20 Janar
Ministri i ri i shëndetësisë, Venko Filipçe premton se do të gjejë zgjidhje për të ulur numrin e foshnjave të vdekura në vend. Ai shton se në këtë drejtim tashmë kanë filluar punët për një strategji të re. Viti i kaluar ishte alarmant për nga numri i foshnjave të vdekura. Sipas të dhënave të Entit shtetërorë për statistikë, në vitin 2017-të kanë vdekur 274 foshnja, që është për 13 më shumë se viti paraprak.
Janë përfshirë edhe organizatat e huaja nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, të cilat e ofrojnë ekspertizën e tyre. Tashmë është formuar korniza e këtij trajnimi me të cilën do të rriten njohuritë e mjekëve që të ballafaqohen me këtë problem – deklaroi ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ndërsa lidhur me problemet e sigurimit të sasive të mjaftueshme të insulinës për të prekurit nga diabeti si dhe lidhur me cilësinë e saj, ministri theksoi:
…po e shqyrtojmë kornizën në të cilën do të shkojë furnizimi i sasive të ardhshme të mëdha të insulinës, diç që do të mundësojë dukshëm të ulet rreziku apo të eliminojmë rrezikun që në të ardhmen të paraqitet deficiti i insulinës në shtet – shtoi ai.
Ministri Filipçe sot realizoi takime me krerët e institucioneve shëndetësore të Ohrit. Ndërsa lidhur me objektin e spitalit të përgjithshëm të Strugës, që gjendet në gjendje të keqe, ministri shtoi se po kërkohet mënyrë për riparimin e tij.
Miki Trajkovski