10 Janar
Qeveria formoi një Këshill të ri për zbatimin e reformave në gjyqësor, pavarësisht tashmë atij ekzistues në Ministrinë e Drejtësisë. Ndryshe nga këshilli i vjetër që përgjigjej para Ministrit dhe zëvendësministrit të Drejtësisë, anëtarët e organit të ri do të përgjigjen direkt para Kryeministrit, Zoran Zaev. Vendimi, sipas zëdhënësit të qeverisë Mile Bosnjakovski është i motivuar nga arsye praktike. Këshilli i Drejtësisë ishte përgjegjës për zhvillimin e strategjisë së reformës dhe këshilli i ri qeveritar do ta monitorojë se si zbatohet kjo strategji. Për Boshnjakovskin është kuptim i gabuar, se me këshillin e ri qeveria e re në mënyrë indirekte tregon mosbesim në këshillin e vjetër.
“Mendoj se përdor formulimin e gabuar. Askush nuk paragjykon mosbesim ndaj askujt. Përkundrazi, qeveria seriozisht dhe sinqerisht falënderoi për punën e suksesshme dhe të jashtëzakonshme të Këshillit i cili ka punuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Detyrimet që kishte ky këshill janë përmbushur tërësisht brenda treshes dhe gjashtëshes nga plani 3-6-9. Tani kalojmë në 9-shen, që parashikon zbatimin apo monitorimin e strategjisë, të zbatimit të strategjisë. Bëhet fjalë për punë të re. Kjo nuk ka të bëj me të vjetrën – deklaroi Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë së RM.
Por vetëm disa çështje më vonë pas tezës se Këshilli i ri bëhet për angazhime të reja, Boshnjakovski konfirmoi se në këshillin e ri, do të ketë njerëz të cilët janë anëtarë në këshillin e vjetër.
Pyetje: A do të përjashtoni mundësinë që kushdo qoftë nga anëtarët, që ishin anëtarë të Këshillit aktual për reforma, nuk do të jetë anëtar i Këshillit të kryeministrit Zaev?
Boshnjakovski: Jo. Bëhet fjalë për profesionistë të shquar në fushën e tyre…
Pyetje: Pse ka nevojë për një organ të ri, nëse të njëjtit njerëz nga Këshilli i mëparshëm tani shkojnë në këshillin te Kryeministri?
Boshnjakovski: Pra, bëhet fjalë për ndryshim thelbësor në procese.
Pavarësisht themelimit të Këshillit të ri dhe pranimit se atje do të jenë anëtarë edhe persona nga këshilli i vjetër, Boshnjakovski e la të hapur çështjen nëse do të vazhdojë të ekzistojë Këshilli i reformave në Drejtësi. Sepse për këtë kompetent është ministri Bilen Saliji, sepse ai e ka themeluar këshillin e vjetër. Kronologjia e ngjarjeve sugjeron se formimi i një Këshilli të ri që i raporton Kryeministrit, vjen pas kritikave publike dhe dorëheqjës së anëtarëve të këshillit të vjetër, se qeveria nuk e ka marrë parasyshë mendimin e tyre.
Alsat-M

