Apeloj deri tek të gjitha partitë politike që të mos ushtrojnë presion dhe të mos përzihen në punën e Prokurorisë Publike, sikurse që po ndodh ditëve të fundit. Prokurorët vendimet i marrin dhe do t’i marrin në bazë të dispozitave ligjore dhe argumenteve, njofton Almakos. “I bëj thirrje partive politike që të mos ushtrojnë presion dhe të mos ndërhyjnë në punën e prokurorisë publike, siç është rasti dhe me Almirin. Prokurorët kryejnë punën e tyre dhe vendimet merren dhe do të kryhen ekskluzivisht në bazë të dispozitave të ligjit dhe dëshmive të paraqitura”. Me ardhjen time në zyrën e Prokurorit…
Author: almakos
Liderët botëror, elitat politike dhe ekonomike si dhe përfaqësues të sektorit qeveritar sot marrin pjesë në forumin katër-ditor në Davos me moton “Le të krijojmë një të ardhme të përbashkët në një botë të vetme të ndarë”. Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Cipras janë në mesin e qindra mysafirëve të forumit ku tema kryesore do të jetë mosmarrëveshja që Greqia ka me emrin kushtetues të Maqedonisë. Pastaj ndërmjetësuesi i OKB Matthew Nimetz do të takohet me ministrat e jashtëm të të dy vendeve. Dje në Bruksel, Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias mbeti optimist me qëndrimin e tij: “Jemi pranë…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë caktuar seanca gjyqësore për tre lëndë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi”. Gjykimi për “Trust” javën e kaluar u shty për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit të dytë Vasilije Aviroviq. I dyshuari i parë në këtë lëndë është biznesmeni Sead Koçan dhe pesë persona tjerë. Në lëndën “Spiuni” mes 18 personave të akuzuar është edhe ish-gjenerali policor Goran Stojkov dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Parandalimin e Korrupsionit, Vane Cvetanov, ku gjykatës kryesor do të jetë Vlladimir Tufekxhiq. Seanca paraprake u shtyj dhe arsyeja e ishte mungesa e…
22 Janar Në klasat ku ende po ndjehet era e lagështisë filloi gjysmë-vjetori i dytë shkollën fillore Josip Broz Tito në Strugë. Gjatë ditëve jo pune në këtë Shkollë ishin harruar hapur çezmat e ujit me çka uji e ka kapluar tërë objektin. Për shkak të kësaj situate, orët deri në fund të kësaj jave do të shkurtohet për 10 minuta. “Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur pasojat ende ndjehen. Por, shpresoj se do të zgjidhet për shkak se gjatë javës kemi marrë masa, derisa nxënësit ishin në pushim dimëror”, tha Natasha Pintoska Beqiroska, Drejtore e Josip Broz Tito 2.…
22 Janar Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë mbështet reformat e paralajmëruara në arsim për ciklin fillor. Kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha projekti fillimisht duhet të kalojë si pilot, pasi deri tani, sipas tij janë bërë shumë eksperimente në arsim. Nedellkov tha se infrastruktura momentale nëpër shumë shkolla dhe mënyra e realizimit të orës mësimore nuk do të lejojë zbatimin e reformave të reja. Vlerësoj se është shumë e vështirë, organizimi i një grupi të nxënësve të punojnë, hulumtojnë, vizatojnë dhe grupi tjetër, supozojë të qëndrojë jashtë në oborrin e shkollës ose në ndonjë klasë tjetër. Rekomandimet tona ndaj…
22 Janar Kuvendi akoma është duke shqyrtuar arsyetimin e presidentit Gjorge Ivanov për mos dekretimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Siç mëson Alsat M, leximi i tretë i ligjit për gjuhët në rend dite do të vendoset kur shumica nuk do të ketë krizë kuorumi. Në koordinimin e sotëm me kreun e Kuvendit, nuk është caktuar për ndonjë datë konkrete, por siç mëson Alsat, seanca për leximin e tretë mund të vendoset mes datave 29 janar dhe 2 shkurt. Partitë e shumicës parlamentare nuk planifikojnë të propozojnë amendamente ndaj arsyetimeve të Ivanovit, pasi sipas tyre ky veprim do të…
