17 Janar Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov nuk precizon se kur ky i fundit të prononcohet rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve. Për disa ditë me radhë, nga zyra e Ivanov shprehin të njëjtin qëndrim, se kryetari i shtetit do të prononcohet brenda afatit kohë. Derisa afati rrjedh, tek opozita shtohet optimizmi se Ivanov mund t’i vendos veto ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjë që do të detyronte Kuvendit ta kthej propozimin në lexim të tretë. Ditë më parë, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kërkoi nga Ivanov të mos e dekretojë ligjin, duke paralajmëruar kështu edhe iniciativë në Gjykatën Kushtetuese.…
Author: almakos
17 Janar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg arrin sonte në Shkup për vizitë zyrtare dy ditore. Gjatë kësaj vizite sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të takohet me krerët e institucioneve shtetërore dhe me liderët e disa partive politike. Sipas përfaqësuesve të Qeverisë, vizita e Stoltenbergut bart mesazhin se Maqedonia është në interesin strategjik të NATO-s dhe se është evidente politika e “dyerve të hapura”. Dhe jo vetëm. Në brifing me gazetarët përfaqësuesit e Qeverisë thanë se NATO-ja mbështet përpjekjet e kësaj Qeverie për të zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë dhe stabilizimin e situatës politike…
17 Janar Pas një kohe më të gjatë mbahen protestat e para sindikale nëpër rrugët e Shkupit. Konfederata e Sindikatave të Lira dhe Sindikata e Arsimit në protestë para Qeverisë kanë kërkuar paga më të larta, pagesën e regresit vjetor për punonjësit në sektorin publik si dhe të ndërpriten presionet ndaj përfaqësuesve sindikal. Takimi i djeshëm me më shumë ministra në Qeveri nuk i ka zmbrapsur nga synimi që të organizojnë protestë. Megjithatë, thonë se kanë pasur bisedë konstruktive, edhe pse nuk kanë marrë ndonjë premtim konkret. Thanë se janë shqyrtuar kërkesat tona dhe patjetër duhet të jemi më të…
17 Janar Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, sot u ulën në bankën e të akuzuarve. Megjithatë, gjykimi për përgjim të paligjshëm u anulua për më 27 mars. Gjykatësi Goran Boshevski gjatë seancës ka kërkuar përjashtim nga rasti meqë e ka vlerësuar aktakuzën për “Fortesa – Target”. Gjatë daljes nga gjykata, Mijallkovi nuk dha deklaratë. Iku nga gazetarët, por për shkak të barrikadave para gjykatës nuk mundi të kalonte. Anulimin e sotëm nuk deshën ta komentojnë as nga Prokuroria Speciale. Avokatët, nga ana tjetër, dorëzuan një listë të re me dëshmi në mbrojtje të…
17 Janar Vazhdojnë edhe më tej përplasjet në Lëvizjen BESA. Mbështetësit e Bilall Kasamit paralajmërojnë padi penale kundër hapjes së selisë paralele në Tetovë nga ana e siç shprehen të ashtuquajturit “krahu i Shkupit”. Abdush Demiri nga radhët e mbështetësit të Kasamit thotë se selinë e hapur ditë më parë nga mbështetësit e Kahremanit nuk e llogarisin si seli zyrtare të kësaj partie. Së pari ajo nuk është zyrë e Besës. Lëvizja Besa ka organet e veta dhe ka legjitimitetin e vet. E dënojmë aktin e tillë të disa personave të cilët keqpërdorin emrin dhe emblemën e Lëvizjes Besa dhe…
Qeveria është e ndarë në vlerësime nëse duhet të ketë ose jo punësime të reja për zbatimin e e Ligjit të Gjuhëve. Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika thotë se punësime duhet të ketë pasi në listat e administratorëve nuk kanë numër të konsiderueshëm të personave të kualifikuar për përkthime dhe lekture, andaj dhe janë të detyruar që të kërkojnë kuadro që përmbushnin kriteret për zbatimin e ligjit. Mendoj që do të ketë nevojë sepse në administratën publike tani të punësuar ka pak persona me fakultete adekuate dhe shpresoj se këtë numër do ta plotësojmë nëpërmjet konkurseve…
