14 Janar
Analistët vlerësojnë se Maqedoninë në politikën ndërkombëtare e pret një javë me dinamikë më të shprehur. Në vigjilje të dy ngjarjeve të nesërme në Parlament, respektivisht ratifikimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe seanca e Komisionit për çështje evropiane, ku ambasori bullgar, Petkov, do t’i prezantojë prioritetet gjatë kryesimit bullgar me këshillin e BE-së, ky është hapi i parë real i Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike.
Ngjarja e nesërme ka rëndësi të trefishtë, fillimisht ka rëndësi dypalëshe pasi përmirësohen raportet mes dy fqinjëve, që është e rëndësishme në raportet ndërkombëtare. E dyta, Maqedonia do të ketë një aleat të rëndësishëm në BE dhe NATO dhe e treta, bëhet fjalë për kontribut të rëndësishëm në stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe tërë atë që po ndodh në këtë muaj – tha Nano Ruzhin, Profesor universitar.
Sipas profesorit Ruzhin, Bullgaria tashmë e ka shprehur rëndësinë e rolit të saj gjatë kryesimit me BE-në, se do të fokusohet drejtë evropianizimit të Ballkanit dhe afrimit drejt unionit të shteteve si Maqedonia dhe Shqipëria, por edhe shtetin e Malit të Zi që është në proces të bisedimeve. Në këtë moment, konsideron Ruzhin, shteti ka mundësi të bëjë kërcim më të madh për t’u afruar në BE dhe për t’i filluar negociatat.
Mund të konstatojmë se rruga e Maqedonisë drejt BE-së po intensifikohet. Por se nga shteti i Maqedonisë duhet të përmirësohen të gjitha gjërat që i pret Brukseli dhe këto janë reforma, reforma, reforma – theksoi Nano Ruzhin, Profesor universitar.
Gjatë kohës së kryesimit bullgar me BE-në, nga janari deri kah mesi i vitit, disa herë edhe Qeveria shprehi optimizmin se në gjashtë muajt e ardhshme pret datë për bisedime. Lidhur me marrëveshjen e firmosur për fqinjësi dhe bashkëpunim, ajo tashmë u ratifikua në kuvendin e Bullgarisë, ndërsa në institucionin ligjvënës të Maqedonisë duket se ajo do të kalojë pa VMRO-DPMNE-në opozitare, e cila edhe para bojkotimit vlerësonte se marrëveshja është e dëmshme dhe se nuk do ta mbështetin.
Alsat-M

