30 Janar
Mendimi profesional i ekspertit, ndërsa tani drejtor i Kadastrës, Boris Tunxhev, e shtyu gjykimin për ndërtimin e “Qyteti të Diellit” në Sopishte. Avokatët e të pandehurve, ndër të cilat është edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, theksuan se e bija e Tunxhev ka punuar në Prokurorinë Speciale, dhe kur e ka përpiluar ekspertizën, ai nuk ka pasur licencë. Prandaj ata kërkuan që kjo dëshmi të përjashtohet. Nga Specialja konfirmojnë se vajza e ekspertit Tunxhev është e punësuar tek ta, por thonë se kjo nuk ka ndikuar në raportin, e as që e ka vënë në pikëpyetje profesionalizmin e rezultatit. Gjykimi vazhdon më 8 mars. Për shkak të sëmundjes së gjykatëses sot u shtyu edhe gjykimi për rastin “Trust” për tenderin në TEC Manastiri, ku personi i parë i dyshuar është biznesmeni Sead Koçan.
Alsat-M

