29 Janar Ligji i amnistisë, i cili u miratua nga shumica parlamentare dhe me të cilin ju mundësohet disa kategorive të të burgosurve të dalin nga burgu, nga sot hyn në fuqi. Sipas të gjitha procedurave i gjithë dokumentacioni i të dënuarve ka mbërritur në gjykatë. Me Ligjin për amnisti propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë votuar më datë 15.01.2018 nga Kuvendi i Maqedonisë, në burgun e Idrizovës nga gjithsej të burgosur 1754 do të përfshihen 1438 të burgosur. Nga gjithsej 1754 të burgosur në burg të Idrizovës, sipas nacionaliteteve janë: Maqedonas 621, Shqiptar 569,…
Author: almakos
29 Janar Përfaqësues të shoqatave të ndryshme maqedonase janë duke protestuar para ndërtesës së Kuvendit, kundër ligjit të gjuhëve si dhe zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë. Protestat po mbahen në kohën kur në Kuvend po shqyrtohet në lexim të tretë Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i cili nuk u firmos nga presidenti Ivanov dhe u ridërgua në Kuvend për rishqyrtim. Protestuesit gjithashtu po nënshkruajnë edhe një peticion kundër qeverisë aktuale.
29 Janar Kuvendi i Maqedonisë sot në orën 11:00 duhet të fillojë seancën e 32-të, në të cilën në rend dite është ligji për përdorimin e gjuhëve. Ky ligj vjen në lexim të tretë pasi kreu i shtetit Gjorgje Ivanov nuk e firmosi atë dhe e ktheu në Kuvend me shumë vërejtje. Seancën për këtë ligj kryetari i Kuvendit , Talat Xhaferi e caktoi në afat të paraparë me ligj, ndërsa VMRO-DPMNE-ja për këtë ligj ka dorëzuar në Kuvend plot 32 mijë amendamente. Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, amendamentet duhet të jenë në pajtim me vërejtjet e presidentit. Ndërsa…
29 Janar Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara i ngarkuar për zgjidhjen e çështjes së emrit, Metju Nimic, ka filluar sot në Athinë vizitën e tij dy ditore, kurse të mërkurën mbërrin në Shkup. Nimic sot dhe nesër do të ketë takime me elitën politike greke dhe do të paraqesë në tavolinë pakon për zgjidhjen e problemit me emrin kushtetues të Maqedonisë. Ndërmjetësuesi i OKB-së, Nimic së fundmi u takua edhe me të dy kryeministrat Zaev dhe Cipras në Davos ku u shpreh optimist se mund të gjendet zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët, brenda prillit të këtij viti.
29 Janar Sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca gjyqësore për lëndën “Ryshfeti”, në të cilën i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev. Ai dyshohet për marrje ryshfeti nga një biznesmen nga Strumica, në kohën kur ai ishte kryetar i kësaj komune. Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit të kaluar vendosi që dëshmitë video-materialet t’i kthejë përsëri në procedurë. Gjykatësja e cila deri tani ka gjykuar lëndën, Deana Gruevska-Ilievska, nuk do të kryesojë më këtë lëndën, pasi është transferuar në një tjetër sektor. Vendin e saj pritet ta marrë një tjetër gjykatëse nga Departamenti i krimit të organizuar dhe…
28 Janar Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic e ka vlerësuar si pozitiv dhe të rëndësishëm takimin e dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Davos të Zvicrës. Në një intervistë për “Katimerinin” Nimic ka thënë se ekziston dinamikë që të arrihet zgjidhje e problemit, duke shtuar se në bashkëpunim me Uashingtonin, Brukselin dhe Berlinin mund të arrihet një zgjidhje e pranueshme nga dyja palët. “Dy vendet kanë mundësi historike përfundimisht të tejkalojnë problemin dhe ajo mundësi duhet të shfrytëzohet. Takimi mes kryeministrave Cipras e Zaev në Davos ishte pozitiv dhe i rëndësishëm, një takim i…
