Author: almakos

19 Janar Ekspertët e vlerësojnë pozitivisht votimin e ligjit për Agjencinë Teknike Operative dhe ndryshimet ligjore në ligjin për polici, Punë të Brendshme dhe komunikime elektronike. Sipas ekspertit të Sigurisë, Bashkim Selmani propozimet në aspektin juridik paraqesin hap drejtë reformave dhe do të ndikojnë në efikasitetin e punës së policisë, megjithatë zbatimi i tyre në praktikë kërkon punë intensive. Reformat të cilët po bëhen kohëve të fundit, jo vetëm me këto tre ligje por edhe me ligjet për menaxhimin e sigurisë nacionale dhe të qytetarëve, në të vërtetë çojnë drejtë reformave. Çdo ligj përmban tre elemente: elementi historik, pritshmëria e…

Lexo më Shumë

19 Janar Prokuroria Republikane sipas burimeve të televizionit Alsat-M në seancës e radhës që pritet të mbahet të martën mund të vendos për rikualifikimin e lëndës në rastin e Almir Aliut, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Një zhvillim i tillë i mundshëm sipas burimeve tona vjen pas përplasjeve të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane, ku është diskutuar për këtë rast. Prokurorët në të dy këto institucione të organit të akuzës janë ndarë në baza etnike, duke shprehur konfrontimet e tyre të ashpra, njëra palë – ajo shqiptare, që për…

Lexo më Shumë

19 Janar Në zyrat zëvendësministrave dhe drejtorëve që iu ndanë Aleancës për Shqiptarët, vazhdojnë të qëndrojnë emrat e funksionarëve të partisë së Selës edhe pse të njëjtit nuk paraqiten në punë pas deponimit të dorëheqjeve. Që të lëshojnë pozitën që u është dhënë, ata po presin vendimin e Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev. Ky i fundit për Televizionin Alsat përmes një mesazhi tha se institucionet që i janë ndarë Aleancës për Shqiptarët gjatë formimit të Qeverisë, vazhdojnë të jenë nën udhëheqjen e anëtarëve të partisë së Selsë deri në zgjedhjen e drejtorëve dhe zv/ministrave të rinj.  Në mungesë të tyre,…

Lexo më Shumë

19 Janar Pas raundit të ri të bisedimeve për emrin mes negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin Metju Nimic, të mërkurën në Davos të Zvicrës do te mbahet takimi i pare dhe i drejtpërdrejtë mes dy kryeminstrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Në takim, kryeministrat do të diskutojnë për emrat e vendosur në tryezë, për disponimin e palëve rreth zgjidhjes, si dhe vazhdën e punës që do të zhvillojnë grupet e punës, të kryesuara nga vetë ministrat respektivë të jashtëm. Emrat që përfliten nga media greke dhe vendore janë Gorna Makedonija, Nova Makedonija, Severna Makedonija, Vardarska Makedonia, Republika Makedonija…

Lexo më Shumë

19 Janar Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë shprehet e rezervuar rreth zbatimit të reformave të paralajmëruara në arsim. Kreu I saj Nuhi Dardhishta tha për Alsat se në bazë të kushteve momentale nëpër shkolla fillore zbatimi I reformave të reja në arsim mund të mbetet vetëm imagjinatë dhe asgjë më shumë. Kreu I LASH-it Dardhishta, këtë e arsyeton me faktin se në shumë shkolla fillore, posaçërisht ato shqiptare përveç bankave dhe karrigeve klasat nuk posedojnë asnjë pajisje tjetër mësimore. Madje, nga LASH kërkojnë që shkronjat e Abetares të mësohen në klasë të parë dhe jo siç është paraparë me reformat, në…

Lexo më Shumë

19 Janar Me interpretimin e këngëve krishtere në gjuhën maqedonase dhe shqipe sot Struga ndryshe nga vitet e kaluara kremtoi festën “Uji i Bekuar”, gjegjësisht ditën kur në lumin Jordan u pagëzua Jezu Krishti. Në manifestimi për hedhjen e kryqit në ujë që u organizua në lumin Drini i Zi, ku morën pjesë edhe delegacioni qeveritarë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i Komunës së Strugës Ramiz Merko. Ndërkohë manifestimi më i madh për këtë festë të krishterë u organizua në Ohër, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga vendi dhe jashtë. Porti i qytetit në…

Lexo më Shumë

19 Janar “Maqedonia të harrojë anëtarësimin në NATO dhe BE pa zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.” Kjo ishte porosia e Sekretarit gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili para dy dite për herë të parë ateroi në Maqedoni, për të takuar krerët e shtetit. Por analisti Agim Jonuz thotë se porosia e Stoltenberg është me madhe se kaq. Sipas tij, vizita e Stoltenberg në Maqedoni sinjalizon afatin e fundit për reflektim pozitiv në përmbushjen e kushteve për anëtarësim në NATO dhe BE. Mesazhet të cilat ai i dha, ishin se ka ardhur koha e fundit dhe se jemi…

Lexo më Shumë

19 Janar Një stuhi e fortë që ka përfshirë gjithë Evropën, me një shpejtësi deri në 200 kilometra në orë, besohet se mund të ketë shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dje në katër vende, duke çuar në ndërprerjen dhe më pas pezullimin e shërbimeve të transportit. Sipas raporteve të fundit, vdekjet janë regjistruar në Belgjikë, Holandë, Itali dhe Gjermani. Holanda dhe Gjermania kanë ndërprerë dje një pjesë të rëndësishme të shërbimeve të transportit me tren si pasojë e përkeqësimit të kushteve në vend. Gjithashtu, një pjesë e madhe e aeroporteve kanë pezulluar fluturimet e tyre mes shqetësimeve për…

Lexo më Shumë

19 Janar Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht në rrugë të lagështa . Në pjesën veriperëndimore të vendit në disa rrugë ka ngrica. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lexo më Shumë

19 Janar Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Ditën e Ujit të Bekuar, e cila ka një traditë prej shekullit të dytë të erës sonë. Kjo datë është e ndërlidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga ana e Shën Gjonit, i cili prej atëherë njihet si Gjon Pagëzuesi. Tradicionalisht, në lumenjtë hidhen kryqe, ndërsa ai që kap kryqin e shenjtë, besohet se do ta ndjekë fati dhe mirëqenia gjatë gjithë vitit. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me Krishtin, ndërsa besohet se me lëshimin e kryqit ujërat shenjtërohen dhe bëhen të shërueshme. Si edhe…

Lexo më Shumë

18 Janar Kuvendi miratoi nevojën e ligjit për Agjencinë Teknike Operative. Me 64 vota pro, asnjë kundër dhe në mungesë të opozitës, shumica i dha dritë jeshile ligjit për ATO-në për procedurë të mëtejme. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski shpjegoi arsyet për formimin e Agjencisë. Jemi të vendosur për reforma efikase në sistemin e ndjekjes së komunikimeve të cilat para se gjithash do të forconin procesin, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe përmirësimin e vërejtjeve që i kemi pasur deri më tani. Vetëm kjo do të krijonte një sistem të mirë në interes të qytetarëve- deklaroi ministër i Brendshëm,…

Lexo më Shumë