11 Janar Në Selanik është anuluar seanca ku duhej të vendoset lidhur me kërkesën e Goran Grujevskit dhe Nikola Boshkovskit që të marrin azil politik në Greqi. Shkak për këtë ka qenë se nuk kanë pasur përkthyes zyrtar në gjuhën maqedonase. Anulimi është bërë në kohë të papërcaktuar. Komisioni i Ministrisë së Brendshme greke është dashur ta dëgjojë dyshen e DSK-së, lidhur me kërkesën për azil në Greqi. Gjykata e Selanikut javën e kaluar vendosi që të dy të ekstradohen në vend pasi u kapën me pasaporta të falsifikuara bullgare në përpjekje për t’u arratisur në Hungari. Ata për këtë…
Author: almakos
11 Janar Propozim ligji për amnistinë nga VMRO DPMNE, me të cilin planifikohet përfshirja e të dyshuarve në të enjten e përgjakshme në Parlament, mund të jetë një hyrje për një krizë të re politike, vlerësojnë ekspertët. Analisti Andreja Stojkovski beson se në qoftë se nuk arrihet një amnisti e mundshme, kjo do të ishte një ftesë për një kohë në të ardhmen nëse dikush bën vepër të tillë apo të ngjashme, ta kushtëzojë bashkëpunimin politik dhe funksionimin e institucioneve. Është koha që Maqedonia të fillojë të ofrojë përgjegjshmëri. Sipas meje çdo lloj ligji për amnisti do të jetë vetëm…
11 Janar Komuna e Çairit dhe ajo e Tetovës assesi të zgjedhin kryetarin e Këshillit komunal. Mbledhjet e Këshillit mbahen vetëm për raste urgjente. Edhepse kreu i Çairit Visar Ganiu një ditë më parë nuk përjashtoi mundësinë e koalicionimit edhe me VMRO DPMNE-në, duke hedhur mundësinë e zgjedhjeve të reja, megjithatë zëdhënësi i Komunës si opsion për tejkalimin e pengesës i sheh edhe zgjedhjet e reja për këshillin komunal. Kuptohet se varianti përfundimtar në rast se nuk mund të gjindet një zgjidhje për rastin në fjalë, është të shkohet në zgjedhje të reja lokale për këshillin e komunës së Cairit…
11 Janar Osman Kadriu dhe Darko Konstadinovski do të jenë gjykatësit e ri të Gjykatës Kushtetuese. Ata do zënë vendin e Natasha Gaber dhe Gzime Starovës të cilëve u skadoi mandati në vitin që lamë pas. Të dy gjykatësit e rinj u propozuan nga Presidenti I shtetit Gjorgji Ivanov ndërsa sot ky propozim u miratua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Gjatë fjalimit të parë si gjykatës i kushtetueses, Osman Kadriu u përball me pyetjet e gazetarëve në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve që sot kaloi në Kuvend. Kadriu…
11 Janar Debat i ashpër në Greqi pas intensifikimit të negociatave për zgjidhjen e emrit. Mediat greke raportojnë se Qeveria i ka hapur “front” kishës greke, pas deklaratës së djeshme të kryepeshkopit se kisha nuk pranon që zgjidhja të përmbajë fjalën “Maqedoni”. Në kumtesën e Ministrisë së Jashtme, thuhet se Kisha ka kaluar kufijtë dhe kompetencat e saja. Ministria I rekomandon Kishës të fokusohet në interesat shtetërore dhe jo në ato personale të arkipeshkëve. Ministria e Jashtme e Greqisë “A është edhe Kisha në një vijë me Agimin e Artë? Nëse jo, gjithsesi, kisha të na thotë se për cilin…
11 Janar Ligji për përdorimin e gjuhëve tashmë i miratuar në Kuvend parasheh avancimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike që përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në Maqedoni. Përdorimi i saj siç thuhet në nenin 1 pika 2, rregullohet në pajtueshmëri me ligjin. LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE Neni 1 (1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. (2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet…
