18 Janar Kam nderin edhe një herë ti uroj mirëseardhje sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, si dhe gjithë anëtareve te aleancës euroatlanike. 2018 do të jetë vit historik për Maqedoninë, regjionin por edhe NATO-n dhe BE-në. Ne jemi të gatshëm të punojmë në arritjen e qëllimit për të qene anëtarë në NATO dhe BE. Shpresojmë që mAqedonia të jetë anëtarja e 30 e familjes së NATO-së, ky është qellimi jonë. Jens kjo është vizits im e parë në Shkup dhe ka qënë një vizitë e mirë me diskutime shumë konstruktive. Ishte privilegj ti drejtohem edhe parlam [embedded content]
Author: almakos
18 Janar Përkundër paralajmërimeve për hapjen e shpejtë të kalimit kufitar Bellanoc-Stançiç, që lidh vendin tonë me Kosovën, edhe ky fillimvit e gjen këtë kufi të mbyllur. Kjo madje ishte një ndër temat për të cilën u diskutua në takimin e parë të Komitetit të përbashkët për integrim evopian të dyja vendeve. Ministrja për integrim evropian e Kosovës Dhurata Hoxha, vendi i së cilës duhet të merret me ndërtimin e pikës kufitare, tha se në qeveri është diskutuar për përshpejtimin e procedurave. Në Qeverinë e Republikës së Kosovës e kemi ngritur këtë çështje, e kemi diskutuar pra nga ana jonë…
18 Janar Përfaqësuesit e Lëvizjes Besa nga radhët e mbështetësve të Bilall Kasamit mohojnë zërat se mos hyrja në Qeveri mund të kishte qenë shkaku për përçarjen e këtij subjekti politik. Kastriot Rexhepi në “Rruga Drejt” fajësoi palën tjetër të njohur si “krahu i Shkupit” , të cilët sipas tij kanë kundërshtuar përfshirjen e Besës në Qeveri. Nuk është çështja kyçe e asaj a hyjmë në Qeveri që e solli deri te kjo, atë që e prezantojnë kolegët që të mos e zbulojnë shkakun e vërtetë, shkaku i vërtetë në fakt në këtë periudhë para kongresit dhe disa para këtij…
18 Janar Reformat në arsim të prezantuara një ditë më parë nga ministrja e Arsimit, Renata Deskovska janë mirëpritur me pozitivitet të lartë nga udhëheqësit e shkollave dhe mësimdhënësit. Turqane Grazhdani, mësuese e klasës së parë tha se reduktimi I orëve dhe njësive mësimore, zgjatja e orëve mësimore, tërheqja e detyrave të shtëpisë dhe mundësia për shfuqizimin e Kembrixhit për klasën e parë janë reformat më rrënjësore që për herë të parë do të zbatohen në vendin tonë dhe që pritet të japin rezultate konkrete në procesin mësimor. Ora mësimore do të jetë 40 minuta plus 15 minuta pas çdo…
18 Janar Dyert e NATO-së mbeten të hapura për Maqedoninë, por që ato të arrihen nevojitet ende punë për të bërë. Vendet anëtare të NATO-së janë të impresionuar nga gatishmëria dhe entuziazmi që t’i bashkoheni aleancës, NATO-ja dëshiron që ju të keni sukses. Ky ishte mesazhi kryesor i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Veri-atlantike, Jens Stoltenberg në fjalimin 15 minutash para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. Mirë është që të jesh ambicioz, por me rëndësi është që të jesh real. Ka shumë punë që duhet të bëhet. Kjo nënkupton edhe zgjidhjen e emrit të shtetit tuaj. Kjo është një çështje…
Partitë politike shqiptare kanë dënuar vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për të mos nënshkruar ligjin e miratuar në Kuvend për përdorimin e gjuhëve. Ata thonë se ky vendim i presidentit ka qenë i pritur por që kjo nuk mund të pengojë miratimin e sërishëm të ligjit.