28 Janar Shërbimi për informim i Kuvendit nëpërmjet një reagimi me shkrim hedh poshtë pohimet e VMRO DPMNE-së për gjoja hedhjen e amendamenteve në kontejnerë. Në njoftim thuhet se pas kontrollit të brendshëm është përcaktuar se të gjitha amendamentet e parashtruara për Ligjin për përdorimin e gjuhëve janë pranuar me rregull në arkivin e Kuvendit, ndërsa amendamentet e paraqitura në publik janë kopje të amendamenteve të cilat janë futur me rregull në procedurë dhe janë publikuar në e-parlament, me çka janë të kapshme për të gjithë 120 deputetët dhe për publikun. Në njoftim thuhet se duke pasur parasysh numrin e madh të…
28 Janar Faturat e janarit për ujë, të cilat në adresë të struganëve do të duhej të mbërrijnë këtyre ditëve do të jenë më të larta. Është vendosur taksë e re administrative në lartësi prej 60 denarëve, por ka edhe ndryshime tjera. Për njerëzit e parë të ndërmarrjes publike për furnizim me ujë “Proakva”, nuk bëhet fjalë për rritje, por për korrigjim të çmimit. Por, qytetarët nuk mendoj kështu. Sipas tyre, kjo është edhe një goditje e shtetit mbi xhepin e tyre të cekët. “Ky pushtet një tregon, tjetër vepron, e diçka tjetër mendojnë. S’kam çfarë të them më tepër,…
28 Janar Ekspertët e vlerësojnë pozitivisht takimin e mbrëmshëm të liderëve, edhe pse nuk u arrit konsensusi i pritur kombëtar për emrin. Për Lupço Ristovskin është mirë që përfundimisht pushteti e opozita u ulën për ta diskutuar një çështje kaq kyçe për vendin. Përfundimisht punët po e marrin drejtimin e vërtetë. Pra pushteti patjetër të bisedojë me opozitën dhe është normale ta përfshijë Presidentin, për shkak se një pjesë e ingerencave të tij janë në pjesën e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë. Pozitive janë këto takime për çështje kyçe të cilat kanë peshë ose t’i qetësojnë ose t’i…
28 Janar Takimet e kryeministrit grek, Cipras me liderët e partive politike në Greqi nuk kanë sjellë sinjale pozitive, thuhet në analizën e televizionit grek “Antena” për epilogun e konsultimeve rreth çështjes së emrit. Kreu i opozitës Kiriakos Micotakis tashmë hapur u konfrontua me kryeministrin Cipras, ndërsa lideri i Sirizës ka probleme që të sigurojë mbështetje në vetë koalicionin qeverisës. Por, mos-suksesi i parë që të ndërtojë konsensus politik, duket se nuk e ka zmbrapsur Ciprasin, i cili pas takimeve deklaroi: Premtoj se gjatë viteve të ardhshme do të punoj me përgjegjësi patriotike drejt zgjidhjes së përbashkët…përgjegjësia është e qeverisë…
28 Janar Mos përfaqësimi i opozitës shqiptare në takimin e mbrëmshëm të liderëve, ku u diskutua propozimi i Nimicit dhe takimi i dy kryeministrave Zaev-Cipras, sipas analistit Alajdin Demiri është për shkak të sjelljes së mazhorancës, e cila opozitën shqiptare e quan si jo relevante. Në këtë fazë nuk është e rëndësishëm e çuditshme roli i opozitës po më i çuditshëm është roli i mazhorancës në të vërtet roli i BDI-së, opozita ndjehet e anashkaluar edhe ashtu sillet për arsye se mazhoranca e quan jo relevante dhe jo të rëndësishme dhe opozita nuk ka ofertë që të ofrohet në mënyrë…
28 Janar Pas takimit të mbrëmshëm pesë orësh, kryeministri Zoran Zaev kërkoi përfshirjen e liderëve të partive dhe Presidenti Ivanov në negociata. Ai tha se zgjidhja e emrit bashkë me vullnetin politik të palëve në kontest kërkon edhe konsensus të brendshëm kombëtar. Me zgjidhjen e kontestit bilateral që zgjat për 25 vite kemi për qëllim të arrijmë përparim dhe integrim në integrimin e RM-së në BE dhe NATO si dhe mbrojtjen e identitetit nacional dhe dinjitetit të popullit tonë. Që t’i realizojmë këto qëllime është e domosdoshme kyçja e Qeverisë, opozitës, Presidentit të shtetit dhe informimi në kohë dhe objektiv…

