19 Janar
Ekspertët e vlerësojnë pozitivisht votimin e ligjit për Agjencinë Teknike Operative dhe ndryshimet ligjore në ligjin për polici, Punë të Brendshme dhe komunikime elektronike. Sipas ekspertit të Sigurisë, Bashkim Selmani propozimet në aspektin juridik paraqesin hap drejtë reformave dhe do të ndikojnë në efikasitetin e punës së policisë, megjithatë zbatimi i tyre në praktikë kërkon punë intensive.
Reformat të cilët po bëhen kohëve të fundit, jo vetëm me këto tre ligje por edhe me ligjet për menaxhimin e sigurisë nacionale dhe të qytetarëve, në të vërtetë çojnë drejtë reformave. Çdo ligj përmban tre elemente: elementi historik, pritshmëria e ligjit dhe ndryshimi që mund të ndodh sa i përket garancisë së sigurisë nacionale- deklaroi eksperti i sigurisë Bashkim Selamani.
Një sfidë tjetër me të cilën do të përballet Qeveria gjatë zbatimit të reformave, sipas Selmanit është edhe ndryshimi i mentalitetit të punonjësve të policisë, agjentëve të sigurisë dhe sundimi i meritokracisë.
Nëse nisemi nga Kontrolli i Brendshëm që është pjesë e këtij ligji, efikasiteti i këtij organi do të bëhej me seleksionimin e personave të cilët me përpikëri dhe ndershmëri kanë kryer detyra e tyre të jenë në vendet kyçe. Fatkeqësisht tradita ka treguar se ato individ që janë të lidhur me politikën dhe pushtetin zënë vendet kyçe në hierarkinë e policisë. Prandaj është e nevojshme që individët të testohen- theksoi ai.
Kuvendi ditë më parë miratoi nevojën për sjelljen e ligjit për Agjencinë Teknike Operative. Me këtë ligj parashikohet formimi i Agjencisë e cila do të funksionojë veçmas nga DSK-ja dhe MPB-ja e që do të shërbej si institucion për ndjekje të komunikimeve. Shumica miratoi nevojën për ndryshime ligjore edhe në ligjin për Punë të Brendshme, ndryshime këto të cilat parashikojnë kontroll të jashtëm të policisë nga Ombudsmani Policorë dhe formimin e Departamentit të veçantë në Prokurori Publike e cila do të ndjek vetëm veprat e kundërligjshme të punonjësve të policisë. Me ndryshimet ligjore në ligjin për polici parashikohet reduktimi i numrit të mjeteve të dhunës si paralizuesi elektrik, plumbat e gomës, topat e ujit dhe mjetet piroteknike. Mjetet e lartëpërmednura do të mund të përdoren vetëm me urdhër të drejtorit të Byrosë së Sigurimit Publik varësisht situatës, ndërsa përdorimi i tyre ndalohet në afërsi të shkollave, çerdheve, hapësirave ku ka fëmijë dhe ndaj grave shtatzëna. Propozimet do të dorëzohen për shqyrtim në Komisionin për mbrojtje dhe siguri.
Adrian Kerimi

