14 Janar
Mbulim VMRO-DPMNE edhe sot ka kërkuar që të shfuqizohet paraburgimi për të gjithë të dyshuarit në ngjarjet e përgjakshme në Kuvend. Opozita akuzon se gjykatësit janë bërë vazal partiak ndërsa do të kishin integritet do t’i lironin të paraburgosurit. Vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i refuzuar ankesat e Igor Durllovskit, Vllado Jovanovskit, Bogdan Ilijevskit dhe Mitko Çavkovit për të qëndruar në paraburgim në Shutkë, për VMRO-DPMNE-në është skandaloz dhe nuk bazohet në fakte dhe prova. Gjykata më e lartë të premten vendosi të mos pranojë asnjë ankesë nga personat e dyshuar për ngjarjet e 27 prillit. Në ndërkohë, në paraburgim mbeten edhe deputetët, Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov.

