Author: almakos

20 Janar Ndërtimet e reja dhe të njëpasnjëshme nga dita në ditë po ngulfasin Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Mbindërtimet shtesë të kafeneve, restoranteve dhe objekteve tjera të ndryshme humbin dhe zbehi arkitekturën e dikurshme të Çarshisë. Qytetarët e anketuar për Alsat thonë së ndërtimet të tilla nuk duhet të lejohen veçanërisht në pjesët që më historike. Hapësira është shumë e ngushtë edhe për të kaluar, ja e shihni edhe vetë. Lejet që jepen për të ndërtuar e mbi ndërtuar, çarshisë ja humbasin atë autentikën. Çarshia e Vjetër duhet të mbetet e tillë, të riparohet, të rregullohet por prapë të…

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka mohuar të ketë arritur ndonjë kërkesë nga komuna e Tetovës, për furnizimin me tetë autobusë urban për transport publik. Nga kjo Ministri madje thonë se, për këtë vit, nuk janë paraparë mjete për këtë çështje.  E para, në Ministrinë e Transportit nuk figuron asnjë kërkesë nga komuna e Tetovës lidhur me furnizimin me autobusë. E dyta, Ministria sivjet nuk ka ndarë apo planifikuar mjete për ta ndihmuar komunën e Tetovës për autobusët në fjalë. Dhe e treta, Ministria e Transportit nuk është kompetente për t’i furnizuar komunat me mjete transporti, por këtë gjë duhet…

Lexo më Shumë

Reformat e paralajmëruara në Arsim nga ana e ministres Renata Deskovska ditë më parë, për profesorin Tahir Zajazi, janë të pamundura duke marrë parasysh kushtet nëpër shkolla dhe metodën e mësimdhënies deri më tani. Ai thotë se mësuesit dhe arsimtarët nuk janë të gatshëm të kryejnë zbatimin e këtyre reformave, pasi deri më tani, shkollat e vendit kanë zhvilluar proces mësimor në mënyrë tradicionale pa praktikimin e metodave moderne. Mësuesi jonë nuk është në gjendje të pranojë reforma fragmentale, të shkëputura sipas vullnetit të ministrave apo ministrive që ndërrohen sipas kohës sepse ai është i trajnuar të punojë në një…

Lexo më Shumë

20 Janar Ministri i ri i shëndetësisë, Venko Filipçe premton se do të gjejë zgjidhje për të ulur numrin e foshnjave të vdekura në vend. Ai shton se në këtë drejtim tashmë kanë filluar punët për një strategji të re. Viti i kaluar ishte alarmant për nga numri i foshnjave të vdekura. Sipas të dhënave të Entit shtetërorë për statistikë, në vitin 2017-të kanë vdekur 274 foshnja, që është për 13 më shumë se viti paraprak. Janë përfshirë edhe organizatat e huaja nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, të cilat e ofrojnë ekspertizën e tyre. Tashmë është formuar korniza e…

Lexo më Shumë

20 Janar Kompetentët në teatrin shqiptar edhe pse u ftuan të shpjegojnë, se pse pa tender kanë nënshkruar një kontratë të re për ndërtimin e objektit, ata refuzuan të flasin. Alsat M njoftoi dje se ky institucion ka nënshkruar një kontratë të re në katër sy me kompaninë “Shencija” nga Italia, këtë herë me vlerë gati 1 milion euro. Më parë teatri me të njëjtën kompani ka nënshkruar një aneks me vlerë prej 200 mijë eurove. Marrëveshja u nënshkrua më 13 dhjetor 2016, kur me Qeverinë udhëhiqnin VMRO-DPMNE dhe BDI. Dokumentet e Byrosë për Prokurime Publike tregojnë se që nga…

Lexo më Shumë

20 Janar Kryeministri grek Aleksis Cipras në një intervistë për gazetën “Ethnos”, pohon se kombi maqedonas në kohën antike nuk ka ekzistuar kurrë. Pas negociatave të reja për emrin me Maqedoninë, Cipras beson se nuk është absurde që termi Maqedoni, të përfshihet në një emër të përbërë që do të vlejë për të gjithë. Kombi maqedonas kurrë edhe nuk ka ekzistuar në kohën antike, siç nuk ka ekzistuar edhe kombi i Athinasve ose i Spartanëve. Maqedonia antike ishte një forcë e madhe në botën antike greke e cila u përhap, sidomos në kohën e Aleksandrit të Madh, edhe përtej zonës…

