23 Janar Aneksi i kontratës bazë prej rreth një milion euro mes teatrit shqiptar dhe kompanisë “Shencia” nga Italia për rindërtim të këtij objekti është lidhur për shkak të punëve të paparashikuara. Ky institucion me shkrim u përgjigj në pyetjet që Alsat M i ngriti sa i takon arsyeve që krijuan nevojën për një kontratë të këtillë me negocim. Gjatë kryerjes së punëve ndërtimore u paraqit nevoja për realizimin e punëve të paparashikuara që nuk janë të përfshira në kontratën bazë, dhe që janë të domosdoshme dhe është e nevojshme t’i jepen kontraktuesit. Aneks–kontrata është përgatitur dhe përshtatur në një…
Author: almakos
Ministria e ambientit jetësorë urgjentisht ta ndryshojë planin dhe stacionin për matjen e cilësisë së ajrit në Strugë, në vend që në vitin 2021, ta vendos menjëherë- kërkuan shoqatat civile. Kërkesa e këtillë vjen pasi Alsat M njoftoi se kjo ministri planifikon të vendosë stacion matës në Strugë vetëm pas tre vitesh. Situata edhe më shumë bëhet urgjente nëse kihet parasysh se Struga ka problem serioz me deponinë e egër e cila është shumë afër qytetit dhe prej ku me muaj të tërë kishte zjarre. Sëmundjet e mushkërive, përfshirë sëmundjet kancerogjene të mushkërive supozoj që kanë lidhje me cilësinë e…
23 Janar Leximi i tretë i propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve është caktuar për më 29 janar. Seanca plenare u caktua gjatë koordinimit të djeshëm të kryeparlamentarit Xhaferi me grupet parlamentare, në të cilin munguan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Propozimi do të vendoset përsëri në seancë parlamentare pasi presidenti i vendit Gjorge Ivanov nuk dekretoi miratimin e tij nga ana e shumicës parlamentare, nën arsyetimin se ky ligj cenon karakterin unitar dhe Kushtetutën e vendit. Gjatë ditës së djeshme VMRO-ja opozitare kërkoi që të formohen grupe pune të përbëra nga përfaqësues të partive parlamentare, me përfshirjen edhe të ekspertëve si dhe…
= I ashtuquajturi “krahu i Shkupit” i Lëvizjes Besa akuzon mbështetësit e Bilall Kasamit se u është dhënë posti i kryetarit të Këshillit të Komunës së Çairit si shpërblim që kanë marrë të gjitha gjërat nga selia e deritanishme qendrore e kësaj partie. Nga i ashtuquajturi “krahu i Shkupit” marrjen e të gjitha gjërave madje dhe dyerve të selisë, e quajnë plaçkitje. Edhe vetë mund ta shihni se si është plaçkitur selia qëndrore e Lëvizjes Besa nga ana që deri dje e mbanin të uzurpuar. Për këtë plaçkitje ata dje u shpërblyen me kryesuesin e Këshillit Komunal të Çairit dhe…
23 Janar Pjesa e madhe e ligjeve në Maqedoni miratohen pa analizë paraprake nga ministritë për pasojat dhe efektet nga ligji i miratuar, edhe se kjo është obligim që ekziston që nga viti 2009. Hulumtimi i Institutit për demokraci ka treguar se 77% e qytetarëve aspak nuk e dinë se duhet të ekzistojë një proces i këtillë për vlerësim dhe ndikim të rregullativave ligjore, ndërsa për këtë nuk kanë dëgjuar madje 72 % e të punësuarve në administratën shtetërore. Ministritë shpesh i shmangen këtij detyrimi pasi nuk janë parashikuar kurrfarë dënimesh apo pasojash tjera. Nëse ka konsultime cilësore publike që…
23 Janar Sindikata e Pavarur për Arsim Shkencë dhe Kulturë kërkon që urgjentisht të gjendet zgjidhje për pagesën e pagave të muajit dhjetorë, për të punësuarit në kopshte, në shkolla fillore dhe të mesme në Çair, Tetovë, Gosivar dhe Tearcë. Në komunikatën e Sashk-ut thuhet se për shkaqe politike dhe përplasje në këshillat komunal të institucioneve të lartpërmendura, nuk janë miratuar buxhetet komunale. Nga Sashk-u thonë që nëse në afat më të shkurtër kohor nuk paguhen pagat, ata do të ndërmarrin masa më radikale prej organizatave të tyre sindikaliste. Nëse në afatin më të shkurtër të mundshëm nuk paguhen pagat, SASHK-u…
