27 Janar
Pas disa orësh ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit. Pas përfundimit të takimit kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha para gazetarëve se ky është fillimi i fundit i një procesi shumë të rëndësishëm. Sipas Ahmetit Maqedonia e ka vendin në BE dhe NAto e kjo duhet të ndodh sa më parë.
Është shumë e rëndësishme që vendi ynë të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm- deklaroi Ali ahmeti.

