Author: almakos

16 Janar Të paktën 48 persona janë plagosur, mes të cilëve 43 fëmijë, dhe 10 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një aksidenti të një autobusi shkolle sot në mëngjes në perëndim të Gjermanisë. “Nga personat në gjendje të rëndë pesë rrezikojnë vdekjen”, njoftuan autoritetet. “Autobusi u përplas sot në mëngjes me murin e një shtëpie në qytetin e Eberbach,  në landin e Baden-Wuerttemberg”, njoftoi një zëdhënëse e policisë në qytetin e Mannheim. “Midis të plagosurve gjendeshin edhe fëmijë”, shtoi ajo. “Në vendngjarje u angazhuan tre helikopterë shpëtimi”, njoftoi zëdhënësja e policisë,  duke mos dhënë detaje të…

Lexo më Shumë

16 Janar Gjykata e Apelit sot në seancë të hapur do e shqyrtojë ankesën e sulmuesit të Radmila Shekerinskës, gjatë ngjarjeve të dhunshme në Kuvend më 27 prill të 2017-tës. PAnçe Angelov, pasi e pranoi fajin,  u gjykua me 4 vite burg për ushtrim dhune. Mbrojtja e tij ka paraqitur ankesë për kualifikimin e veprës dhe gjatësinë dënimit.

Lexo më Shumë

16 Janar Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira me reshje lokale të shiut dhe të borës me intensitet më të dobët, ndërsa në viset malore reshjet e borës do të jenë më të dendura. Do të fryj erë e lehtë në drejtimin jugor. Temperatura do të lëvizë nga -1°C në 5°C. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, kurse temperatura do të arrij deri 3°C.

Lexo më Shumë

15 Janar Lëvizja Besa në Tetovë po hap një kapitull të ri, dhe me këto zyra të reja, BESA po hap një shteg të ri të lëvizjes politike në qytetin e Tetovës, pas mospajtimeve që ndodhën kohë më parë. Këta nuk janë zyra të një klani rajoni apo fshati por, janë zyrat e BESAs në qytetin e Tetovës, kështu ka deklaruar sot ushtruesi i detyrës kryetar i Lëvizjes BESA deri në kongresin e radhës, Nexhbedin Kahremani, gjatë ceremonialit të hapjes së zyrave të reja të Lëvizjes për qytetin e Tetovës. Kahrimani më tej ka kërkuar nga të gjithë anëtarët dhe…

Lexo më Shumë

15 Janar Bullgaria dëshiron që Maqedonia së shpejti të merr datën për fillimin e negociatave me BE-në. Kështu tha ambasadori bullgar, Ivan Velikov Petkov në Komisionin për Çështje Evropiane duke prezantuar prioritetet e presidencës së Bullgarisë me Këshillin Evropian gjatë 6 muajve të ardhshëm. Bullgaria e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, përpjekjet e kryeministrit, të gjithë institucioneve, sektorit civil, opozitës të arrijnë qëllimin e tyre strategjik. Gjatë presidencës bullgare presim të plotësohen kriteret për anëtarësim me qëllim që të fitohet datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Duam një opozitë të fuqishme, që do të bështesë reformat. Për…

Lexo më Shumë

15 Janar Deputetët e VMRO-së, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov mbeten në Shutkë. Gjykata e Apelit i refuzoi sot ankesat e tyre për anulimin e paraburgimit. Në arrest shtëpiak mbetet edhe Johan Tarçullovski, ndërsa në burgun hetues edhe më tutje duhet të qëndrojë edhe polici Abdylfetah Alimi, i cili pohonte se ka shpëtuar deputetin Zijadin Sela, gjatë dhunës në Parlament. Gjykata e Apelit nuk i respektoi ankesat e Jane Çento, Ivan Cvetanovski dhe nëpunëses së parlamentit, Elena Docevska. Deri tani kjo gjykatë i refuzoi të gjitha ankesat e të paraburgosurve, të dyshuar për ngjarjet e përgjakshme dhe hyrjen në Kuvend…

