25 Janar Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vlerësoi Reisul Ulema-n e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepin, duke e dekoruar me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Për merita të shquara në promovimin e vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare. Në vlerësim të mbrojtjes së interesave dhe jetës fetare islame mes shqiptarëve, të kujdesit për zhvillimin e shkollimit, të institucioneve fetare në frymën kombëtare, si dhe përpjekjeve për mundësimin e urave lidhëse mes mendimit tradicional islam dhe mendimit bashkëkohor e intelektual shqiptar”. Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm klerikë…
Author: almakos
25 Janar Nesër në Gjykatën Themelore të Shkupit, në bankën e të akuzuarve do të ulen 10 persona si të dyshuar për tentim vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela më 27 prill të vitit kaluar në Kuvend. Përveç Kire dhe Cane Gjorgjievskit, si të dyshuar për tentim vrasje janë edhe Oliver Oshavkovski, Sashe Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllevski-Kobra. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk do të merr pjesë në seancën e parë gjyqësore, por në cilësinë e palës së dëmtuar do të përfaqësohet nga avokati i tij Abedin Abduli. Sipas…
25 Janar Pas takimit të mbrëmshëm të dy kryeministrave, Zoran Zaev e Aleksis Cipras ku u theksua angazhimi kundër irrendentizmit, asnjë informacion nuk jepet nga Qeveria për ndryshimin e mundshëm të Kushtetutës, as për heqjen e përmendores së Aleksandrit të Madh e as për rishikimin e librave të historisë. Nga Qeveria nuk japin asnjë informatë nëse të njëjtat ishin temë e negociatave të mbrëmshme e as nëse mund të presim që të ndërmerret diçka në këtë drejtim. Madje akoma nuk është vendosur se kur do të ndryshohet emri i aeroportit dhe i autostradës, siç paralajmëroi Zaev. Nga Qeveria thjeshtë na…
25 Janar Apo i afrohet zgjidhja problemit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe a po ndodh ky proces duke qenë shqiptarët në heshtur. Mbi dilemat, optimizmin dhe pengesat e mundshme rreth zgjidhjes së emrit të ftuar në Rruga drejt janë: Vebi Xhemaili, profesor i historisë; Llazar Llazarov, profesor i historisë dhe Ilmi Selami, politolog dhe ish zëvendësministër i Mbrojtjes.
25 Janar Katër fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeçare dhe e ëma e tyre Fatime Zylbehari 39 vjeçe, kanë humbur jetën në zjarrin që mëngjesin e sotëm kaploi shtëpinë e tyre në rrugën Goce Dellçev në Tetovë. Shkaktari i zjarrit zyrtarisht ende nuk dihet, por dyshohet që ai të jetë shkaktuar nga koftori. Flakët fillimisht kanë përfshirë katin e dytë ky kanë qenë duke fjetur pesë viktimat dhe më pastaj është përhapur edhe në katin e poshtëm dhe shtëpinë fqinje. Nga kati i parë kanë arritur të shpëtojnë gjyshja dhe gjyshi i të viktimave, ndërsa në shtëpinë fqinje…
25 Janar Bullgaria i mbështet përpjekjet e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, të institucioneve, sektorit civil dhe mediave me qëllim që Maqedonia të kthehet në rrugën integrimeve euro-atlantike porositi sot ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Velikov petkov, duke folur për prioritetet e presidencës bullgare në BE. Sipas ambasadorit bullgar Maqedonia ka mundësi historike që ti fillojë bisedimet me BE-në këtë vit. Ballkani perëndimor është prioritet qendror i politikës së jashtme bullgare dhe prioritet kyç i presidencës bullgare. Jemi të bindur se BE duhet ta konfirmojë perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit dhe t’i përkrah reformat pro-evropian – tehksoi…
25 Janar Takimi i kryeministrit Zoran Zaev dhe Aleksis Ciparis është lajm i mirë për shkak se vetëm përmes dialogut mundet të zgjidhen problemet dhe çështjet e hapura, vlerësoi ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Në muajt e fundit dy qeveritë, ajo e Maqedonisë dhe ajo greke, me të vërtet zhvilluan dialog intensiv me qëllim që të munden të krijojnë atmosferë e cila do sjellë deri te zgjidhja dhe me sa duket nga takimi i mbrëmshëm mes dy kryeministrave është themel për mirëkuptim, i cili do jetë në dobi jo vetëm të dy vendeve por edhe për për gjithë rajonin …
Informacionet e para lidhur me tragjedinë në Tetovë flasin se shkak i zjarrit që përfshiu shtëpinë ishte kamini i vendosur në katin e dytë të shtëpisë. Si pasojë nga flakët e zjarrit që përfshiu shtëpinë jetën e humbi 39 vjeçare bashkëshortja e S.Z dhe 4 fëmijët e tyre. Sipas të dhënave të para fëmijët, tre djem dhe në vajzë, ishin të moshës 5 vjeç, 11, 14 dhe 18 vjeç.
25 Janar Sot rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit I lindur në vitin 1940. Fillimisht është përfshirë kati I dytë I shtëpisë së vjetër që sipas pronarit I cili gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e pare të shtëpisë, mund të kishin mbetur të vdekur reja e tij Fatimja dhe katër fëmijët e saj. Zjarri është vënë nën kontroll. Ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi I aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë. [embedded content]
25 Janar Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë këtë mëngjes. 5 persona kanë gjetur vdekjen nga zjarri që një shtëpi në rrugën Goce Dellcev. Nga ndihma e parë gjithashtu thanë se tre fëmijë ju është dhënë ndihma e parë pasi kanë marrë djegie të lehta. “Tre fëmijë kan marrë djegie të lehta ku ju është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes”, njoftuan nga ndihma e parë.
24 Janar Takimi i parë i drejtpërdrejt i kryeministrit maqedonas dhe atij grek rezultoi me iniciativa të drejtpërdrejta për përmirësimin e klimës në marrëdhëniet dhe forcimin e besimit para depërtimit të pritur të negociatave për zgjidhje përfundimtare të kontestit shumëvjeçar rreth emrit. Përveç ngritjes së nivelit të procesit negociator, në të cilin në vend të Naumovskit dhe Vasilakisit, me ndërmjetësin Nimic drejtpërdrejt do të komunikojnë shefat e diplomacive, dy kryeministrat vendosën që të ndërmarrin hapa me të cilët do ta tregojnë vullnetin e mirë për zgjidhjen e kontestit. Me qëllim që të tregojmë konkretisht se jemi të përkushtuar në procesin…
24 Janar Qeveria paralajmëroi kontroll rigoroz të shpenzimit të parave të qytetarëve. Analiza ka treguar se revizioni i brendshëm te të gjitha institucionet që shpenzojnë financa publike nuk ka qenë në nivelin e duhur. Alsat M gjatë periudhës së kaluar ka raportuar për praktikën në fund të vitit 2017 të nënshkruhen anekse milionëshe të kontratave themelore. Njëra prej tyre është edhe procedura me negocim që para Vitit të Ri e nënshkroi Teatri Shqiptar për rekonstruksionin e objektit. Aneksi në vlerë prej thuajse një milion euro i nënshkruar me ndërmarrjen italiane Shencija. Nga Qeveria bënë të ditur se shpenzimi i parave…