18 Janar Më 12 Shkurt fillon rigjykimi për të akuzuarit e rastit “Monstra”. Gjykimi do të filloj nga fillimi. Rastin do ta gjykoj gjykatësi Ognen Stavrev. Kohë më parë Gjykata Themelore e anuloi akt-gjykimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu nga fillimi, me kërkesë të Prokurorisë së Lartë Publike. Pas këtij vendimi, erdhi vendimi që të lirohen nga paraburgimi Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe ju caktua masa e kujdesit dhe të mos e lëshojnë qytetin ku jetojnë dhe dy herë në javë të paraqitën në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Kurse fletë-arrestet…
18 Janar Ndonëse akoma nuk dihet konkretisht se për çfarë propozimesh është negociuar mbrëmë në Nju Jork mes ndërmjetësit të OKB-së dhe negociatorëve të Greqisë dhe Maqedonisë, ekspertët vlerësojnë pozitivisht sinjalet për zgjidhjen e kontestit. Ish ambasadori Nano Ruzhin, duke u referuar në deklaratën e Nimicit, se termi “Maqedoni” është i përfshirë në propozime, tha se me ndryshimin e emrit kushtetues, nuk do të cenohet identiteti. Aspak nuk është kërcënim. Ne mbetemi ato që jemi. Identiteti është ndjenjë e përkatësisë në një bashkësi të caktuar, që ndan vlera të caktuara historike, kulturore, gjuhësore. Sido që të quhemi, asnjëri prej nesh…
18 Janar Mos dekretimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Presidentit Gjorge Ivanov në mënyrë indirekte ishte paralajmëruar që para formimit të Qeverisë, kur Ivanov mbante pezull mandatin. Për mediat vendase dhe të huaja, propozimin ligjin për gjuhët Ivanov e kishte vlerësuar si të rrezikshëm i cili sipas tij përveç që imponohet nga platforma të huaja, rrezikon ndarjen e shtetit në dysh. Deklaratën e tillë Ivanov e përsëriti edhe më 1 mars kur kumtoi se nuk ndanë mandatin për shumicën e re. Derisa të jem President i Maqedonisë, nuk do t’i ndaj mandat as personit dhe as…
18 Janar Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, deklaroi si roli i NATOS në Maqedoni është historik. “NATO ka një rol historik në ruajtjen e qetësisë dhe shpëtimit të vendit nga një tragjedi të mundshme para 17 vitesh. NATO ka gatishmëri dhe vullnet që të respektoj vullnetin e shumicës së qytetarëve të RM-së, ashtu siç u shpreh para deputetëve SToltenberg ashtu u shpreh edhe në takimin që patëm se duhet të zgjidhet çështja e emrit dhe më pas Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-së”, tha Ali Ahmeti Sipas Ahmetit NATO…
18 Janar Janari i këtij viti filloi me një zhvillim dramatik në skenën politike. Pati përplasje në Lëvizjen BESA. Drejtuesit e kësaj partie që thirreshin në besë si koncept dhe parim i funksionimit të tyre dhe veprimit politik përnjëherë filluan të akuzohen për pabesi. Përçarjet dhe përplasjet nuk janë risi në skenën politike shqiptare. PPD është ndarë në dysh, PDSH në dysh, në tresh më vonë, RDK në dysh, por edhe BDI u nda në dysh pasi nga kjo parti u formua UNITETI dhe ja së fundi edhe BESA po përjeton lëvizjet tektonike brenda saj. Legjitimiteti dhe legaliteti i “pronësisë”…
18 Janar Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoletenberg, tha se në selinë e NATO-s ka ende vende të lira dhe se Maqedonia është e mirëpritur por së pari duhet ta zgjidh çështjen e emrit me Greqinë dhe të punojë shumë në përmbushjen e reformave. “Mali i Zi është anëtarja e 29 e Aleancës. Me votë dhe të drejta të barabarta sikurse të gjitha anëtaret e tjera. Duke pa se si flamuri i Malit të Zi u ngrit për herë të parë gjatë vitit të kaluar, për mua ishte një moment krenarie. Ka akoma vend për flamuj të ri në…

