Author: almakos

15 Janar Ndërmjetësuesi për emrin, Metju Nimic njoftoi se nuk do të ketë propozim të ri për emrin. Në takimin e planifikuar për më 17 janar në Nju Jork, ai do të dalë me propozim-ide që tashmë i kanë diskutuar në të kaluarën. Ka një moment pozitiv në Shkup, tha Nimic në një intervistë për televizionin kombëtar grek ERT. Sipas tij, qeveria në Athinë pranon se ky është një hap i mirë për politikën e jashtme greke në rajon, të gjendet një zgjidhje për kontestin e gjatë. Mendoj se qytetarët e të dyja vendeve ndoshta janë të përgatitur të dëgjojnë…

Lexo më Shumë

15 Janar Shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, deklaroi se Federata Ruse do e pranojë  zgjidhjen e re të çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas tij, kjo çështje kishte mbetur e fjetur për një periudhë të gjatë dhe se u zgjua pas vendimit të SHBA-ve që ta pranojë Maqedoninë në NATO. Lavrov theksoi se Greqia nuk është e detyruar të bëj lëshime, pasi që është pjesë e NATO-s, ndërkaq shtoi se do të pranohet zgjidhja e cila do të bekohet edhe nga Kushtetuta e Maqedonisë. Këto deklarata ministri i Jashtëm rus i bëri gjatëkonferencës vjetore për gazetarët

Lexo më Shumë

14 Janar Ndihma e premtuar për qytetarët e Ohrit për dëmin e pësuar nga tërmeti i vitit të kaluar prej 5.1 ballë sipas Rihterit, assesi të arrijë në adresë të qytetarëve. Tashmë kur kanë kaluar rreth tetë muaj, nga Qeveria arsyetohen se ende nuk është formuar Komisioni republikan i cili duhet ta shqyrtojë elaboratin e komisionit komunal për fatkeqësi natyrore. Komisioni i cili vendos për dëmet është shkarkuar. Në periudhën e ardhshme, kur do të emërohen anëtarët e ri, do t’ju njoftojmë në mënyrë plotësuese -tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë. Qytetarët shprehen skeptikë se do të marrin ndihmë nga shteti.…

Lexo më Shumë

14 Janar Rrugë me gropa dhe të mbushura me ujë, mungesë kanalizimi, dhe infrastrukturë rrugore që për herë të fundit është asfaltuar para disa dekadave. Kjo është lagja Lenin në Tetovë, banorët e të cilës, disa herë kanë kërkuar intervenimin e Komunës, por siç thonë, deri tani janë lënë anësh nga autoritetet lokale. “Lagja jonë ka mungesat kryesore që i takojnë një banori, se ne komunalet i paguajmë edhe atë para se të nisim të ndërtojmë objektet, kanalizim nuk kemi, rrugë nuk kemi për pastërti mos të flasim. Gjërat elementare që i takoj ë një qytetari nuk i kemi” “Kjo…

Lexo më Shumë

14 Janar Analistët vlerësojnë se Maqedoninë në politikën ndërkombëtare e pret një javë me dinamikë më të shprehur. Në vigjilje të dy ngjarjeve të nesërme në Parlament, respektivisht ratifikimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe seanca e Komisionit për çështje evropiane, ku ambasori bullgar, Petkov, do t’i prezantojë prioritetet gjatë kryesimit bullgar me këshillin e BE-së, ky është hapi i parë real i Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike. Ngjarja e nesërme ka rëndësi të trefishtë, fillimisht ka rëndësi dypalëshe pasi përmirësohen raportet mes dy fqinjëve, që është e rëndësishme në raportet ndërkombëtare. E dyta, Maqedonia do…

Lexo më Shumë

14 Janar Pas periudhës së ndotjes së ajrit, nga drejtoria për punë hidrometeorologjike paralajmëron se më në fund, nga dita e mërkurë do të ketë reshje intensive të shiut të cilat do të sjellin borë. Për të enjten pritet shtresë bore edhe në pjesët më të ulëta të vendit, sidomos në viset veriperëndimore të Maqedonisë. Reshje më të dobëta të borës në viset malore dhe pjesët më të larta të vendit sot në mëngjes janë vërejtur në më shumë pjesë të vendit. Për nesër paralajmërohen reshje më intensive të borës ndërsa në viset malore shtresë bore. Të martën moti do…

Lexo më Shumë

14 Janar Edhe pse është paraparë që një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve të gjitha institucionet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit, agjencia dhe inspektorati për përdorimin e gjuhëve ende nuk kanë filluar që të konstituohen. Nga Qeveria thonë se nuk do të punësohet asnjë punëtor i ri në këto dy Institucione që i parasheh ligji për gjuhët, por do të përdoren kapacitete ekzistuese të administratës publike. Nuk do të ketë nevojë për punësime të reja pasi që siç kemi thënë edhe më herët, mendojmë se administrata publike ka mjaftë kapacitete dhe…

Lexo më Shumë

14 Janar Mbulim VMRO-DPMNE edhe sot ka kërkuar që të shfuqizohet paraburgimi për të gjithë të dyshuarit në ngjarjet e përgjakshme në Kuvend. Opozita akuzon se gjykatësit janë bërë vazal partiak ndërsa do të kishin integritet do t’i lironin të paraburgosurit. Vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i refuzuar ankesat e Igor Durllovskit, Vllado Jovanovskit, Bogdan Ilijevskit dhe Mitko Çavkovit për të qëndruar në paraburgim në Shutkë, për VMRO-DPMNE-në është skandaloz dhe nuk bazohet në fakte dhe prova. Gjykata më e lartë të premten vendosi të mos pranojë asnjë ankesë nga personat e dyshuar për ngjarjet e 27 prillit. Në…

Lexo më Shumë

14 Janar Ekspertët vlerësojnë se takimi i të mërkurës në Nju Jork është historik për shkak se pritet t‘i vendosë themelet e zgjidhjes së emrit. Ndërkaq vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Shkup menjëherë pas negociatave të Nju Jorkut është sinjal se pas zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar me Greqinë, Maqedoninë e pret anëtarësimi në NATO. Nëse zgjidhjen e kontestit e supozojmë të jetë një ngjarje historike atëherë mendoj se ky propozim definitivisht është një i tillë për shkak se synimi i tij do të jetë përfundimi i këtij kapitulli historik për Republikën e Maqedonisë. Mendoj që…

Lexo më Shumë

14 Janar Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do qëndrojë në një vizitë dyditore të mërkurën dhe të enjten në Maqedoni. Nga qeveria njoftuan se Stoltenberg do të takohet me krerët e shtetit, me ministrat si dhe me disa lider të të partive politike. Është paraparë që të enjten pasdite Stoltenberg të dalë në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev.

Lexo më Shumë

Ka përfunduar me përleshje fizike ndeshja mes ekipit të “Shkupit” dhe “Pelisterit” në sallën sportive “Shaban Trstena” në Çair. Incidenti filloi pasi nga tribunat e tifozëve ku qëndronin “Shvercerat” në ulëset e lojtarëve të “Pelisterit” është hedhur një mjet piroteknikë ndërkohë pas kësaj drejt “Shvercerave” lojtarët hodhën një shishe me ujë. Pas kësaj situata u përshkallëzua dhe erdhi deri tek përleshja fizike. Si pasojë u lënduan disa lojtarë të “Pelisterit”. Për momentin punohet për sqarimin më të detajshëm të rastit.    

Lexo më Shumë