11 Janar
Komuna e Çairit dhe ajo e Tetovës assesi të zgjedhin kryetarin e Këshillit komunal. Mbledhjet e Këshillit mbahen vetëm për raste urgjente. Edhepse kreu i Çairit Visar Ganiu një ditë më parë nuk përjashtoi mundësinë e koalicionimit edhe me VMRO DPMNE-në, duke hedhur mundësinë e zgjedhjeve të reja, megjithatë zëdhënësi i Komunës si opsion për tejkalimin e pengesës i sheh edhe zgjedhjet e reja për këshillin komunal.
Kuptohet se varianti përfundimtar në rast se nuk mund të gjindet një zgjidhje për rastin në fjalë, është të shkohet në zgjedhje të reja lokale për këshillin e komunës së Cairit nëse kjo gjendje prolongohet për një kohë shumë të gjatë kohore – tha Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Çairit.
Një situatë e ngjashme është e dhe në Tetovë, edhepse kohë më parë BDI pothuajse kishte gati marrëveshjen me PDSH-në dhe LSDM-në për këshillin komunal. Tetuta Arifi thotë se shumë shpejtë do të zgjidhet problemi me këshillin.
Besoj që tani me fillimin e vitit do të arrijmë të zgjedhim edhe kryesuesin që akoma më lehtë ta zgjidhim çështjen dhe më me intensitet t’i mbajmë mbledhjet e rregullta të këshillit. Është çështje e zgjidhjes së kuadrove, është kohë që u është dashur partive politike dhe grupeve të Këshilltarëve dhe unë mendoj që kjo kohë që i duhet politikës për të arritur marrëveshjet e veta nuk duhet të paguhet nga ana e qytetarëve, psh. çështjet që kanë të bëjnë me jetën e tyre – dekalroi Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.
Problemi i njëjtë shoqëroi edhe këshillin e komunës së Gostivarit, i cili pati ngecje dhe mosmarrëveshje të shumta deri në zgjedhjen e kryesuesit të saj. Afati i paraparë që një Këshill komunal të funksionojë pa kreun e saj është gjashtë muaj, ndërkaq pas këtij afati duhet të shpallen zgjedhje lokale me qëllim që komuna të mos shënojë ngecje të mëdha në sjelljen e vendimeve të cilat janë në kompetencë të Këshillit.
Vjollca Aliti

