24 Janar Inspektorati sanitar dhe shëndetësor i vë drynin Spitalit privat “Sante Plus”. Sipas njoftimit të Inspektoratit, pas hetimit të jashtëzakonshëm ka konstatuar shkelje dhe parregullsi pas çka i është urdhëruar ndalimi i veprimtarisë deri në anashkalimin e parregullsive dhe shkeljeve të konstatuara. Vendimi i inspektoratit sanitar dhe shëndetësor vjen pak ditë pas vdekjes së 31 vjeçare nga Kërcova e cila në këtë spital ka kryer lindje cezariane. Arsye për vdekjen e saj mësohet të ketë qenë prezenca e anestezisë së madhe në trup, gjë që ka çuar deri në bllokimin e plotë të organeve të frymëmarrjes. Në reagimin e…
Author: almakos
24 Janar Dega “Butel” e Aleancës për Shqiptarët ka ngritur zërin kundër kryesisë së partisë në prag të kongresit të parë, duke kërkuar kështu përfshirje në vendimmarrje dhe përfaqësim të denjë në organet partiake . Sipas tyre, Dega e Butelit ka qenë e anashkaluar si në punësime që u bënë gjatë kohës kur Aleanca ishte ne Qeveri, ashtu edhe në vendimmarrje politike.1 muaj para mbajtjes së Kongresit të partisë, është paraparë që të mbahet Kuvendi I Degës së Butelit ku do vendosin për propozimet e udheqësisë së re të kësaj dege. Kryetari për organizmin e Kuvendit të Degës së Butelit,…
24 Janar Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme ka vendosur që të zhbllokoj punën në komunat Butel, Çair, Tetovë, Gostivar dhe Tearcë dhe i rekomandoi Ministrisë së financave që të miratojë mjete për pagat e mësimdhënësve dhe administratorëve komunal. Ndërkohë thonë se kanë zgjidhur vetë problemin. Këshilli i Komunës së Gostivarit ka votuar vendimin për financim të përkohshëm të komunës së Gostivarit deri më datë 31 mars. Jemi sot këtu që të debatojmë për të sjellë vendim për mënyrën e financimit të komunës deri në momentin e miratimit të buxhetit të komunës që të mundësojmë funksionim financiar të…
24 Janar Kryeministri Zoran Zaev është në takim me homologun e tij grek, Aleksis Cipras për zgjidhjen e çështjes së emrit. Akoma nuk dihet se kur do të mbarojë ky takim në Davos të Zvicrës dhe nëse liderët do të prononcohen pasi përfundimit. Megjithatë ky takim është pritur me optimizëm të matur nga të dyja palët dhe njëherit ishtë top temë në mediat vendase dhe ato greke. Sipas mediave të shtetit fqinj, takimi i sotëm është “Momenti i së vërtetës”, ku praktikisht të dy palët do të kuptojnë për vullnetin e vërtetë mes tyre për zgjidhjen e kontestit shumë-vjeçar. Mediat…
24 Janar Gabimeve të shumta në tekstet shkollore duket se po u vjen fundi. Qeveria ka sjell vendim për ndryshime të Ligjit për librat e shkollës fillore dhe të mesme të cilat ndryshime I japin të drejtë Shërbimit Pedagogjik t’i ftoj botuesit, respektivisht autorët të propozojnë korrigjime ose plotësime shtesë të librit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të thirrjes. Gjithashtu në ndryshimet e Ligjit është paraparë që edhe vet autorët ose botuesit të propozojnë ndryshime dhe plotësime shtesë paraprakisht pa pasur kërkesë nga ana e Shërbimit Pedagogjik. Propozim Ligji për tekstet shkollore të arsimit fillor dhe…
24 Janar VMRO-DPMNE-ja do të kthehet në Kuvend, në prag të leximit të tretë të propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, për të parashtruar amendamente. Nga kjo parti thonë se ky është një tentim tjetër për të bindur shumicën për rrezikun që do sjellë zbatimi i këtij ligji në praktikë. VMRO-DPMNE-ja dhe grupi jonë parlamentar do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë tonë për t’u penguar kjo politikë destruktive. Grupi parlamentar do të kthehet në ulëset e Kuvendit dhe me amendamente do të përpiqet ta parandalojë miratimin e këtij ligji jo-kushtetues. Deputetët tanë do të kthehen vetëm për ligjin për…
