Author: almakos

22 Janar Rreth 82% e pasurisë së krijuar vitin e kaluar në botë ka përfunduar në duart e 1% të më të pasurve në gjithë planetin, ku gratë janë ato që paguajnë çmimin e lartë të pabarazisë, raportoi sot organizata joqeveritare, Oxfam. “Rritja e menjëhershme e numrit të miliarderëve nuk është tregues i një ekonomie të begatë, por simptomë e dështimit të sistemit ekonomik”, pohoi drejtoresha e Oxfam, Winnie Byanyima, gjatë publikimit të raportit të titulluar “Shpërblimi i punës, jo pasuria” në prag të hapjes së Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos. “Po shfrytëzohen punonjësit që prodhojnë veshjet tona, që…

Lexo më Shumë

22 Janar “Gazetarët punojnë në kushte jo të sigurta”. Ky ishte konstatimi i raportit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë për gjendjen e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend. Në raport janë regjistruar 18 sulme ndaj gazetarëve gjatë vitit të kaluar, 13 prej të cilave kanë qenë sulme fizike. Sipas kryetarit të SHGM-së Naser Selmait, 90% e këtyre sulmeve janë kryer nga partia që ishte në pushtet në atë kohë. SHGM-ja, në raport gjithashtu ka shkruar se gazetarët gjatë vitit 2017 janë përballur edhe me kushte të vështira ekonomike, paga të ulëta dhe të parregullta, por edhe më presion…

Lexo më Shumë

22 Janar Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme analizon propozimet e Metju Nimicit.  Nga qeveria konfirmojnë se po punojnë dhe analizojnë propozimet e ndërmjetësit për zgjidhjen e emrit, Metju Nimic. . “Qeveria e Maqedonisë punon në analizën dhe konsultimet lidhur me kornizën e dorëzuar nga ndërmjetësi Metju Nimic. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë përpjekje për proces inkluziv me kyçjen e gjithë faktorëve relevant politik në vend, në drejtim të ndërtimit të qëndrimit dhe strategjisë së përbashkët”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lexo më Shumë

22 Janar Me 15 vota “pro” Xhemile Mehmeti nga Lëvizja BESA sot është zgjedhur kryesuese e Këshillit komunal të Komunës së Çairit. Për Mehmetin kanë votuar 9 këshilltarët e BDI-së, 4 të LSDM-së dhe 2 këshilltarë të Lëvizjes Besa. Ndërsa në momentin e votimit mbledhjen e kanë braktisur 6 këshilltarë të BESËS, 4 të VMRO-së dhe këshilltarët e Aleancës.

Lexo më Shumë

Paraditen e stome, prej orës 11:o0, është hequr ndalesa për qarkullimin e automjeteve të tonazhit të rëndë në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, komunikon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Ndalesa ishte vendosur mbrëmë rreth orës 22.

Lexo më Shumë

22 Janar Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara në kontestin rreth emrit, Metju Nimic, gjatë 10-të ditëve të ardhshme pritet të vizitoj Shkupin dhe Athinën, që të shqyrtoj këtë çështje, ka njoftuar televizioni grek ERT. Televizioni grek nënvizoi se diplomati është “optimist dhe vlerëson se problemi për emrin e Maqedonisë mund të zgjidhet në 6 muajt ardhshëm”.

Lexo më Shumë

22 Janar Është anuluar seanca e sotme gjyqësore kundër Lupço Stojanovski, i cili akuzohet për tentim vrasje të ish ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov. Seanca e radhës është caktuar për më 14 shkurt. Stojanovski më 1 qershor  vitin e kaluar ka gjuajtur me armë zjarri ndaj ish ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov. Stojanovski është gjyshi i Tamarës, vajzës nga Velesi që ndërroi jetë derisa priste që të operohet jashtë vendit.

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot është caktuar vetëm seancë e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, në rend dite të së cilës janë edhe disa propozime ligjore në lexim të dytë. Anëtarët e Komisionit do të debatojnë për Propozim ligjin për plotësimin e ligjit për përmbarimin e sanksioneve, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimin e Prokurorisë Publike, Propozim ligjin për plotësimin e Ligjit për gjykatat, si dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë penale.

Lexo më Shumë

21 Janar Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor. Pas pushimit tre javor të shkollave të vendit në banka do të rikthehen 270 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, mes të cilëve 20 mijë janë nxënës të klasave të para. Ky vit shkollor do zgjasë deri më nëntë qershor dhe më pas fillojnë pushimet verore. Një numër i konsiderueshëm i shkollave në vend përballen me mungesë kushtesh kurse edhe këtë gjysmë vjetorë të dytë shumë prej tyre kanë mungesë të librave shkollore.

Lexo më Shumë

21 Janar Qytetarët e Strugës do të duhet të presin të paktën deri në vitin 2021 që të mësojnë se cili është ndikimi i dëmshëm i deponisë së egër ndaj rrethinës dhe shëndetit të tyre. Struga për momentin nuk është pjesë e rrjetit të stacioneve matëse në Maqedoni, me ndihmën e të cilave vëzhgohet cilësia e ajrit. Nga Ministria e ambientit jetësor për Alsat -M thonë se për këtë shkak nuk posedojnë informacioneve se çfarë ajri thithin struganët. Si pjesë e rrjetit për ndjekjen e cilësisë së ajrit, ministria posedon stacion mobil, që sipas planit të këtij dikasteri, në Strugë…

Lexo më Shumë

21 Janar Foshnja e lindur ditë më parë, nëna e së cilës humbi jetën gjatë lindjes, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Që nga dita e enjte foshnja është nën kujdes intensiv në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup me dëmtime të rënda të organeve të frymëmarrjes, zemrës dhe gjakderdhje në tru. Nga Klinika e Fëmijëve foshnja do të mbahet edhe për disa ditë nën kujdes intensiv dhe nën mbikëqyrje të lartë të mjekëve. Është vendosur në aparatet respiratore tek Klinika jonë në njësinë për kujdes intensiv i është dhënë gjithë terapia e nevojshme në gjendje relative stabile megjithatë…

Lexo më Shumë

21 Janar Ish gjykatësi Dane Iliev thotë se është Gjykata ajo që duhet të vendos në bazë të fakteve dhe dëshmive nëse ka apo jo nevojë për rikualifikim të rastit të Almir Aliut. Sipas tij, prokurori publik duhet të qëndrojë pas akuzës së ngritur deri në vendimin e gjykatës dhe cilido vendim që merret duhet gjithmonë të jetë në vijë të drejtë me dëshmitë dhe ligjin. Situata është e tillë sepse unë nuk kamë dëshmi konkrete se çfarë ka ndodhur por sipas përvojës të deritanishme, prokurori publik duhet të qëndroj pas akuzës ndërsa gjykata është ajo që do të vendosë…

Lexo më Shumë