23 Janar Sindikata e Pavarur e policëve kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të policëve nga sulmet e ndryshme në adresë të tyre, nga ana e individëve të ndryshëm. Ata bëjnë thirrje deri tek organet kompetente që urgjentisht të merren masa dhe aktivitete për mbrojtje e të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Siç thonë nga Sindikata kohëve të fundit sulmet si ato fizike dhe ato verbale janë rritur në numër të madh. Nga Sindikata gjithashtu kërkojnë ndryshim të ligjit për kontroll dhe mbikëqyrje mbi policinë dhe paralajmërojnë edhe protesta në muajin maj. Ne si Sindikatë kërkojmë ndryshim të tërësishëm…
23 Janar Edhe pse përgjegjësia për hapjen e kufirit Bellanocë-Stançiq që ndan shtetin tonë me atë të Kosovës i mbeti palës kosovare, nga atje nuk ka sqarime konkrete. Zv/kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj premtoi se kjo pikë kufitare së shpejti do finalizohet, pa përcaktuar afat kohor. Presim që të përfundojnë punimet dhe presim që të bëhet funksionale. Mesa e di unë një pjesë e madhe e punëve janë kryer – tha Enver Hoxhaj, zv/ kryeministër i Kosovës. Megjithë paqartësinë rreth kësaj pike kufitare dhe stërzgjatjes së projektit, Zv/kryeministri i Kosovës Hoxhaj, për një të ardhme të afërt, paralajmëroi një vendkalim…
23 Janar Pas takimit të dy kryeministrave Zaev dhe Cipras që pritet të mbahet nesër në Davos në kuadër të negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit, në Shkup planifikohet takim liderësh për arritjen e konsensusit të brendshëm. Pavarësisht se akoma nuk është arritur konsensus i brendshëm nacional as në Greqi, takimi mes dy kryeministrave pritet me optimizëm të matur nga të dyja Qeveritë. Pas përfundimit të takimit në Davos që do ta ketë kryeministri Zaev me kryeministrin, Cipras besoj se do të ketë një takim ndërmjet liderëve të partive politike për të shqyrtuar kornizën dhe pastaj do të marrim…
23 Janar Manifestimi për çështjen e emrit të Maqedonisë që u zhvillua të dielën, në Selanik nuk do të ndikojë në negociatat me Maqedoninë, deklaroi dje në Bruksel, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocijas. Sipas raportimeve të policisë greke, në protestën e zhvilluar në sheshin kryesor të qytetit verior të Selanikut, merrnin pjesë rreth 90 000 persona. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, Kotzias deklaroi se ”pjesëmarrja e madhe në protestë ishte një pasqyrim i funksionit të demokracisë greke dhe i shqetësimit për shumë shtetas grekë që ndonjëherë krahasojnë gabimisht negociatat për emrin e…
Seanca e sotme gjyqësore për vrasjen e Almir Aliut u anulua për më 6 shkurt nën arsyetimin se mungon njëri prej avokatëve.
23 Janar Nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, është konstatuar se gripi ende është në nivel të lartë. Për momentin janë regjistruar 1,739 raste të të prekurve nga gripi dhe pritet rritje e numrit gjatë periudhës së ardhshme. Inspektorati shtetëror shëndetësor sanitar, dërgoi vendim deri te të gjitha shkollat fillore dhe të mesme për pastrim themelor dhe dezinfektim të hapësirave shkollore, sigurim të mjeteve higjienike si dhe ndjekje të rregullt të mungesës së fëmijëve në mësim. Janë paraqitur edhe 2 raste të reja të fruthit nga ana e Institutit për Shëndet Publik. Rasti…