24 Janar Ekspertët hedhin dyshime mbi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Kumanovës për rikualifikim të veprës së të dyshuarit Boban Iliç nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”. Sipas tyre, Rregullorja e Prokurorisë Publike për organizim të brendshëm mundëson që një organ Themelor i akuzës të kërkojë mendim nga organi i instancës më të lartë, por jo në rastin konkret. Sipas juristit Bekim Kadriu, dyshimet ndaj prokurorit të lëndës rriten edhe më shumë nga fakti se i njëjtë vetëm pas dy viteve kërkon rikualifikim të veprës. Pse i duhet Prokurorit themelor të kalojnë dy vite që të futet në…
24 Janar Mbështetje e qytetarëve për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike gjithnjë e më shumë po shënon rritje. Sipas anketës së fundit të realizuar nga Qendra “Eurothink” për 63% të të anketuarve në vitin 2017 anëtarësimi në BE do të ishte punë e mirë, shifër kjo e rritur për 6,5% krahasuar me vitin 2016. Madje 67,9% do të votonin pro anëtarësimit, nëse do të mbahej referendum. Për 10,9% është rritur përqindja e qytetarëve që mendojnë se vendi do të anëtarësohet 5 vitet e ardhshme, kjo përqindje që në vitin 2016 ishte 18,7% tani ka shënuar rritje dhe ka arritur…
Ministri i Diasporës i Maqedonisë Edmond Ademi, ai i Shqipërisë Pandeli Majko dhe ai i Kosovës Dardan Gashi gjatë një takimi në Ohër, vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tri shteteve në rajon. Takimi i Ohrit u konsiderua një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve, në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik. Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë…
24 Janar Takimi mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe i Greqisë, Aleksis Cipras në Davos është hap drejt zgjidhjes së kontestit të emrit, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ai rikujtoi se kryeministri Zaev disa herë deri tani ka theksuar se është optimist se të dy vendet do të arrijnë të gjejnë zgjidhje për kontestin e emrit. “Vetë takimi paraqet hap drejt zgjidhjes. Qeveria tashmë e ka filluar procesin e analizës dhe të koordinimit rreth kornizës më të re të ndërmjetësuesit Metju Nimic. Presim të ndërtojmë…
670 persona do të lirohen nga dënimi me burg, kurse 3097 të tjerëve do t’iu shkurtohet dënimi për 30% me ligjin për amnisti, i cili që nga dje është i plotfuqishëm. Nga burgu më i madh në Maqedoni, Idrizova, nga gjithsej 1754 të burgosur, amnistisë do ti gëzohen 1438 persona nga të cilët… 621 janë maqedonas;569 janë shqiptarë;26 janë serbë;257 janë romë. Në hyrjen e ligjit, propozuesi arsyeton amnistinë edhe me kursimin e mjeteve buxhetore, pasi që pas lirimit të një numër të madh të burgosurve nuk do të harxhohen para për përmirësimin e kushteve nëpër burgje.
23 Janar Avokati i Popullit Ixhet Memeti bëri me dije se zyra e tij e ndjek nga afër gjykimin për rastin e vdekjes së Almir Aliut dhe vlerëson se ekzistojnë dyshime mbi gjithë procesin gjyqësor. Sipas tij, rasti len hapësirë për të dyshuar për përfshirje politike dhe joprofesionalizëm. Memeti këto komente i bëri në emisionin “200” që do të transmetohet në orën 22:30 në Alsat. [embedded content]

