23 Janar
Sindikata e Pavarur për Arsim Shkencë dhe Kulturë kërkon që urgjentisht të gjendet zgjidhje për pagesën e pagave të muajit dhjetorë, për të punësuarit në kopshte, në shkolla fillore dhe të mesme në Çair, Tetovë, Gosivar dhe Tearcë. Në komunikatën e Sashk-ut thuhet se për shkaqe politike dhe përplasje në këshillat komunal të institucioneve të lartpërmendura, nuk janë miratuar buxhetet komunale. Nga Sashk-u thonë që nëse në afat më të shkurtër kohor nuk paguhen pagat, ata do të ndërmarrin masa më radikale prej organizatave të tyre sindikaliste. Nëse në afatin më të shkurtër të mundshëm nuk paguhen pagat, SASHK-u paralajmërojnë masa më radikale dhe atë deri në realizimin e të drejtës ligjore për pagesën e pagave.
“Për arsye të karakterit politik, këshillat komunal në Çair, Tetovë, Tearcë dhe Gostivar akoma nuk e kanë përfunduar procedurën ligjore për miratimin e Buxhetit për vitin 2018, me çka bëhet bllokim total financiar dhe pamundësohet që mijëra të punësuar prej veprimtarive që i mbulon SASHK-u të mos marrin paga”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga SASHK-u.
Alsat-M

