26 Janar
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së deri më tash ka dorëzuar dhjetëra amendamente për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deputeti i partisë më të madhe opozitare në vend Vllatko Gjorçev, tha se numri i amendamenteve do të varet nga përgjigja dhe reagimi që do të ketë shumica parlamentare ndaj kërkesave të tyre. Gjorçev edhe njëherë kërkoi tërheqjen e këtij Ligji, ndërkaq i bëri thirrje koalicionit qeveritar që teksti i Ligjit të bëhet përmes dialogut dhe i njëjti të sigurojë avancimin e gjuhëve të etniteteve të tjera.
Deri më tani janë dorëzuar amendamente nga ana e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së ndërsa sa do të kemi apo a do të kemi më tutje amendamente të tjera, mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e shumicës parlamentare. Ne edhe njëherë iu bëjmë thirrje për dialog, shpresojmë nënë konsultime presim dhe dëshirojmë që përgjigja e tyre të jetë pozitive. 2:55 VMRO dhe koalicioni kërkon dhe këmbëngul që në Ligjin për përdorimin e Gjuhëve që të zgjerohet përdorimi i gjuhëve edhe i etniteve të tjera më të vogla të cilat jetojnë në Republikën e Maqedonisë përkatësisht, turqit, boshnjakët, serbët, romët, vllehët e të tjerë – tha Vlatko Gjorçev, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Alsat-M

