10 Janar
Debati për problemin shumë vjeçarë me emrin mes Greq1isë dhe Maqedonsië, pas qeverisë greke, këtë herë kaloi në Parlamentin grek. Në takimin e parë për vitin 2018-të, Kryetari i partisë opozitare, Demokracia e Re, Kyriakos Micotakis duke shprehur mosbesimin ndaj Qeverisë kërkoi transparencë për atë që po negocion me Shkupin zyrtar dhe kërkoi që e njëjta të mbrojë qëndrimin e vitit 2008.
Vendi ka një vijë kombëtare, siç u hartua në vitin 2008 nga Qeveria e Karamanlisit dhe u shpreh në Bukuresht. Ne i mbrojtëm interesat tona kombëtare. Minimumi që Qeveria mund të bëjë është të mbrojë qëndrimin e Bukureshtit në tërësi. I bëj thirrje Qeverisë që të na informojë ne si dhe popullin grek, me përgjegjësi, çfarë po diskutojnë dhe çfarë po negocijonë – deklaroi Kyriakos Micotakis, Demokracia e Re.
Ndërkaq lideri i partisë opozitare, Grekët e Pavarur theksoi se edhe po të mos zgjidhej çështja, Athina nuk ka se çfarë të humb.
Nëse problem me Shkupi nuk zgjidhet, a mund ta humbim gjumin? Le të mos zgjidhet kurrë. Çfarë mund të humbim? Ata duan të bashkohen me NATO-n, ata kanë probleme, ndarje dhe kanë çfarë të thonë për këto çështje. Ne nuk kemi ankth me Shkupin. A do të na merrte kufirin? Ne nuk kemi ankth – tha Panos Kamenos, Grekët e Pavarur.
Por jo vetëm kaq. Për çështjen reagoi edhe Arkipeshkopi Ieronimos, i cili tha se nuk ka kthim nga qëndrimi rreth përdorimit të fjalës “Maqedoni”. Ai tha se Kisha Greke po i ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet, pasi çështja sipas tij nuk ka vetëm dimension politik por edhe klerik. Ndryshe, dje zv.kryeministri Bujar Osmani në Athinë takoi shefin e diplomacisë greke. Ndërsa më 17 janar në Nju Jork grupet negociuese do të takohen me ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic ku palët pritet të shpalosin në tavolinën e negociatave edhe qëndrimet, respektivisht propozimet e tyre.
Anesa Salihu

