Author: almakos

10 Janar Lëvizja Besa mund të ndahet në dy parti të ndryshme nëse Gjykata Administrative nuk sjell vendim që kryetari legjitim i kësaj Lëvizjeje të jetë deputeti i Besës Nexhbedin Kahremani, thonë për Alsat burime të larta partiake brenda Lëvizjes Besa . Të paktën kjo është njëra ndër opsionet e mundshme në rast se vendimi i Gjykatës Administrative nuk del në favor të mbështetësve të grupit që shkarkuan Bilall Kasamin nga posti i kryetarit. Ushtruesi i detyrës kryetar i Besës Nexhbedin Kahremani shprehet optimist se Gjykata Administrative do të sjellë vendim në favor të tyre. Faktet janë në anën tonë,…

Lexo më Shumë

10 Janar Debati për problemin shumë vjeçarë me emrin mes Greq1isë dhe Maqedonsië, pas qeverisë greke, këtë herë kaloi në Parlamentin grek. Në takimin e parë për vitin 2018-të, Kryetari i partisë opozitare, Demokracia e Re, Kyriakos Micotakis duke shprehur mosbesimin ndaj Qeverisë kërkoi transparencë për atë që po negocion me Shkupin zyrtar dhe kërkoi që e njëjta të mbrojë qëndrimin e vitit 2008. Vendi ka një vijë kombëtare, siç u hartua në vitin 2008 nga Qeveria e Karamanlisit dhe u shpreh në Bukuresht. Ne i mbrojtëm interesat tona kombëtare. Minimumi që Qeveria mund të bëjë është të mbrojë qëndrimin…

Lexo më Shumë

10 Janar Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski tërhiqet nga qëndrimet e tija. Pasi javën e shkuar në konferencë shtypi doli me sërë kritikash lidhur me reformat në gjyqësor, Prokurorinë Speciale dhe analizën e sistemit AKMIS i cili tregoi abuzime, sot përmes njoftimit në faqen e Këshillit sqaroi se qëndrimet e nxjerra kanë qenë mendime të tija personale. Këshilli Gjyqësor “Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë njofton opinionin se qëndrimet e shprehura në konferencën e shtypit më 4 janar të vitit 2018, lidhur me punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, janë qëndrime personale të tij”. Tërheqja…

Lexo më Shumë

10 Janar Qeveria hodhi poshtë zërat se po negocion me PDSH-në dhe Lëvizjen Besa për koalicion qeveritar. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha se nuk ka negociata të këtij niveli as me PDSH-në e as me Besën. Do ta citoj kryeministrin, që tha se me PDSH-në nuk ka negociata. Nuk ka negociata në atë nivel as me Besën -deklaroi Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë. Derisa nuk ka ndonjë takim publik me PDSH-në dhe as ndonjë qëndrim nga vetë PDSH-ja që do të sqaronte zërat, dyshimet për koalicionimin me Besën gjithsesi u rritën pas takimit të mbrëmshëm të kryeministrit me kreun e…

Lexo më Shumë

10 Janar Qeveria formoi një Këshill të ri për zbatimin e reformave në gjyqësor, pavarësisht tashmë atij ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë. Ndryshe nga këshilli i vjetër që përgjigjej para Ministrit dhe zëvendësministrit të Drejtësisë, anëtarët e organit të ri do të përgjigjen direkt para Kryeministrit, Zoran Zaev. Vendimi, sipas zëdhënësit të qeverisë Mile Bosnjakovski është i motivuar nga arsye praktike. Këshilli i Drejtësisë ishte përgjegjës për zhvillimin e strategjisë së reformës dhe këshilli i ri qeveritar do ta monitorojë se si zbatohet kjo strategji. Për Boshnjakovskin është kuptim i gabuar, se me këshillin e ri qeveria e re në…

Lexo më Shumë

10 Janar Ekziston një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, mendoj se kemi arritur deri tek fundi i problemit, thotë nënkryeministri për Eurointegrime Bujar Osmani në intervistën për televizionin grek TV Antena. Shkurt pas takimeve të djeshme me homologët e tij, Nikos Koxias dhe Jorgos Katrugalos, Osmani duke folur për televizionin sqaron se problemi me emrin përveç se e bllokon perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, paraqet edhe pengesë për bashkëpunimin bilateral. “Mendoj se po i vjen fundi këtij kontesti. Ne na mori 25 vjet mundësi për bashkëpunim, për këmbim dhe zhvillim. Tani ka ardhur koha që ta mbyllim, pa dëme…

