08 Janar
Këto janë kushtet e njësisë territoriale kundër zjarrit në Gostivar. Zjarrfikësit shprehen të shqetësuar për këtë situatë, ndërkohë që alarmojnë institucionet që të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e kushteve për punë. Komandanti i njësisë territoriale kundër zjarrit Tone Vasilevski shprehet se, me pajisjet e vjetra që posedojnë gjatë kryerjes së punës, gjegjësisht shuarjes së zjarrit ata venë në rrezik edhe jetët e tyre.
Pajisjet i kemi shumë të vjetra, përveç dy veturave që vit më parë i morëm nga qeveria veturat tjera i kemi tejet të vjetra, jetojmë kryesisht nga donacionet. Kushtet janë të rënda por megjithatë njerëzit japin gjithçka nga vetja. Veturat e vjetra i servisojmë në kohë por asnjëherë nuk i dihet, mund të mbesim në rrugë mund të ikin frenat. Edhe pajisjet, tërësisht pajisjet i kemi të vjetërsuara. Shumë moti kemi pranuar donacion prej komunës, para pesë viteve pranuam uniformë të thjeshtë jo nga ato mbrojtëse, viteve të fundit nuk kemi pranuar nga komuna asgjë- deklaroi Tome Vasileski., komandant i NJTKZ, Gostivar.
Kushtet kohëve të fundit janë mizere, asnjë zjarrfikës nuk ka kushtet më të rënda se ne. Në rend të parë nuk kemi asnjë lloj pajisje, e dyta nuk kemi uniforma, s`kemi këpucë, s`kemi këmisha, s`kemi pallto, s`kemi asgjë. Për herë të fundit na kanë dhënë para pesë viteve dhe po me ato jemi. Asgjë s`kemi, ja unë si Besir, skam pallto. Turpi më i madh është brenda se si është, shiheni brenda si duket aty brenda as kafshët nuk rrinë ejani shihni- tha një zjarr fikës.
Ashtu siç i ka lënë ish sistemi komunist, janë edhe dhomat e fjetjes për zjarrfikësit. Në to ndodhen vetëm katër divan, me siç thonë zjarrfikësit, çarçaf që nuk janë ndërruar prej gjashtë muajsh.
“Zjarrfikësit me shaka shprehen, Rrihemi se kush do shtrihet i pari gjatë natës të pushojë sepse, numri i zjarrfikësve me punësimet e reja që janë sjellë nga komuna e Gostivarit ka arritur rreth 50 dhe që të gjithë ata pushojnë, gjegjësisht flenë në këtë dhomë dhe me këto kushte”.
Përndryshe, në gjendje të njëjtë, bile edhe më të vështirë, rezultojnë edhe dy njësitë tjera territoriale kundër zjarrit, ajo në Tetovë dhe tjetra në Kërçovë.
Bashkim Sulejmani

