27 Janar Ballkani Perëndimor mund të kontribuojë shumë për të gjitha vendet e rajonit dhe për çdo fqinj nëse kultivon qasje pozitive dhe të sinqertë dhe nëse në vend të provokimeve të dikurshme dhe joproduktive i zëvendëson me një vullnet dhe dialog të mirë, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, në debatin me temë “Përshpejtim i zhvillimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, zhvilluar në Davos. Në debat morën pjesë presidentët e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, i Malit të Zi, Dushko Markoviç, i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i Shqipërisë, Edi Rama…
Author: almakos
27 Janar Sot në mbarë vendin do të mbajë mot me diell dhe i ftohtë me paraqitje të madhe të mjegullës në mëngjes. Temperatura minimale do të shkojë deri në minus dy ndërsa temperatura më e lartë gjatë ditës do të arrijë deri në 9 gradë celsius.
26 Janar Një shtyllë elektrike ka marr flakë në lagjen Dizhon, rruga 19, në Komunën e Çairit. Gjendja është kritike për shkak se në hapësirat pran shtyllës ka ujë dhe me këtë pamundësohet ndërhyrja e ekipeve të emergjencës. Banorët për momentin janë të bllokuar dhe nuk munden të dalin jashtë lagjes. Ekipi i Alsat-M është në vendngjarje dhe përcjell nga afër situatën. Detaje më të hollësishme në vijim… [embedded content] [embedded content] [embedded content]
26 Janar Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkipi 1 vendosi që të ndërpresë arrestin shtëpiak të deputetes Zhaklina Peshevska dhe ju caktua masa e kujdesit. Vendimi i këshillit erdhi pas kërkesës së Prokurorisë Publike, për zbutjen e masës për tre nga të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill. Vendimi për deputeten Peshevska “I ndalohet lëshimi i vendbanimit, detyrohet për paraqitje në Gjykatë, i konfiskohen dokumentet e udhëtimit dhe i ndalohet marrja e dokumenteve të reja si dhe i caktohet ndalesë për përafrim ose kontakt të vazhdueshëm me persona të caktuar.” Ish drejtorit të Operës Igor Durllovskit…
26 Janar Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 300 mijë denarë në adresë të familjes së viktimave të tragjedisë në Tetovë. Kryeministri Zaev ka dërguar telegram ngushëllimi deri te familja Zulbehari. “Jemi thellësisht të prekur nga tragjedia që i ka ndodhur familjes tuaj. Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë, si dhe në emër të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, të shpreh ngushëllim të thellë në këto momente të vështira për ju.” – thuhet mes tjerash në telegramin e Zaevit. Një ditë më parë në orët e hershme në Tetovë si pasojë e flakëve…
26 Janar Disa nga shtëpitë botuese kanë mirëpritur ndryshimet në Ligjin për tekstet shkollore të ciklit fillor dhe të mesëm dhe shprehen të gatshëm të propozojnë ekominimin e gabimeve të deritanishme në libra. Siç thonë përfaqësuesit e tyre ishte një nevojë e kamotshme të vendoset rregull për kontrollin e përkthimeve dhe përmbajtjes së teksteve shkollore duke shtuar se ligji i deritanishëm nuk kishte dhënë hapësirë që botuesit të propozojnë korrigjime ose lëshime në raste të caktuara. Po tash ajo thënia popullore thotë kush punon edhe gabon, në këtë rast ndodhin gabime edhe te botimet, nuk e përjashtoj as veten. Edhe…
26 Janar Qyteti i Shkupit ka çmimin më të ulët të ujit në vend nga të gjitha qytetet tjera, pretendon kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov gjatë një takimi me gazetarët. Megjithatë nga muaji mars qytetarët e Shkupit do të paguajnë 1,32 denarë më shumë nga çmimi aktual. Nga ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” kanë deklaruar se çmimi në fakt do jetë më i ulët, por shtrenjtimi do bëhet për shkak obligimeve shtesë të ndërmarrjes gjatë procesit të punës si dhe stacioneve filtruese. Presim që çmimi të jetë një çmim mesatar. Nga 500 denarë qytetarët në të ardhmen do…
26 Janar Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së deri më tash ka dorëzuar dhjetëra amendamente për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deputeti i partisë më të madhe opozitare në vend Vllatko Gjorçev, tha se numri i amendamenteve do të varet nga përgjigja dhe reagimi që do të ketë shumica parlamentare ndaj kërkesave të tyre. Gjorçev edhe njëherë kërkoi tërheqjen e këtij Ligji, ndërkaq i bëri thirrje koalicionit qeveritar që teksti i Ligjit të bëhet përmes dialogut dhe i njëjti të sigurojë avancimin e gjuhëve të etniteteve të tjera. Deri më tani janë dorëzuar amendamente nga ana e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së ndërsa…
26 Janar Eurokomesari Johanes Han ka pranuar përshtypjet pozitive dhe optimizmin e kryeministrit Zoran Zaev mbi takimin e tij më homologun grek Aleksis Cipras. Zaev madje i ka përcjëllë Hanit shpresën që viti 2018 të avancojë proceset euro-integrese. Kjo ngjarje e rëndësishme, takimi me kryeministrin Cipras, ka rëndësi të madhe edhe për përparimin e proceseve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe i bën shumë më reale pritjet se viti 2018 mund të jetë vit historik për Maqedoninë, rajonin dhe për BE-në – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër. Ndërsa Han e kishte vlerësuar takimin si lajm të mirë, që tregon guxim e vision.…
26 Janar Grupi parlamentar i BDI-së ka propozuar kërkesë deri tek Komisioni për Zgjedhje dhe emërime që anëtari i vetëm i këtij Komisioni nga radhët e Lëvizjes Besa Fadil Zendeli të zëvendësohet nga ana e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së Ejup Alimit. Deputeti Zendeli tha se përmes këtij propozimi i cili eliminon prezencën e opozitës shqiptare në këtë Komision, cënohen vlerat demokratike. Ai madje paralajmëroi se pas këtij propozimi nuk do të marrë më pjesë në mbledhjet e këtij Komisioni. Kur nga ana e kryesuesit u lexua një kërkesë e tillë, unë kërkova pushim dhe e lëshova sallën. Sepse…
26 Janar Njëqind kërkesat e para për liri pas miratimit të Ligjit për amnisti të të gjykuarve arritën në Gjykatën Penale. Kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev, bëri të ditur se janë formuar këshilla penalë që do të përcaktojnë se sa prej 1500 të gjykuarve për të cilët është kompetente Penalja, i përmbushin kushtet që parasheh Ligji, për të përfituar nga ai. Pesëqind persona duhet të jenë tërësisht të amnistuar, ndërsa me mijëra të tjerë presin ulje të dënimit. Në brifingun e parë me gazetarët, Xholevi bëri të ditur edhe se Këshilli gjyqësor-buxhetor i ka ndarë Gjykatës Penale rreth gjashtë mijë…
26 Janar Cilido qoftë propozimi për emrin e ri të Maqedonisë, ai duhet që t’i përfaqësoj të gjitha grupet shoqërore në vend. Ky ishte vlerësimi i njohësve të çështjes mbrëmë në emisionin “Rruga drejtë”. Ata kërkonin përfshirje të të gjitha etnikumeve në bisedimet për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit me Greqinë. Për historianin Vebi Xhemaili, “Maqedonia e Re” do ishte zgjidhja më e mirë për riemërimin e shtetit duke pasur parasysh përbërjen multietnike të popullatës së Maqedonisë. Emri më i kapshëm për ne të gjithë, duke marrë parasysh se ky shtet është formuar në vitin 1945 me të gjitha…

