Apeloj deri tek të gjitha partitë politike që të mos ushtrojnë presion dhe të mos përzihen në punën e Prokurorisë Publike, sikurse që po ndodh ditëve të fundit. Prokurorët vendimet i marrin dhe do t’i marrin në bazë të dispozitave ligjore dhe argumenteve, njofton Almakos.
“I bëj thirrje partive politike që të mos ushtrojnë presion dhe të mos ndërhyjnë në punën e prokurorisë publike, siç është rasti dhe me Almirin. Prokurorët kryejnë punën e tyre dhe vendimet merren dhe do të kryhen ekskluzivisht në bazë të dispozitave të ligjit dhe dëshmive të paraqitura”.
Me ardhjen time në zyrën e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, kam premtuar se vendimet nuk do të bëhen në bazë të dëshirave të selisë qendrore apo të pushtetit. Profesionalizimi dhe kthimi i besimit në Prokurori janë parimet e mia themelore në ushtrimin e këtij funksioni përgjegjës.
Partitë politike pavarësisht se janë në pushtet apo opozitë, pa dallim të përkatësisë etnike kanë premtuar se do ti heqin duart nga Prokuroria, do ta respektojnë pavarësinë e saj dhe se angazhohen për reforma në sistemin juridik. Për këtë arsye kërkoj edhe për rastin që kohëve të fundit është shumë prezent në opinion, të veprojnë në pajtim të deklarimeve të tyre.
Unë ju siguroj se ngjarja tragjike, i cili u vra katërvjeçari Almir Aliu po veprohet në mënyrë profesionale dhe në bazë të ligjit.
Gjithashtu apeloj të meren parasysh të gjitha provat dhe faktet e gjithë ngjarjes. Vetëm analiza e plotë e provave përcakton të vërtetën materiale dhe përgjegjësinë penale.
Subjektet politike nëse kanë dyshime ose kanë kundërshtime në punën time profesionale mund të kërkojnë largimin tim. Autorët do të trajtohen në bazë të fakteve dhe veprës penale të kryer, dhe jo në bazë të përkatësisë etnike apo partiake “, tha Joveski./Almakos
https://almakos.com/qytetaret-kerkuan-drejtesi-per-rastin-e-almir-aliut

