12 Janar Ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe operisti Igor Durlovski mbeten në Shutkë. Apeli hodhi poshtë ankesat e tyre dhe nuk pranoi anulimin e masës së paraburgimit ose zëvendësimin e saj me masë më të butë. Përveç këtyre të fundit, Gjykata e Apelit refuzoi edhe ankesat e kryeshefit në Drejtorinë e gjashtë të MPB-së, Oliver Popovski, shefit të sigurimit të ish kryeparlamentarit Trajko Veljanoski, Goran Gjoshevski si dhe të Munir Pepiq, Dushko Lazarov, Mitko Peshov, Oliver Radulov dhe Ilija Slavevski. Në burgun hetues në Shutkë, mbetet edhe Bodan Ilievski, i njohur si “Betmen Velit”. Apeli…
Author: almakos
12 Janar Komisioni parlamentarë për Mbrojtje dhe Siguri, në mungesë të opozitës maqedonase, i dha dritë jeshile në lexim të parë pakos ligjore për reforma në sistemin e përgjimeve dhe në MPB. Ministri i Brendshëm Oliver Spaskovski i siguroi anëtarët e komisionit se propozim-ligji për ndjekjen e komunikimeve dhe kontrolli i ashpër i të punësuarve në shërbimet sekrete dhe në Agjencinë e re Teknike Operative do të pamundësojë keqpërdorimin e sistemit të përgjimeve. Më tej Spaskovski shpjegoi se ATO-ja do jetë vetëm përcjellëse e sinjaleve të telekomunikimit nga organet kompetente deri tek operatori dhe anasjelltas, dhe se e njëjta nuk…
12 Janar Përkrahësit e Bilall Kasamit të njohur si ”krahu i Tetovës”, kanë protestuar pasditen e sotme përpara ordinancës së deputetit të kësaj partie, Nexhbedin Karemanit. Kahremani kohë më parë, nga “krahu i Shkupit” i Lëvizjes u caktua si ushtrues detyre kryetar i lëvizjes BESA deri në kongresin e paraparë të 24 Shkurtit. Protestuesit me këtë rast kanë kërkuar nga ai dorëzimin e mandatit të deputetit, ndërkohë që përmes pankartave që mbanin në duar, e quanin atë tradhtar të lëvizjes. Edhe pse protesta është zhvilluar në mënyrë të qetë, megjithatë, ordinanca e deputetit në fjalë është ruajtur nga një numër…
12 Janar Pas informacioneve të publikuara në opinion Prokuroria themelore hapi lëndë për furrën toksike të deponisë Drislla. Prokuroria kontrollon nëse janë respektuar rregulloret, kur në furrë janë djegur mbetje mjekësore. Nga Ministria e Mjedisit tashmë i kanë kërkuar të dhënat nga inspektimi i kryer. Sipas informacioneve, në këtë furre gjatë vitit janë djegur nga pesëqind deri në shtatëqind ton mbetje mjekësore nga i gjithë vendi. Kryetari Petre Shilegov është i bindur se në furrën e vjetër të Drisllës do të instalohet filtër i ujit deri në fund të shkurtit, dhe deri në mes të vitit, do të instalohet furrë…
12 Janar Konfederata e Sindikatave të mërkurën në dymbëdhjetë pa pesë minuta do të dalin në protestë paralajmëruese para Qeverisë. Ata kërkojnë që Ministria e Arsimit dhe autoritetet kompetente të ulen dhe të negociojnë për rroga më të larta, harmonizim të pagës minimale, shtesa në paga dhe regresin vjetor në sektorin publik. Ata kërkojnë edhe benefite më të mëdha përmes marrëveshjeve kolektive dhe respektimin e tyre në tërësi. Nga ky dhe nga Sindikata e Arsimit, thonë se në qoftë se nuk gjendet zgjidhje, i pasigurt është fillimi i semestrit të dytë të vitit shkollor. Sigurisht që organi më i lartë…
12 Janar Gjithsej 60 milionë denarë nga projekti “Shkupi 2014” do të ridestinohen për fasada energjetike në shkollat e mesme në Shkup. Këtë e njoftoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, i cili thotë se riparim do të ketë në trembëdhjetë shkolla dhe kjo do të bëhet gjatë pushimit verore. Në mënyrë plotësuese, janë paraparë edhe 20 milionë denarë shtesë për të pajisur shkollat dhe zgjidhjen e infrastrukturës së brendshme në varësi të prioriteteve të secilës shkollë. Në Shkup katër shkolla ende ngrohen me Mazut, ndërsa qyteti shikon mënyrë alternative për ngrohje edhe për këtë.
Vazhdojnë kërcënimet për jetën e u.d Kryetarit të Lëvizjes Besa, Nexhbedin Kahremani, dhe për familjarët e tij, njoftuan sot nga kjo parti. Në kumunikatën e Lëvizjes Besa thuhet se një grup njerëzish të dhunshëm do e sulmojnë ambulancën e Dr. Kahremanit për këtë arsye ato kanë bërë thirrje deri te organet e e rendit që të ndërmarrin masa. “Kërkojmë përsëri nga organet e rendit që të ndërmarrin masa dhe ta mbrojnë z. Kahremani, i cili – pos tjerash – e gëzon edhe imunitetin e deputetit. Këtu dëshirojmë të theksojmë se nëse dikush ka marrë mandat deputeti në shpinë të dikujt…
Mlladen Dodevski u arrestua, të cilin Ministria e Brendshme po e kërkonte me një urdhër arresti për dhunën në Parlament më 27 prill. Bëhet fjalë për Mlladen Dodevski, njëri nga personat për të cilët u shpall flet-arrest ndërkombëtar. Gjykata penale ka kërkuar ndalimin e Dodevskit dhe katër të arratisurve të tjerë të arratisur, duke përfshirë Aleksandar Vasilevski Ninxha, Nikola Mitrevski Kolio, Dejan Davidovski dhe Mitre Petropovski. Dodevski dyshohet për terrorizëm dhe për rrezik kushtetues sepse, sipas dyshimeve, ai i maskuar ka hyrë në Parlament së bashku me një turmë protestuesish./Almakos
Gjykata e Apelit sot duhet të të publikojë një pjesë të vendimeve për ankesat e të paraburgosurve për ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Dje gjykata shqyrtoi ankesën e Ish-drejtorit i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dhe drejtorit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë Igor Durlovski. Çavkov para gjykatësve tha se atë ditë i ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për shpëtimin e jetëve të deputetëve dhe evakuimin e tyre të sigurt nga Kuvendi. Megjithatë, në fund bëri të ditur se zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit ka qenë jokushtetues. Prokuroria kërkoi që Çavkovi…
11 Janar Pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve reaguan edhe krerët e Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri shqiptar Edi Rama miratimin e ligjit e cilësoi si arritje historike, ndërsa Presidenti, Ilir Meta si akt të rëndësishëm për të ardhmen evropiane. “Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë” shkroi Rama në rrjetin social facebook. Presidenti shqiptar Meta shkroi: “Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.” Edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha përshëndeti aktin duke shkruar se…
11 Janar Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas në takimin e sotëm në Selanik thanë se bashkërisht presin që ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic në takimin e 17 janarit në Nju Jork në tavolinë do të ofrojë kornizë inicuese në bazë të së cilës do të përparohet në tejkalimin e dallimeve rreth emrit. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se Dimitrov dhe Kocijas kanë biseduar për metodologjinë, qasjen e dyja vendeve si dhe kornizën e procesit për tejkalimin e dallimit rreth emrit, duke u përkushtuar që bashkë të kenë…

