30 Janar Ministria e Jashtme e Maqedonisë thekson se nuk është mirë që të publikohen linjat e kuqe, ashtu siç bëhet me propozim-marrëveshjen, pjesë të së cilës janë prezantuar nga shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas, për shkak se kjo do të zvogëlonte hapësirën për negociata. Ndërkaq deklarojnë se për rrumbullakësimin e emrit nevojitet vullnet dypalësh. Nga ana jonë ka vullnet të mirë për zgjidhje të përbashkët, të pranueshme, e cila do t’i respektojë interesat, dinjitetin dhe identitetin e të dy popujve. Që të kemi zgjidhje nevojitet edhe vullneti i palës tjetër – thonë nga Ministria e Jashtme. Ambasadori i BE-së…
Author: almakos
30 Janar Sistemi i regjistrimit të qytetarëve me dhënien e numrit amë është në përdorim 70 vite, por me zhvillimin e teknologjive dhe internetit tashmë bëhet pikë e ndjeshme atij që i është dhënë. Disa organizata joqeveritare që kujdesen për mbrojtjen e të dhënave personale, paralajmërojnë se çdo ekspert i informatikës me pajisje përkatëse mundet përmes këtij numri të arrijë deri te shumë të dhëna të qytetarëve. Kur e bënim analizën e listës së zgjedhësve, për shembull, do të thotë ju mund të shikoni në ndonjë adresë nëse shikoni, të themi në ndonjë ngjarje, jeton një njeri i moshës 90…
30 Janar Prokuroria Speciale Publike nuk komenton se si do të bashkëpunojë Janeva me kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, për të cilin në të kaluarën kishte akuza se pengon punën e PSP-së. Nuk ka përgjigje as për atë nëse Katica Janeva do të pranojë të jetë pjesë e trupit që është në formim e sipër, i ngarkuar për zbatimin e strategjisë për reforma në gjyqësor. Mes këshilltarëve do duhet të jetë edhe kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, si dhe Nikolla Dodevski, kryetar i Odës së avokatëve. Për ish kryetarin e Gjykatës supreme, Dane Iliev, ideja për të bërë…
30 Janar Ndërmjetësi i OKB-së për emrin Metju Nimic gjatë qëndrimit në Greqi ka thënë se tani është koha e duhur që palët të marrin vendim lidhur me zgjidhjen e emrit. Takimin me shefin e diplomacisë greke Kocijas, ndërmjetësi Nimic e cilësoi si konstruktiv ndërkaq ka shtuar se Qeveria Greke është shumë e sinqertë dhe energjike sa i përket gjetjes së zgjidhjes së problemit të emrit me fqinjin e tyre. Ai tha se dyja palëve u ka ofruar ide lidhur me zgjidhjen e kontestit, por refuzoi që t’i zbulojë të njëjtat. Ka pasur disa ide, por unë nuk mendoj se…
30 Janar Qytetarët e Shkupit sërish po thithin ajër të ndotur. Dy ditët e fundit grimcat PM 10 kaluan kufirin e lejuar në Lisiçe e Gazi Babë. Nga sot rikthehen masat kundër ndotjes, transporti publik falas, ndërprerje e aktiviteteve ndërtimore ndërsa nga puna lirohen shtatzënat, të moshuarit mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronik. Për këtë shkak menjëherë urdhërova shërbimet në qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjen Publike Qarkulluese që transporti publik të jetë të falas, të rritet mbikëqyrja inspektoriale, të ndërpriten aktivitetet ndërtimore. Ftoj edhe MPB-në që të kryej sa më shumë kontrolle ndaj makinave që ndotin ajrin dhe pres…
30 Janar 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së tani për tani po mbajnë pezull Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Përkthimi i tyre është në vijim e sipër, por pavarësisht kësaj, Kuvendi nuk ka datë konkrete se kur mund të vazhdohet seanca për shqyrtimin e amendamenteve. Në një takim me gazetarët, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kërkoi nga deputetët e opozitës të tërhiqen nga vendimi siç e quan ai, politik. Në të njëjtën kohë, Xhaferi bëri me dije se seancat maratonike për shqyrtimin e mundshëm të amendamenteve nuk ndërlidhen me çështjen e nënkryetarëve të ligjvënësit. Duke u thirrur në Rregulloren e Kuvendit,…