Lexo më Shumë

20 Janar Çështja e emrit nuk është e thjeshtë për ta zgjidhur, por besoj se ka vullnet politik në Athinë dhe Shkup. Këtë e ka deklaruar zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hojt Brajan Ji në intervistë për televizionin “Blumberg” në gjuhën bullgare. Ji vlerëson se kjo është mundësi e mirë që të dy shtetet të arrijnë marrëveshje. Do të kërkohet punë e pandalshme sepse çështja nuk është e thjeshtë për ta zgjidhur. Do të kishte qenë më mirë që të tejkalohej para 25 viteve, por nëse të dy shtetet vazhdojnë të punojnë si deri më tani, nën patronazhin e…

Lexo më Shumë

20 Janar Treni i linjës Tabanoc-Gjevgjeli gjatë ditës së djeshme ka përplasur për vdekje një 64-vjeçar nga fshati Miravci në rajonin e Gjevhjelisë. Sipas MPB-së, rasti është paraqitur dje në polici se në hekurudhën në fshatin Miravci, treni i cili udhëtonte në relacionin Gjevgjeli-Tabanoc, ka goditur për vdekje shtetasin S.G (64). Nga ana e mjekut të ndihmës së shpejtë është konstatuar vetëm vdekja në vendin e ngjarjes, ndërsa hetime po vazhdojnë për zbardhje e plotë të këtij rasti me pasojë vdekjen e një personi.

Lexo më Shumë

20 Janar Në kohën që qeveria greke vazhdon të jetë optimiste për një zgjidhje të mundshme të mosmarrëveshjes me Maqedoninë për çështjen e emrit, opinioni publik në Greqi duket se mendon ndryshe. Kështu, 61% e qytetarëve janë shprehur se çdo formulë për zgjidhje duhet të kalojë më parë në referendum. Shifra rezulton në një sondazh të publikuar të shtunën. Edhe më e madhe, mbi 77%, është pjesa e qytetarëve që refuzojnë ekzistencën e fjalës “Maqedoni” në emrin që do të propozohet për zgjidhje. Disi më i ekuilibruar është opinioni në çështjen e vazhdimit të negociatave, ku 50% shprehen “pro” dhe…

Lexo më Shumë

20 Janar Katër shtetas të Maqedonisë janë lënduar mbrëmë në një aksident trafiku në rrugën Dobrinishtë-Bansko, sinjali për aksidentin ka arritur në ora 23:50 minuta bëjnë të ditur mediat bullgare. Shkaku i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë rruga e ngrirë, pasi vetura ka  humbur kontrollin dhe  rrotulluar kështu disa herë derisa ka dalë nga rruga duke përfunduar në breg të lumit.Ndihma e shpejtë nga Bansko dhe Razlog kanë mbrritur në vendngjarje menjëherë psa sinjalit të marrë, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga aty katër udhëtarët duke prerë një pjesë të veturës. Ndonëse të plagosurit…

Lexo më Shumë

20 Janar Gjatë ditës së sotme moti kryesisht do të  jetë i vranët dhe gjatë pasdites priten reshje të shiut, ndërsa në vendet malore priten edhe reshje të borës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë Celsius, kurse në Shkup dhe rrethinë deri në 9 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

19 Janar Kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën për „Nezavisen vesnik“ akuzoi pushtetin se qëllimisht i provokon që ta braktisin Kuvendin. Mickoski paralajmëron se organet partiake së shpejti do të marrin vendimin përfundimtar për atë nëse do të kthehen Kuvend, ose do të vazhdojnë me bojkotin e punës së Parlamentit. Sipas tij, ligji për gjuhët është jokushtetues, e ndryshon karakterin e shtetit dhe do të krijojë institucione jofunksionale. Nuk pajtohemi me Ligjin për gjuhët para së gjithash për dy arsye. Juridike, për shkak se është antikushtetues dhe de fakto ndryshohet karakteri i shtetit joadekuat me Kushtetutën, dhe…

Lexo më Shumë