigurt nëse deputetët e partisë opozitare do të përfshihen në punën e Kuvendit. Pritjet janë se VMRO-DPMNE-ja do t’i publikojë hapat e ardhshme të partisë,…
08 Janar Një emër i përbërë me përcaktimin e termit Maqedoni, por të shkruar në gjuhën maqedonase pa përkthim në gjuhë tjera, në shtypin grek përmendet si zgjidhje e mundshme për problemin me emrin. Si propozim konkret dhe eventual në tekstet e djeshme të televizionit “Skaj” dhe “Antena”, nga gazetat “To Vima”, “Katimerini” dhe “Estia”, mbizotëron emri “Nova Makedonija”, pikërisht siç shqiptohet në gjuhën maqedonase. Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, siç njofton MIA, pala greke është pozitive për emrin e mundshëm “Vardarska Makedonija” “Nova Makedonija” “To Vima” duke iu referuar burimeve të saja, shkruan se emri ndoshta…
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq në një deklaratë për të përditshmen greke Etanea thotë se Brukseli po ndjek zhvillimet për çështjen e emrit të Maqedonisë. “Mirëpresim progresin që është bërë dhe vazhdojmë të ndjekim zhvillimet”, tha Kocijançiq. Ajo kujtoi se në prill Komisioni Evropian pritet të publikojë raportin vjetor të progresit për vendet kandidate të BE-së duke përfshirë Maqedoninë, dhe theksoi se për Komisionin, ajo që është veçanërisht e rëndësishme është ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
08 Janar Këto janë kushtet e njësisë territoriale kundër zjarrit në Gostivar. Zjarrfikësit shprehen të shqetësuar për këtë situatë, ndërkohë që alarmojnë institucionet që të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e kushteve për punë. Komandanti i njësisë territoriale kundër zjarrit Tone Vasilevski shprehet se, me pajisjet e vjetra që posedojnë gjatë kryerjes së punës, gjegjësisht shuarjes së zjarrit ata venë në rrezik edhe jetët e tyre. Pajisjet i kemi shumë të vjetra, përveç dy veturave që vit më parë i morëm nga qeveria veturat tjera i kemi tejet të vjetra, jetojmë kryesisht nga donacionet. Kushtet janë të rënda por megjithatë…
08 Janar Zgjidhja e problemit që Greqia ka me emrin tonë kushtetues zuri vend në seancën e Qeverisë së vendit fqinjë. Kryeministri Aleksis Cipras tha se 2018-ta është e mbushur me shumë sfida, me ç’rast në politikën e jashtme e përmendi zgjidhjen e çështjes së emrit. Cipras para kabinetit të tij tha se çështja mund të zgjidhet nëse Maqedonia ka vullnet të sinqertë për të. Ka dritare për zgjidhje, nëse vërtetohet se qëndrimi i fqinjëve tanë është i sinqertë, zgjidhje, e cila nëse arrihet do të jetë në dobi të paqes dhe bashkëpunimit të Ballkanit, por edhe në dobi të…
08 Janar Në Shkup, përveç që është e vështirë të gjesh tabela komunikacioni në gjuhën shqipe, problematike janë edhe gabimet e shumta drejtshkrimore dhe shkarravitja e atyre pak tabelave që sinjalizojnë edhe në shqip. Thuajse të gjitha tabelat 3 gjuheshe që paralajmërojnë Klinikën Universitare “Nënë Tereza”, në gjuhën shqipe janë të shënuara gabimisht si “Nëna Terëze”. Gjithashtu edhe tabelat e shumta që paralajmërojnë vendndodhje e stadiumit të Filipit të Dytë, vetëm në gjuhën shqipe janë shënuar gabimisht. Ndërsa tabela që shpie drejt fshatit Sopishte, para emrit mbanë shkronjën “S” që nënkupton fjalën maqedonase “Sello” e jo shkronjën “F” që do…