Lexo më Shumë

Për shkak mjegullës deri në 100 metra është zvogëluar dukshmëria në Saramazalinë, Strumicë, Katllanovë – Veles – Katllanovë, Tetovë, Strazhë, Makedonski Brod dhe Resnjë, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM)  në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Sipas ueb faqes të aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup, prej sot në mëngjes realizohen flurimet e parapara, ndërsa ka paralajmërim për vonesë prej 40-të minutash të aterrimit nga Cyrihu dhe fluturimit drejtë këtij destinacioni, si dhe në fluturimin për në Stamboll. Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Rekomandohet lëvizje e kujdesshme, shpejtësi e…

Lexo më Shumë

09 Janar Ish-kundërzbuluesi Sllobodan Bogoevski ka shpifur për liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpartiakun e tij Musa Xhaferi. Gjykata civile vendosi se Bogoevski është fajtor lidhur me deklaratat e tij të dhëna për komisionin amerikan për letra me vlerë, se bashkëpartiakët kanë marrë ryshfet për rastin “Magjar Telekom”. Avokatët e Bogoevskit paralajmëruan ankesë para Gjykatës së Apelit. Bogoevski dëshmoi se Ahmeti dhe Xhaferi kanë marrë ryshfet prej nga 2,5 milionë euro nga “Magjar Telekom” për ta anuluar liberalizimin e tregut me shërbime telekomunikuese.

Lexo më Shumë

09 Janar Qeveria e Greqisë as nuk konfirmon por as nuk e hedh poshtë dokumentin jozyrtar që dje qarkullonte nëpër mediat tona, sipas të cilit është arritur marrëveshje për emrin dhe se zgjidhja e përbashkët është “Maqedonia e Re”. Zëdhënësi i Qeverisë, Dimitri Canakopulos tha se nuk është koha që tani të hyjë në këtë nomenklaturë. “Ka hapur një dritare të shancës” tha Canakopulos, duke shtuar “ajo për të cilën ne jemi të interesuar nuk është një nomenklaturë e ngjeshur, por të negociojmë seriozisht që në muajtë e ardhshëm të jemi në gjendje të arrijmë një zgjidhje për problemin që…

Lexo më Shumë

09 Janar Përderisa i tërë shteti mbytet nga ajri i ndotur, në sipërfaqe doli problemi i vërtetë. Ndarja e kompetencave në më shumë sektorë dhe ministri kompetente e frenojnë përballjen me ndotjen. Nga Ministria e ambientit jetësorë pranojnë se një pjesë e masave që i imponoi Qeveria pikërisht për shkak të mos- koordinimit dhe dështimit të një pjese të institucioneve, nuk mund të zbatohen dhe për këtë arsye nuk ka rezultate të mëdha. I tillë është rasti me ndalesën për makina në Vodno të Shkupit. Për të tejkaluar gjendjen e këtillë, Ministria e ambientit dhe Qeveria janë duke përgatitur një…

Lexo më Shumë

09 Janar Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski është i pakapshëm për të sqaruar nëse do të konvokojë mbledhje urgjente, në të cilën kolegët e tij duan të kërkojnë përgjegjësi për qëndrimet e tij personale të shprehura javën e kaluar në emër të Këshillit. Alsat M tashmë publikoi se pjesa më e madhe e anëtarëve të Këshillit nuk pajtohen me konstatimin e Karaxhovskit se kontrolli i sistemit AKMIS nuk ka treguar abuzim, ndërsa nuk pajtohen edhe me sulmin e tij ndaj PSP-së. Karaxhovski para një jave kritikoi edhe organin që duhet t’i zbatojë reformat në gjyqësorë, pjesë e planit “3-6-9”.…

Lexo më Shumë

09 Janar Banorët e Tetovës tash disa ditë po ngulfaten nga ajri i ndotur. Madje kjo ka bërë që të shtohet numri i qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e viruseve sezonale. Fluksi i pacientëve është rritur ditëve të fundit shkaku i festave pra kemi rritje të numrit të pacientëve një pjesë për të përshkruar terapinë e rregullt,. Por edhe një numër të pacientëve që vinë dhe ankohen shkaku i virozëve sezonale që i kemi si pasojë e faktorëve të ndryshëm, një ndër to është edhe mungesa e reshjeve të borës që sado pak do pastronin ajrin pastaj…

Lexo më Shumë