Lexo më Shumë

15 Janar Zgjidhja e çështjes së emrit është një nga problemet më të mëdha që tangon Republikën e Maqedonisë, ndërkohë që vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, paraqet një mesazh se vendi është kthyer në agjendën evropiane dhe synon integrimin euro-atlantik. Kështu u shpreh e ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, derisa komentoi vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së në vend, në kohën e intensifikimit të bisedimeve rreth zgjidhjes së çështjes së emrit. Vizita sekretarit të përgjithshëm të NATO-s nuk është dhuratë por është e merituar, nuk është e mjaftueshme për anëtarësim por tregon se jemi në rrugën…

Lexo më Shumë

15 Janar Planifikim strategjik, koordinim horizontal i të gjithëve në administratë, reforma të posaçme për përmirësimin e komunikimit mes institucioneve dhe komunikimit me qytetarët. Këto janë 4 fushat e përgjithshme në të cilat duhet zbatuar reformat në numër më të madh, kështu u shpreh ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mancevski duke shtuar se Strategjia e reformave do të përfshij të gjitha institucionet. Ky është hapi i parë që e marrim në një proces të madh që kemi hyrë dhe i cili fatmirësisht apo fatkeqësisht mendoj që nuk do mbaroj asnjëherë sepse reforma në administratë është një protestë e…

Lexo më Shumë

15 Janar Pas miratimit të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ministria e Jashtme e kësaj të fundit votimin e ka cilësuar si bazë për ndërtimin e fqinjësisë së mirë. Sipas kumtesës së dikasterit të jashtëm bullgar, marrëveshja vërteton vullnetin e palëve për fqinjësi të mirë si një vlerë Evropiane dhe pikënisje për perspektivë më të mirë të vendeve Ballkanike. “Bullgaria do të vazhdojë edhe më tej të angazhohet në mbështetjen e Maqedonisë për integrimin e saj në BE dhe forcimin e strategjisë së një ndër prioritet tona në kryesimin e Këshillit të BE-së” thuhet në kumtesën…

Lexo më Shumë

15 Janar VMRO DPMNE-ja me reagim të menjëhershëm pas ratifikimit të Marrëveshjes me Bullgarinë. Sipas kësaj partie, shumica parlamentare në mungesë të opozitës ratifikoi marrëveshje tërësisht asimetrike dhe kundër interesave të Maqedonisë. Me marrëveshjen në fjalë sipas partisë më të madhe opozitare, mohohet populli, gjuha dhe historia maqedonase. Marrëveshja ka lëshime serioze dhe e njëjta nuk e definon popullin maqedonas si veçori reale. Maqedonia vullnetarisht hoqi dorë edhe nga pakica maqedonase duke i lënë mijëra njerëz në baltë. Me këtë marrëveshje vetë LSDM-ja mohon ekzistencën e gjuhës maqedonase dhe lejon që ajo të quhet gjuhë sipas Kushtetutës. Gjithashtu, autoritetet ranë…

Lexo më Shumë

15 Janar Me 61 vota “Pro”, 1 të përmbajtur dhe pa prezencën e opozitës u ratifikua Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ministri I Jashtëm, Nikolla Dimitrov theksoi se me marrëveshjen në fjalë mbrohen interesat nacionale të të dyja vendeve, edhe përkundër asaj se asnjëra palë nuk është plotësisht e kënaqur. As ne e as Bullgaria nuk jemi të kënaqur me këtë tekst, sepse në marrëveshje nuk janë përfshirë pozicionet fillestare të asnjërës palë. Megjithatë është fakt se me marrëveshjen dy vendet rritemi, japim sinjal se edhe në rajonin tonë mund të…

Lexo më Shumë

15 Janar Kuvendi miratoi ligjin për Amnisti. Me 58 vota pro dhe një votë të përmbajtur, ligjvënësit i dhanë dritë jeshile lirimit të mbi 670 të burgosurve dhe zvogëlimin e masës së dënimit për rreth 3000 të burgosur. Ky ligj nuk përfshin personat e dënuar me burg të përjetshëm, ata për vrasje, pedofili, veprat kundër shtetit dhe procesit zgjedhore si dhe veprat kundër të drejtave ndërkombëtare. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja është në përpilim e sipër të propozim-ligjit për amnisti i cili do të përfshi personat pjesëmarrës në zhvillimet e dhunshme në Kuvend. Nga ky subjekt nuk bëjnë me dije se kur konkretisht…

Lexo më Shumë