27 Janar
Takimi i sontëm i kreut shtetëror me përfaqësuesit e partive politike për tu njoftuar më hollësisht rreth zhvillimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit vjen në kohën e duhur dhe ka një rëndësi të veçantë. Kështu u shpreh ish kryeministri Vllado Buçkovski sipas të cilit në raste se liderët arrijnë konsensus dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre rreth zgjidhjes së çështjes së emrit, atëherë Maqedonia ne fazën e mëtejme të bisedimeve do të forcoje pozicionet e saja.
Nëse arrihet konsesusë do të jenë më të forta pozcionet tona. Ndryshe negociatat hyjnë në fazën ku detajet janë të rëndësishme, por nëse arrihet konsesusi kombëtar. Prandaj mendoj se edhe këtë e kanë parasysh liderët e partive më të mëdha, besoj se do të gjejnë forca të gjejnë zgjidhje, me cilat do të hymë në negociatat finale. Ahmeti është atje dhe bashkëqytetaret tanë shqiptarë i japin mbështetje përpjekjeve që do ti bëjë LSDM dhe VMRO DPMNE në ndërtimin e pozicionit tonë. Unë jam optimist i matur. Nga pozicioni që patëm në vitin 2005 kur kishim një shans ta mbyllim këtë çështje nuk mblodhëm forca…pra pas 15 viteve nëse lëshohet ky shans propozimi do të jetë edhe më I keq për Maqedoninë apo ndoshta nuk do të ekzistojë fare – tha Vlado Buckovski.
Nga ana tjetër analisti Sasho Klekovski vlerëson se liderët duhet te kenë parasysh se nëse nevojiten ndryshime kushtetuese atëherë te njëjtat te bëhen vetëm pasi vendi te behet pjese e BE-se.
Nëse eventualisht arrijmë marrëveshje edhe çfarëdo që të prekim në Kushtetutë ajo nuk guxon të hyjë në fuqi para se të bëhemi anëtarë të BE-së. Greqia do të jetë shumë e motivuar që të na mbështet në rrugën drejt Evropës sepse ditën që do të bëhemi anëtare do ta ndryshonim Kushtetutën, e dyta mbrohemi nga mundësia që ta ndryshojmë emrin për kot”.
Pas takimit të dy kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë në Davos, në Shkup dhe Athinë po zhvillohen takime koordinuese mes kryeministrave dhe liderëve të partive politike, takime këto të cilat mbahen para ardhjes së ndërmjetësit Metju Nimic I cili do ti dëgjojë qëndrimet e të dyja palëve për propozimet e ofruara në raundin e fundit të negociatave.
Alsat-M

