09 Janar
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski është i pakapshëm për të sqaruar nëse do të konvokojë mbledhje urgjente, në të cilën kolegët e tij duan të kërkojnë përgjegjësi për qëndrimet e tij personale të shprehura javën e kaluar në emër të Këshillit. Alsat M tashmë publikoi se pjesa më e madhe e anëtarëve të Këshillit nuk pajtohen me konstatimin e Karaxhovskit se kontrolli i sistemit AKMIS nuk ka treguar abuzim, ndërsa nuk pajtohen edhe me sulmin e tij ndaj PSP-së. Karaxhovski para një jave kritikoi edhe organin që duhet t’i zbatojë reformat në gjyqësorë, pjesë e planit “3-6-9”.
Kjo punë punohet paksa në mënyrë të papërqendruar. E shohim se trupi ad- hok, i quajtur Këshill për reforma në gjyqësor është i përbërë prej ekspertëve, të cilët nuk kanë pasur kurrfarë pikëtakimi me gjyqësorin ose me gjykim, përveç se si paditës ose të paditur janë paraqitur në gjykatë – tha Zoran Karaxhovski, kryetar i Këshillit Gjyqësorë.
Pikërisht qëndrimet personale të Karaxhovskit lidhur me çështjen që kanë të bëjnë me gjyqësorin në përgjithësi e mbushën kupën në Këshillin Gjyqësorë. Gjysma e anëtarëve nuk e mbështesin mënyrën e këtillë të paraqitjeve publike. Karaxhovski nga ana tjetër akuzoi se dikush nga kolegët e tij i punon pas shpine. Vitin e kaluar Këshilli Gjyqësorë ishte vëzhgues i heshtur i skandaleve që tronditën gjyqësorin. Në Gjykatën Penale, shpesh ndryshonin oraret e gjykimit ndërsa gjykatës me përvojë u vendosën në pozita më të ulëta. Raportuesja nga Këshilli, Aleksandra Zafirovska sqaroi se nuk ka manipulime dhe mashtrime për AKMIS-in. Ajo ishte edhe pjesë e “bombave” të LSDM-së- e informonte kryeministrin e atëhershëm Nikola Gruevskin për konkurse për gjykatës. Këshilli Gjyqësorë në krye me Zoran Karaxhovski kishte qëndrim kritik vetëm ndaj PSP-së. Në një aksion të kontraktuar me kryetarin e Supremes Jovo Vangelovski, u nisën për të kontrolluar urdhrin e Gjykatës së Gjevgjelisë, e cila aprovoi bastisjen e gjykatësit Vladimir Pançevski. Tani para Karaxhovskit është një sfidë e re. Këshilli Gjyqësor duhet të vendos se si do të veprojë dhe nëse nga posti kryetar i Supremes do ta shkarkojë Jovo Vangelovskin dhe katër gjykatësit tjerë që liruan biznesmenin Sead Koçan i cili me muaj të tërë ishte në arrati. Këshilli për verifikimin e përgjegjësi të një gjykatësi i cili është para anulimit, i dërgoi një propozim të këtillë Karaxhovskit për shkak të veprimit joprofesional dhe të pandërgjegjshëm të Vangelovskit dhe kolegëve të tij.
Bojan Stojanovski