30 Janar Gjatë një aksion policor në Hasanbeg në shtëpitë e gjashtë të dyshuarve për përdorimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëve, janë sekuestruar një pushkë automatike, dy karikatorë, një pushkë ajrore, një pistoletë e kalibrit 7.62 milimetra, karikator me gjashtë plumba dhe një pako me material të panjohur ngjyrë kafe. Nga MPB-ja njoftojnë se pas përfundimit të procedurave do të dorëzojnë në Prokurori të gjitha materialet. Ndërsa në kalimin kufitar Bogorodicë, doganierët në makinën e një shtetasi grek 36 vjeçar kanë zbuluar rreth 300 kilogram marijuanë. Droga që në treg kap vlerën rreth 600 mijë euro ishte destinuar…
30 Janar Mendimi profesional i ekspertit, ndërsa tani drejtor i Kadastrës, Boris Tunxhev, e shtyu gjykimin për ndërtimin e “Qyteti të Diellit” në Sopishte. Avokatët e të pandehurve, ndër të cilat është edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, theksuan se e bija e Tunxhev ka punuar në Prokurorinë Speciale, dhe kur e ka përpiluar ekspertizën, ai nuk ka pasur licencë. Prandaj ata kërkuan që kjo dëshmi të përjashtohet. Nga Specialja konfirmojnë se vajza e ekspertit Tunxhev është e punësuar tek ta, por thonë se kjo nuk ka ndikuar në raportin, e as që e ka vënë në pikëpyetje…
30 Janar Abdylfeta Alimit i dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues” për 27 prillin e përgjakshëm të vitit kaluar i vazhdohet masa e paraburgimit para skadimit të paraburgimit aktual. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit tij nën arsyetimin se i njëjti mund të ndikojë në hetim. Abdylfeta Alimi dyshohet për mos veprim, përkatësisht për mos pengimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët dyshohen të kenë hapur dyert e Kuvendit. Megjithatë Ligji për Parlamentin përcakton qartë dispozitat kur nëpunësit e sigurimit në Kuvend mund të marrin masa ndaj deputetëve. Sipas nenit 236, nëpunësit e…
Sistemi shëndetësor i Maqedonisë është renditur në vendin e 22-të në listën e sistemeve shëndetësore evropiane për vitin 2017. Në listën që e publikoi Indeksi Konsumator Shëndetësor Evropian, Maqedonia ka 649 pikë. Në vendin e parë në listë është Holanda, në vendin e dytë është Zvicra, ndërsa në të tretin është Danimarka. Më mirë të renditura se Maqedonia janë Serbia në vendin e 21-të dhe Sllovenia në vendin e 16-të. Pas Maqedonisë në listë janë Mali i Zi në vendin e 25-të, Kroacia në vendin e 26-të, Shqipëria në vendin e 27-të, Greqia në 32-shin dhe Bullgaria në vendin e…
30 Janar Për shkak të ndotjes alarmante sot prej orës 10.30 është aktivizuar përsëri transporti publik falas në Shkup, kështu bëri të ditur kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Shilegov tha se janë aktivizuar edhe masat tjera për parandalimin e rritjes së ndotjes së ajrit. Kryebashkiaku Petre Shilegov urdhëroi të punësuarit e Qytetit të Shkupit që në punë të shkojnë me autobusë apo transport të organizuar. Ndërmarrjen Publike Komunale që të intensifikoj aktivitetet për pastrimin e rrugëve.
29 Janar Leximi i tretë i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, edhe pse ishte pikë e rëndit të ditës, u shty për në kohë të pacaktuar deri në procedimin dhe përkthimin e 35 mijë amendamenteve të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja. Fillimisht, pas takimit të koordinatorëve të grupeve parlamentare me kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, u vendos që nga pika e parë e rendit të ditës, ligji për gjuhët të kalojë në pikën e tetë. Më pas, në mungesë të kushteve procedurale, leximi i tretë i ligjit për përdorimin e gjuhëve u shtye për kohë të pacaktuar. Tentimet për zgjedhjen e 5…

