11 Janar
Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas në takimin e sotëm në Selanik thanë se bashkërisht presin që ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic në takimin e 17 janarit në Nju Jork në tavolinë do të ofrojë kornizë inicuese në bazë të së cilës do të përparohet në tejkalimin e dallimeve rreth emrit. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se Dimitrov dhe Kocijas kanë biseduar për metodologjinë, qasjen e dyja vendeve si dhe kornizën e procesit për tejkalimin e dallimit rreth emrit, duke u përkushtuar që bashkë të kenë rol më të drejtpërdrejtë në bisedime.

