30 Janar
Sistemi i regjistrimit të qytetarëve me dhënien e numrit amë është në përdorim 70 vite, por me zhvillimin e teknologjive dhe internetit tashmë bëhet pikë e ndjeshme atij që i është dhënë. Disa organizata joqeveritare që kujdesen për mbrojtjen e të dhënave personale, paralajmërojnë se çdo ekspert i informatikës me pajisje përkatëse mundet përmes këtij numri të arrijë deri te shumë të dhëna të qytetarëve.
Kur e bënim analizën e listës së zgjedhësve, për shembull, do të thotë ju mund të shikoni në ndonjë adresë nëse shikoni, të themi në ndonjë ngjarje, jeton një njeri i moshës 90 vjeçe, këtë mund ta merrni nga numri amë. Dhe tani, nëse keni qëllime të këqija, mund të thoni aha, do t’i gjej këto banesa, ku ta di në Debar Maallo, ku jetojnë persona më të moshuar, ata janë shënjestër e lehtë për grabitje. Për shembull – tha Novica Nakov – OJQ, Softuer i Lirë Maqedoni.
Ideja për “pensionimin” e modelit aktual të numrit amë nuk është e panjohur edhe për shtetin. Në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale shprehen se Qeveria mendon për diçka të tillë që nga viti 2012.
Ideja është që në këtë kontekst të ekzistojë ndonjë numër që do të ndërlidhet me një qytetar të caktuar të Republikës së Maqedonisë, e që nuk do t’i shpalosë të dhënat siç i zbulon tani numri amë. Duke nisur nga ditëlindja, e më pas gjinisë e kështu me radhë, në këtë kuptim – tha Igor Kuzevski , sekretar shtetëror në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Por, tani për tani shteti nuk planifikon ndryshime te numri amë. Në fokus mbetet formimi i të ashtuquajturit regjistër i popullatës.
Jemi të hapur për të parë propozimin. Por, tani për tani, në këtë fazë të planifikimit nuk është planifikuar diçka e tillë dhe të jem i sinqertë dhe të them se nuk ishte alarmuar se ekziston ndonjë problem rreth kësaj… Nëse më pyetni personalisht, më shumë e mbaj mend numrin amë, disi kam njëfarë logjike në të – deklaroi ministër i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.
Modeli nga i cili Maqedonia potencialisht mund të marrë përvoja është ai kroat, para se gjithash për shkak të modelit identik në të kaluarën. Atje, ndryshimi i numrit amë me numër identifikues filloi në vitin 2009. Por, edhe pas nëntë viteve edhe më tutje ka probleme me mbrojtjen e të dhënave personale.
Alsat M

