23 Janar
Aneksi i kontratës bazë prej rreth një milion euro mes teatrit shqiptar dhe kompanisë “Shencia” nga Italia për rindërtim të këtij objekti është lidhur për shkak të punëve të paparashikuara. Ky institucion me shkrim u përgjigj në pyetjet që Alsat M i ngriti sa i takon arsyeve që krijuan nevojën për një kontratë të këtillë me negocim.
Gjatë kryerjes së punëve ndërtimore u paraqit nevoja për realizimin e punëve të paparashikuara që nuk janë të përfshira në kontratën bazë, dhe që janë të domosdoshme dhe është e nevojshme t’i jepen kontraktuesit. Aneks–kontrata është përgatitur dhe përshtatur në një periudhë më të gjatë mes investuesit, projektuesit, mbikëqyrësit dhe realizuesit – shpjeguan për Alsat M nga Teatri Shqiptar.
Do të përpunohen muret dhe dyshemetë, rregullimi i dyerve, ujësjellësit dhe kanalizimit, objektet sanitare, klimatizimi dhe ventilimi si dhe instalimi elektrik dhe ndriçimi. Këto janë një pjesë e punëve të parapara në aneks-kontratën e fundit. Nga teatri thonë se shkelja e afateve dhe zvarritja nuk janë rezultat i mosrespektimit të kontratës nga kompania “Shencia”. Ngecje, sipas tyre, është paraqitur vetëm kur kompania është rikonstruar ose kur “Shencia SHPKNJP” e bleu filialin në Maqedoni të Lamone Moreda.
Në buxhetet vjetore nuk ishin siguruar mjaftë mjete të nevojshme në pajtim me dokumentacionin e projektit apo nuk është ndjekur dinamika e pagesës, dhe me atë edhe dinamika e realizimit të punëve – nënvizuan nga Teatri Shqiptar.
Sipas të dhënave për teatrin të siguruara nga mbikëqyrësi i rindërtimit, fillimisht kompanisë Lamone Moreda nga Italia i janë paguar 67 milion e 332 mijë e 271 denarë, ose 1 milion euro. Shencia e cila e bleu filialin e Lamone Moredas i mori detyrimet e paguara që janë 167 milion e 686 mijë e 963 denarë, ose 2 milion e 700 mijë euro. Në përgjigjen e teatrit shqiptar qëndron se janë nënshkruar edhe katër anekse të kontratës bazë me vlerë prej 80 milion denarësh pa TVSH.
Theksojmë se vlera përfundimtare e investimit të punëve ndërtimore në objekt do të vlerësohet pas realizimit të projektit dhe përllogaritjes finale për pozicionet e realizuara dhe të parealizuara të projektit bazë, si dhe pozicionet e anekseve për teprica dhe punë të pa parapara – përfunduan nga Teatri Shqiptar.
Alsat M të premten publikoi se teatri shqiptar ka lidhur aneks prej rreth 1 milion eurosh me kompaninë italiane “Shencia” për rindërtimin e objektit, në procedurë negocimi. Mes tjerash Alsat M e kontrolloi kompaninë e Italisë. Të dhënat që i siguruam tregojnë se pas falimentimit të “Lamone Moredas”, “Shencia SHPKNJP” e bleu filialin nga Maqedonia të “Lamone Moredas” dhe formon filialin “Shencia Italia, Shkup”. Edhe pse dje ishim në selinë e kësaj kompanie që gjendet në rrugën e Bohemëve në qendër të qytetit, askush nuk na pranoi. Askush nuk e hapi derën edhe pse i ramë ziles më gjatë. Në nëntor të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë për teatrin shqiptar u ndanë 300 mijë euro nga buxheti për mbulimin e borxheve të bëra gjatë ndërtimit.
Bojan Stojanovski