17 Janar Diaspora megjithatë do të votojë dhe nuk do të përjashtohet nga proceset zgjedhore në vend. Kërkohen mënyra se si kjo çështje të rregullohet më mirë. Në rrjedhë është përpilimi i strategjisë kombëtare për diasporën që duhet të ofrojë edhe zgjidhje për të drejtën e votës së mërgimtarëve, u theksua në konferencën e sotme në Ohër në këtë temë. Pyetja shtesë që kërkon përgjigje janë edhe shpenzimet e mëdha për votimin në diasporë. Me fjalë tjera, nëse për ciklin zgjedhor në Maqedoni shpenzohen rreth 6 milionë euro, tre milionë shtesë shpenzohen për zgjedhjen e vetëm tre deputetëve nga diaspora.…
17 Janar Në një hotel, i cili gjendet prapa poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup, dje rreth orës 20.00 është denoncuar se në njërën nga dhomat e hotelit është gjetur i vdekur një person i gjinisë mashkull, i shtrirë në tokë me gjurmë gjaku. Sipas rrëfimit të të punësuarve në hotel, personi i cili ka qëndruar në hotelin ka ardhur më 15 janar, është paraqitur si B.M pa dhënë dokument identifikimi. MPB-ja informon se pas urdhrit të prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion.
17 Janar Temperaturat e pazakonta për këtë kohë të vitit kanë ndikuar në masë të madhe që gripi dhe virozat të mbushin spitalet e vendi. Një numër i madh i pacientëve me simptoma të gripit kanë kërkuar ndihmë mjekësorë nëpër ambulancat dhe klinikat e vendit. Më të prekur nga gripi janë fëmijët, pleqtë dhe të sëmurët kronik. Ndjehet një fluksi madh I fëmijëve të sëmurë, me infeksione ne sistemin respirator. 00.01-01.03-Hapësirat e klinikës janë të stërmbushura. 02.11-Kemi rritje të mëdha të pacientëve në ambulanten Specialistike edhe gjatë natës edhe gjatë ditës.02.30 Me të vërtetë ka numër të madh të pacientëve,…
17 Janar Në një hotel, i cili gjendet prapa poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup, dje rreth orës 20.00 është denoncuar se në njërën nga dhomat e hotelit është gjetur i vdekur një person i gjinisë mashkull, i shtrirë në tokë me gjurmë gjaku. Sipas rrëfimit të të punësuarve në hotel, personi i cili ka qëndruar në hotelin ka ardhur më 15 janar, është paraqitur si B.M pa dhënë dokument identifikimi. MPB-ja informon se pas urdhrit të prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion.
17 Janar Sot pasdite në Kuvendin e Maqedonisëdo të mbahet akademi solemne me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut . Do të mbahen fjalime nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani dhe drejtori i Institutit të Historisë Kombëtare, Dragi Gjeorgjiev. Me këtë rast do të publikohet edhe pulla postare me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Bashkim Demokratik për Integrim ka paralajmëruar shënimin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut në sheshin Skënderbeu në Shkup, ku do të marrin pjesë kuadro të lartë të kësaj parti dhe…
16 Janar Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin 200 që transmetohet sonte me fillin në orën 22:30 shprehet optimist për zgjidhjen e emrit, megjithatë paralajmëron se në bllokun maqedonas duhet të ketë përfshirje edhe të opozitës në proces. Duke folur për ligjin e gjuhëve, Ahmeti tha se i njëjti ka përmbyllur Marrëveshjen e Ohrit, duke shprehur garanci se edhe për një rivotim në Kuvend, LSDM-ja do të mbështesë këtë ligj. Alsat M [embedded content]