22 Janar Këshilli i komunës së Çairi për kryetar të këshillit ka zgjedhur Xhemile Mehmetin, këshilltare e lëvizjes Besa nga grupi i Bilall Kasamit. Ajo dhe një këshilltar tjetër nga grupi i Kasamit kanë kaluar në radhët e koalicionit BDI-LSDM duke mundësuar kështu kapërcimin e krizës me kreun e këshillit i cili deri tani nuk ishte ishte zgjedhur për shkak të mungesës së numrave të mjaftueshëm të këshilltarëve. Për zgjedhjen e Xhemile Mehmetit për kryetare të Këshillit kanë votuar 9 këshilltarët e BDI-së, 4 të LSDM-së dhe dy të lëvizjes Besa, grupi i Bilall Kasamit. Mbledhjen e kanë lëshuar 6…
22 Janar Spitali privat “Sante Plus” ka reaguar përmes një kumtese, duke përgënjeshtruar se 31 vjeçarja nga Kërçova e cila ndërroi jetë të enjten e shkuar gjatë procesit të lindjes, ka vdekur në këtë spital. Në reagim thuhet se nga ana e tyre është bërë gjithçka e mundur dhe se përpara se Dëbora Xhambazi të ndërrojë jetë është dërguar në Klinikën për anestezion reanimacion dhe kujdes intenziv në Spitalin shtetëror në Shkup. Në reagim poashtu thuhet se Xhambazi kontrollet e shtatzënisë nuk i ka kryer në këtë spital dhe se komplikimet të cilat i ka pasur e ndjera, kanë qenë…
22 Janar I ramë ziles në derën e filialit të kompanisë italiane “Shencija” në Shkup që e rindërton teatrin e Shkupit. Dera e përparme në oborr hapet përmes citofonit. Njerëzit që jetojnë në të njëjtën ndërtesë, në rrugën e Bohemëve në Debar Maalo, theksuan se si fqinj kanë një kompani italiane, por nuk e dinë me çfarë merret dhe cila është veprimtaria e tyre. Në derën e hyrjes të banesës ku është zyra, nuk kishte zile, as mbishkrim se këtu është selia e degës së Shkupit të “Shencijas”, kompani e cila thuajse një milion euro në procedurë me negocim nënshkroi…
22 Janar Për shkak të shumicës së ngushtë parlamentare , ndryshimet në ligjet për realizimin e sanksioneve, për prokurori publike, për veprimtarinë e prokurorisë publike si dhe ligjet për gjykata dhe procedurë penale, mund të miratohen me vështirësi. Në seancën e sotme të komisionit kaloi leximi i dytë i këtyre ndryshimeve, por që ato të miratohen në seancë plenare, nevojitet shumicë e dy të tretave. Për këtë, kryetari i Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve ftoi deputetët e VMRO DPMNE-së opozitare që të kthehen në Kuvend. “Ftoj deputetët e VMRO DPMNE-së dhe opozitën që sa më shpejtë…
22 Janar Ndërmjetësi i OKB-së për emrin Methju Nimic do të vizitojë Shkupin dhe Athinën në dhjetë ditët e ardhshme, për ti njoftuar krerët e dy shteteve për raundin e fundit të bisedimeve, por edhe për propozimet. Nga qeveria thonë se po analizojnë propozimet e Nimicit të dala nga takimi i fundit me negociatorët. Por nga ekzekutivi nuk japin më shumë detaje lidhur me propozimet. Qeveria e Maqedonisë “Qeveria tashmë punon në analizimin dhe konsultimet rreth kornizës së dorëzuar nga ndërmjetësi Nimic. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë përpjekje për proces sa më inkluziv që të jetë e mundur…
Dhjetëra profesorë të Gjimnazit të Tetovës Kirill Pejçinoviq në shenjë proteste për vonesën e rrogës së dhjetorit kanë bojkotuar orët e parë të mësimit. Udhëheqësia e shkollës mbështet protestën e profesorëve dhe apelon deri tek autoritetet kompetente që të ndërmarrin masa për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ligji për pagesën e rrogave e dimë që ka një afat se deri kur duhet të paguhen. Kuptohet se edhe profesorët kanë të drejtë sepse një pjesë e madhe janë raste që do i quaja edhe sociale me borxhe me kredi nëpër banka dhe bankat nuk falin ata kërkojnë që të paguash këstin –…

