23 Janar
Pjesa e madhe e ligjeve në Maqedoni miratohen pa analizë paraprake nga ministritë për pasojat dhe efektet nga ligji i miratuar, edhe se kjo është obligim që ekziston që nga viti 2009. Hulumtimi i Institutit për demokraci ka treguar se 77% e qytetarëve aspak nuk e dinë se duhet të ekzistojë një proces i këtillë për vlerësim dhe ndikim të rregullativave ligjore, ndërsa për këtë nuk kanë dëgjuar madje 72 % e të punësuarve në administratën shtetërore. Ministritë shpesh i shmangen këtij detyrimi pasi nuk janë parashikuar kurrfarë dënimesh apo pasojash tjera.
Nëse ka konsultime cilësore publike që në procesin para se Ministria ta miratojë propozim-ligjin dhe ta dërgojë atë në Qeveri për t’u vendosur, shumë nga gjërat problematike do vëreheshin herët dhe do mundeshin të pengohen që më vonë të paraqiten si problem. Kjo do të thotë se për këtë duhet të ketë edhe vullnet politik nga ana e Qeverisë dhe ministrive që t’i hapin të gjitha këto procese për opinionin dhe ta përfshijnë që në fillim të këtyre proceseve kur diskutohet si duhet të zgjidhet ndonjë problem. A duhet të zgjidhet me ligj të ri, me ndryshime ligjore apo me ndonjë politikë tjetër – deklaroi Jane Dimeski, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

