670 persona do të lirohen nga dënimi me burg, kurse 3097 të tjerëve do t’iu shkurtohet dënimi për 30% me ligjin për amnisti, i cili që nga dje është i plotfuqishëm. Nga burgu më i madh në Maqedoni, Idrizova, nga gjithsej 1754 të burgosur, amnistisë do ti gëzohen 1438 persona nga të cilët…
621 janë maqedonas;
569 janë shqiptarë;
26 janë serbë;
257 janë romë.
Në hyrjen e ligjit, propozuesi arsyeton amnistinë edhe me kursimin e mjeteve buxhetore, pasi që pas lirimit të një numër të madh të burgosurve nuk do të harxhohen para për përmirësimin e kushteve nëpër burgje.

