28 Janar Dy persona deri tani të panjohur dhe të armatosur me revole, mbrëmë kanë plaçkitur një dyqan në rrugën “Skupi” në Shkup. Si që ka njoftuar MPB-ja, ngjarja është paraqitur nga një e punësuar në dyqan rreth orës 21:00. Plaçkitësit kanë hyrë në dyqan, kanë marrë paratë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Author: almakos
28 Janar Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha rrjetit televiziv britanik ITV, se do të kishte vullnet për t’i kthyer Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen për klimën, e nënshkruar në Paris, por këtë do ta bënte nëse do të kishte ndryshime të mëdha. “Nëse ata e bëjnë një marrëveshje të mirë…atëherë gjithnjë ekzistojnë gjasat se ne do të kthehemi”, i tha Trump rrjetit ITV. “Marrëveshja e Parisit për ne do të ishte katastrofë”, tha Trump, për marrëveshjen për klimën. Në vitin 2017, zoti Trump ka shpallur se Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga kjo marrëveshje, duke e vlerësuar si “të keqe”…
28 Janar Moti në mbarë vendin do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët mesatare veriore.Temperatura do të lëvizë prej minus 1 deri 13 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë deri 9 gradë Celsius.
27 Janar Pas disa orësh ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit. Pas përfundimit të takimit kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha para gazetarëve se ky është fillimi i fundit i një procesi shumë të rëndësishëm. Sipas Ahmetit Maqedonia e ka vendin në BE dhe NAto e kjo duhet të ndodh sa më parë. Është shumë e rëndësishme që vendi ynë të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm- deklaroi Ali ahmeti.
27 Janar Kryeministri Zoran Zaev ka filluar takimin koordinues për çështjen e emrit me presidentin e vendit Gjorge Ivanov, kreun e BDI-së Ali ahmeti dhe kreun e VMRO-DPMNE Hristian Mickovskin. Në takim Zaev do të i informojë liderët e partive përkatëse dhe presidentin e vendit rreth propozimeve të ofruara nga ndërmjetsusi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic dhe takimin me kryeministrin grek Aleksis Cipras. Kryeministri grek Aleksis Cipras, gjithashtu po zhvilloi takime koordinuese për të arritur konsensus nacional për emrin në Greqi. Dje ai takoi kabinetin e tij qeveritar, liderin e partnerit të koalicionit, liderit të partisë “Grekët…
27 Janar Përgatitjet për Kongresin e parë të Lëvizjes BESA po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, kështu ka deklaruar Bilall Kasami nga kjo parti, duke iu bë thirrje krahut tjetër apo siç u shpreh ai “grupit të pakënaqur” që të kyçen në procesin e formimit të organeve partiake dhe të paraqesin kandidaturat e tyre për Kongresin e parë të partisë. Sipas Kasamit kjo do të shndërronte këtë Kongres në një garë të shëndoshë demokratike. Këto komente Kasami i bëri pas hapjes së zyrave të reja të partisë në Shkup. Ndërkohë kohë më parë i ashtuquajturi “Krahu i Shkupit”, akuzoi Kasamin…
27 Janar Zjarri që mori pesë anëtarë të familjes Zylbehari në Tetovë ka mundësi të ketë ndodhur si pasojë e instalimit të vjetër energjetik, ose ngrohjes, tregojnë informatat e para që vijnë nga ekspertiza e kryer në shtëpinë e familjes Zulbehari . Ministri i brendshëm Oliver Spasovski i cili bashkë me zv.kryeministrin Hazbi Lika vizituan familjen Zylbehari tha se informatat zyrtare për atë se çka në të vërtetë ndodhi mëngjesin e dy ditëve më parë, pritet të dalin brenda javës që vjen. [embedded content]
27 Janar VMRO-DPMNE-ja kundërshton m ashpër miratimin e propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve. Nga kjo parti i bëjnë thirrje LSDM që të tërhiqet nga propozim ligji për përdorimin e gjuhëve duke këmbëngulur se ai është antikushtetues dhe shkon në dëm të vendit. Nga kjo parti kanë paralajmëruar një numër të madh të amendamenteve përmes të cilave do të tentojnë të bllokojnë miratimin e propozim ligjit në fjalë. Apelojmë deri te LSDM që të tërheqë këtë Ligj antikushtetus. Të vetëdijesohen dhe të mos e lëshojnë shansin që ky ligj të jetë integrues dhe jo diçka që na ndanë. Ligji për…
Ekspertët konsiderojnë se Maqedonia i shfrytëzon me vështirësi paratë evropiane të dedikuara për mbështetjen dhe zhvillimin e turizmit. Deri tani nuk ka të dhëna të sakta se sa mjete janë shfrytëzuar në vitet e kaluara, ndërsa sipas profesorit të Fakultetit të Turizmit në Ohër, Naume Marinoski, rajoni rreth Liqenit të Ohrit në periudhën e ardhshme duhet të zhvillohet në mënyrë më intensive. “Maqedonia është njëra prej vendeve që i shfrytëzonte shumë vështirë IPA fondet. Shpresoj se gjatë periudhës së ardhshme do të thjeshtësohet procedura për marrjen e garantëve që hapen gjerësisht. Ne duhet doemos t’i përcaktojmë në mënyrë parimore bartësit…
27 Janar Takimi i sontëm i kreut shtetëror me përfaqësuesit e partive politike për tu njoftuar më hollësisht rreth zhvillimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit vjen në kohën e duhur dhe ka një rëndësi të veçantë. Kështu u shpreh ish kryeministri Vllado Buçkovski sipas të cilit në raste se liderët arrijnë konsensus dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre rreth zgjidhjes së çështjes së emrit, atëherë Maqedonia ne fazën e mëtejme të bisedimeve do të forcoje pozicionet e saja. Nëse arrihet konsesusë do të jenë më të forta pozcionet tona. Ndryshe negociatat hyjnë në fazën ku detajet janë të rëndësishme, por…
27 Janar Në Shkup dhe Athinë po zhvillohen takime koordinuese mes kryeministrave dhe liderëve të partive politike për emrin. Në Shkup rreth orës 18.00 kryeministri Zoran Zaev bashkë me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov, dhe zv/kryeminstrin Bujar Osmani, do të takohen me presidentin e vendit Gjorge Ivanov, liderin e BDI-së Ali Ahmeti si dhe atë të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski. Në takim pritet që Zaev të i informojë liderët e partive përkatëse dhe presidentin e vendit rreth propozimeve të ofruara nga ndërmjetsusi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic dhe takimin me kryeministrin grek Aleksis Cipras. Kryeministri grek Aleksis Cipras,…
27 Janar Në fuqi hyri Ligji për amnisti ndërsa nga e hëna burgjet do fillojnë ndarjen e dosjeve e të gjykuarve deri tek gjykatësit që u caktuan dënimin me burg. Pritet që nga e hëna të liri të dalin të burgosurit e parë të amnistuar. Nga Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve thonë se burgjet e vendit po i përgatisin lëndët e të burgosurve të cilat në pajtueshmëri me ligjin duhet të lirohen. Të hënën i gjithë dokumentacioni duhet të jetë në dorë të gjykatësve. Nga Gjykata Penale njoftuan se kanë formuar më shumë këshille penale ë cilat do vendosin për…

