19 Janar
Kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën për „Nezavisen vesnik“ akuzoi pushtetin se qëllimisht i provokon që ta braktisin Kuvendin. Mickoski paralajmëron se organet partiake së shpejti do të marrin vendimin përfundimtar për atë nëse do të kthehen Kuvend, ose do të vazhdojnë me bojkotin e punës së Parlamentit. Sipas tij, ligji për gjuhët është jokushtetues, e ndryshon karakterin e shtetit dhe do të krijojë institucione jofunksionale.
Nuk pajtohemi me Ligjin për gjuhët para së gjithash për dy arsye. Juridike, për shkak se është antikushtetues dhe de fakto ndryshohet karakteri i shtetit joadekuat me Kushtetutën, dhe e dyta është arsyeja praktike, ligji është vështirë i ndryshueshëm dhe do të krijojë institucione jofunksionale. Ligji për përdorimin e gjuhëve mund të vihet mbi Kushtetutën si akt më të lartë juridik të shtetit, veçanërisht kur asnjë ligj nuk mund të jetë më i lartë se Kushtetuta. Kryetari Ivanov mori vendim për vendosjen e vetos në këtë ligj. Kemi një situatë të sapokrijuar. Me kujdes e analizojmë të njëjtën dhe në bazë të rezultateve nga analiza do të marrim konstatime se si më tutje, këtu para së gjithash mendoj nëse do të veprojmë në mënyrë institucionale ose jashtë institucionale. Por, do të doja t’i theksoj të gjitha rekomandimet e ekspertëve juridik dhe profesorëve, një pjesë e tyre tashmë dolën në opinion dhe një pjesë të tyre ne tashmë i konsultojmë, se ky ligj është jokushtetues – ka thene per „Nezavisen vesnik“ kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