11 Janar Me 69 vota pro, asnjë të përmbajtur dhe asnjë kundër, Kuvendi pas disa dështimeve, arriti që t’i japë dritë jeshile Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ligjin e mbështetën edhe deputetët e Aleancës për Shqiptarët, Merale Ferati e PDSH-së, deputetët e Lëvizjes Besa, Vesel Memedi dhe deputeti i pavarur Amdi Bajram. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nuk e mohon faktin që Presidenti Ivanov mund ta bllokojë ligjin, por garanton se i njëjti do të miratohet përsëri nëse edhe ndodh një gjë e tillë. Në radhë është reflektimi i Kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov, i cili sipas procedurës brenda 10…
11 Janar Vazhdon klima pozitive edhe në Maqedoni edhe në Greqi lidhur me zgjidhjen e kontestit për emrin dhe raundin e dytë të negociatave pas ripërtëritjes së tyre, i cili është caktuar për më 17 janar në Nju-Jork. Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas sot do të kenë edhe një takim, i cili dje u konfirmua prej të dyja ministrive por koha dhe lokacioni nuk u kumtuan. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbrëmë në emisionin “24 Analiza” deklaroi se takimi mes Dimitrovit dhe Kocijasit mund të mbahet në Greqi. Osmani gjatë…
10 Janar Dy partitë më të mëdha pro pavarësisë në Katalonjë bënë një marrëveshje, që mund të risjellë në postin e presidentit të rajonit Carles Puigdemont, tri muaj pasi ai ia mbathi në Belgjikë. Puigdemont u shkarkua nga qeveria qendrore spanjolle, për rolin e tij në organizimin e referendumit të jashtëligjshëm dhe shpalljen e pavarësisë që pasoi, por që nuk u njoh nga askush. Partia e Puigdemontit, “Bashkë për Katalonjën”, dhe ish-partneri i koalicionit, partia “ERC”, pas marrëveshjes që u arrit të martën vonë do të formojnë shumicën në bordin parlamentar kur të mblidhet Asambleja rajonale javën e ardhshme. Blloku…
10 Janar Reformat në ndjekjen e telekomunikimeve të kthehen nga fillimi dhe të zgjidhet një model i ri që do të garantojë se nuk do të ketë keqpërdorime të sistemit për përgjim. Ky është rekomandimi që dërguan disa ekspertë dhe përfaqësues të sektorit OJQ në debatin e sotëm që e organizoi Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë. Shkurtimisht, për diskutuesit, formimi i Agjencisë së re Teknike Operative jashtë DSK-së si organ ndërmjetësues që do të zbatojë përgjimin, nuk është garanci e mjaftueshme që keqpërdorimet e mëhershme me përgjimet nuk do të përsëriten. “ATO-ja prej një kilometri larg shihet se është…
10 Janar Aktori Vlado Jovanovski të dalë nga paraburgimi në Shutkë dhe t’i shqiptohet një masë më e butë, kërkoi prokurori Jovan Cvetanovski nga Prokuroria e Lartë Publike. Në seancë publike prokuroria kërkoi që Gjykata e Apelit ta respektojë ankesën e avokatëve të aktorit. Megjithatë, për Oliver Popovskin, ish kryeshef i sektorit në MPB dhe Goran Gjoshevskin, shef i sigurimit të ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, Prokuroria kërkoi që të mbeten në paraburgim për shkak të frikës se do të arratisen dhe se do të ndikojnë ndaj dëshmitarëve për ngjarjet e 27 prillit.
10 Janar Përmirësimi i marrëdhënieve të pozitës dhe opozitës janë rrugëdalja e vetme nga kriza institucionale. Kështu vlerësojnë analistët të cilët thonë se në këtë gjendje kur shumica nuk arrin të sigurojë as kuorum, votimi i ligjeve të kërkuara nga BE-ja që kërkojnë 2/3 e votave të deputetëve, nuk mund të ndodhë. Madje Petar Arsovski dhe Albert Musliu, flasin për një marrëveshje politike, qoftë edhe takim liderësh për tejkalimin e ngërçit. Në Maqedoni në 10 vitet e fundit kriza asnjëherë nuk është ndalur. Ka krizë politike por edhe krizë të sistemit, krizë institucionale, krizë parlamentare dhe krizë qeveritare. Kështu që…

